Av. Edmond Petraj: Procesi ‘Himara’ do t’i nënshtrohet hetimit gjithëpërfshirës
Procesi ‘Himara’ do t’i nënshtrohet hetimit gjithëpërfshirës nga ku fillon akuza e ngritur për shitblerje votash.
Kjo që po ndodh në Himarë është një asgjë.
Thjesht Beleri do t’i nënshtrohet akuzave të ngritura dhe përballjes me provat.
E kam thënë e stërthënë Beleri duhet edhe vetë t’i kërkojë drejtësisë të përballet me të vërtetën.
Rasti Beleri do kaloj të gjitha shkallet e gjyqësorit shqiptar e më tej.
Rruga e përballjes me këtë proces do jetë e gjatë dhe se çdo gjë që po ndodh është thjesht një idiotësi dhe dashakeqësi të prishjes së atmosferës dhe klimës së mirë të marrëdhënieve me shtetin grek, ku na lidhin shumë e shumë gjëra se sa këto të cilat na ndajnë e janë asgjë me shume një dashakeqësi.
Historia e përballjes me të vërtetën shpëton edhe vetë Belerin dhe suitën e tij. Asgjë nuk është gabim edhe frikë të përballesh me të vërtetën.
Protesta e bërë në favor të tij me një grup prej 30 vetash aq sa mbledh edhe një kafe lagje, është bërë nga ata të cilët nuk e duan dhe respektojnë ligjet e kushtetutën e shtetit shqiptar.
Çdo gjë që po ndodh nuk është normale dhe aspak dinjitoze për të gjithë ata politikane te cilet bëhen grindavec dhe nuk respektojnë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Historia e ndërhyrjes me duart e pista te politikës në drejtësi ka mbaruar.
Muhabetet e politikanëve të greqise se gjasme do të na pengojnë në rrugën tonë europiane është një bllof dhe shantazh i cili është shumë i dënueshëm nga kushtetuta europiane.
Shqipëria nuk është në vitet 1991 e 2000 ku mund të bënit çfarë të donit qoglfte edhe në gjykatat shqiptare. Sot jemi në tjetër kohë.
Rama ska asnjë fuqi të shpëtoj Belerin nga hetimi penal i SPAK.
Mos i përzieni këto raste me këtë pisllik të gatuar nga eksponentë të caktuar të politikës shqiptare në bashkëpunim me qarqet e pista antishqiptare në Greqi.
Video nga mendimi i dhënë para dy muajve në Top CHANNEL.
Please follow and like us: