Anila Kalleshi: Kurat për të shmangur të çarat e lëkurës
Fenomeni prek edhe meshkujt: ndër shkaqet më të shpeshta janë shtimi dhe rënia nga pesha, si dhe shtatezania. Trajtimet nxisin prodhimin e proteinave që ndihmojnë në elasticitetin e lëkurës
Të çarat e lëkurës prekin të dyja gjinitë, por më të rrezikuara janë femrat. Ndryshe çarjet e lëkurës quhen strija atrofike. Ato mund të formohen në kofshë, gjoks, bark, në pjesën e brendshme të krahëve, të ndenjura duke shkaktuar dëme të përhershme në lëkurë, për shkak se lëkura është më e hollë në këto zona dhe në rast shtatzënie tendoset më tepër se ç’duhet. Gjithashtu, lëkura mund të çahet edhe në raste të tjera, për shembull të zhvillimeve të shpejta në trup (shtimi ose humbja në peshë) ose për shkak të një veprimtarie të tepruar në palestër. Por cila është arsyeja e shfaqjes së tyre? “Rolin kryesor e luan ADN-ja, por ka edhe shkaqe të tjera që janë: ‘stuhitë’ hormonale, tipike të pubertetit, ose të nxitura nga një aktivitet i tepruar i gjëndrës së veshkave, që duke përshpejtuar metabolizmin e proteinave elastike (elastinës dhe kolagjenit) shkaktojnë të çara në dermë, pjesa më e brendshme e lëkurës”. Idealja do të ishte parandalimi dhe trajtimi i të çarave të kohëve të fundit, sepse kur kanë marrë ngjyrën e lëkurës dhe nuk janë më si të kuqërremta, thjesht mund të zvogëloni shfaqjen e tyre. “Do t’ju nevojitej shumë një skrab i përjavshëm me produkte kozmetike të shtrenjta. Ato që nuk kanë mundësi t’i blejnë mund të provojnë recetat e vjetra të gjyshes me mjaltë dhe kanellë, vaj ulliri me sheqer, duke i fërkuar zonat ku lëkura është çarë. Në darkë mund të aplikoni mbi lëkurë një krem pas diellit, ose kremra të tjerë që hidratojnë lëkurën dhe rrisin elasticitetin, për shembull me proteina bimore të nxjerra nga gruri, soja dhe bishtajoret e tjera, si bizelet, ose me silic, një mineral që përdoret për të forcuar fibrat e lidhëzës. Të gjitha këto kura parandaluese duhet të kryhen vazhdimisht.
Për të çarat e formuara, rezultatet më të mira mund merren nga klinikat mjekësore. “Ndër të tjera më shumë rezultat japin trajtimet e kombinuara: seancat e radiofrekuencës, ‘peeling’ dhe biorivitalizim, ose më saktë injektime të vogla të substancave të ndryshme që nxisin kolagjenin dhe elastinën, si dhe polinukleotidet, aminoacidet e vitaminat antioksiduese. Mesatarisht me tre rezultati është i mirë, por vetëm mbi të çarat që kanë ngjyrë të kuqe, pra që janë formuar së fundmi. Edhe ekspozimi në diell është i lejueshëm një muaj pas seancës së fundit”.
Zonat më të rrezikuara
Të çarat e lëkurës prekin 90% të grave dhe 45% të meshkujve. Ato shfaqen kryesisht në zonat e mëposhtme: të ndenjura, ijë, bark, kofshë, në pjesën e brendshme të krahëve, kofshë dhe gjoks.
Si shfaqen
Shkaku i parë dhe më i përhapur është mungesa e theksuar e dermës që mund të varet nga faktorë të ndryshëm. Probabiliteti më i madh për t’u çarë lëkura është në shtatezani dhe në rast ulje-ngritjesh nga pesha.
Faza e parë
Faza hipertorfike: karakterizohet nga një ulje ose ndërprerje e aktivitetit të qelizave që prodhojnë kolagjenin dhe elastinën. Në këtë fazë lëkura që ka pak ose aspak elasticitet i nënshtrohet një tensioni të fortë.
Faza e dytë
Faza rigjeneruese: rikuperimi i aktivitetit dermatologjik të fibroblasteve (qelizave që prodhojnë kolagjenin dhe elastinën), por fibrat e elastinës dhe të kolagjenit janë pakësuar ose dëmtuar. Është momenti kur fillojnë të shfaqen çarjet në lëkurë me ngjyrë të kuqe në vjollcë.
Faza e tretë
Faza e shërimit: aktiviteti i fibroblasteve rikthehet në normalitet dhe fillon formimi i fibrave të reja të kolagjenit dhe të elastinës. Indet e dëmtuara më parë janë rigjeneruar. Të çarat zbehen dhe marrin ngjyrën e lëkurës, por janë shenja të dukshme dhe shumë të shëmtuara që të mbeten përgjithmonë në trup.
Please follow and like us: