Albspirit

Media/News/Publishing

Hodo Çelo, Tahir Bitri & Andrea Gudha: SPITALI I GJIROKASTRËS, QENDËR SHKENCORE NDËR VITE

 

 

 

Dr. Shk. Hodo Çelo. Mjek endokrinolog, internist, Kryetar i Shoqatës së  Mjekëve të rrethit të Gjirokastrës

 Dr. Tahir Bitri. Mjek Infeksionist  

Prof. Dr. Andrea Gudha. Mjek pediatër, reanimator

 Pjesa e parë e materialit është përgatitur në 50 vjetorin e Spitalit të ri nga Dr. Hodo Çelo dhe Dr. Tahir Bitri.

 

Në vend të hyrjes

Me hapjen e shkollës së parë mjekësore në Stamboll (1835), dhe të Fakultetit të Mjekësisë në Athinë (1837), shqiptarët ishin nga të parët që u rregjistruan në këto shkolla, megjithë kushtet tepër të vështira ekonomiko- shoqërore, që ndodheshin.

Të bie në sy dëshira për arsimim nga qyteti e fshatrat e Gjirokastrës. Në këtë periudhë janë rreth 70 mjekë që kanë mbaruar Fakultetet e Mjekësisë në Athinë, Stamboll, Francë, Austri, Itali.

Po përmendim një pjesë prej tyre:

Dr. Tare Qoftea, Dr. Shaban Alite, Dr. Dhimitër Harito,Dr. Tahsim Peshkëpia, Dr. Spiro Njaro, Dr. Sulejman Toro, Dr. Neim Poshi, Dr. Mustafa Poshi, Dr. Hajdar Alite, Dr. Zisi Zhonga, Dr. Ali Luloçi, Dr. Koço Xhelo, Dr. Vesel Kallajxhiu, Dr. Dhimitër Papadhopulli, Dr. Theodhos Lluka, Dr. Neki Libohova, Dr. Thanas Haxhiu, Dr. Koço Noçka, Dr. Reuf Angoni, Dr. Haki Babameto, Dr. Haxhi Pumo, Dr. Hajrulla Harxhi, Dr. Beqir Puto, Dr. Ramiz Kokobobo, Dr. Bahri Çobani, Dr. Vehip Ismailati, Dr. Ismet Gega, Dr. Sezai Çomo, Dr. Hajdar Sulo, Dr. Nihat Karagjozi, Dr. Pandeli Sotiri, Dr. Peço Dudi, Dr. Pilo Fandi, Dr. Mihal Papadhopulli, Dr. Spiro Karajani, Dr. Kamber Malile, Dr. Halit Kamberi, Dr. Sokrat Bozhori, Dr. Abdurrahman Kasimati, Dr. Ibrahim Dhrami, Dr. Besim Harxhi, Dr. Hasan Çoçoli, Dr. Mitro Dhima, Dr. Tase Noçka, Dr. Mustafa Qoftea, Dr. Stathi Kondi, Dr. Sali Baco, Dr. Ali Kumbaro, Dr. Grigor Kiçati, Dr. Vedat Asllani, Dr. Thodhori Bllani, Dr. Nane Meksi, Dr. Ibrahim Luloçi, Dr. Vasil Papavangjeli, Dr. Mihal Çako, Dr. Dhimiter Meksi, Dr. Kristo Vaja, Dr. Spiro Papakosta, Dr. Qendro Meksi, Dr. Fejzullah Libohova, Dr. Bastri Qallimi, Dr. Telemak Laboviti, Dr. Omer Nishani, Dr. Aleksandër Kalivopull, Dr. Vasil Laboviti, Dr. Tahsim Karagjozi, Dr. Vasil Jorgji etj.

Shumë prej këtyre mjekëve u kthyen në Shqipëri, duke punuar si mjekë në Gjirokastër dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Një pjesë prej tyre u bënë të njohur në Fakultetet e Mjekësisë të Universitetit të Stambollit.

Profesor Mustafa Budo, i njohur në Stamboll me emrin Dr. Mustafa Ruhi, lindur në Gjirokastër më 1860, mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll më 1882. Vitet e para e ushtroi mjekësinë në Berat. Më vonë u emërua Drejtor i Spitalit në Janinë.

Në vitet e fundit të Shekullit të XIX- të dhe në vitet e para të Shekullit të XX-të ka qenë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Stamboll dhe në këtë periudhë ai ka qenë në Stamboll, Kryetar i Komisionit të Kontrollit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në vitin 1925 ai kthehet në Shqipëri, qëndroi në Gjirokastër, duke ushtruar profesionin e mjekut për pak kohë, ku vdiq në vitin 1926.

Në këtë shtrat intelektualësh me kulturë europiane në qytetin e Gjirokastrës, brez pas brezi, u transmetuan traditat më të mira të personalitetit të mjekut!

***

Në viti 1922 u hap spitali i parë në qytetin e Gjirokastrës.

Në përvjetorin e 101 të shërbimit spitalor në rrethin e Gjirokastrës (si qendra më kryesore e shërbimit Shëndetësor të gjithë qarkut dhe për Jugun e Shqipërisë) është e rëndësishme të sillet edhe një panoramë për veprimtarinë shkencore, e cila ka qënë giithmonë në rritje dhe ka sjellë një përmirësim të mëtejshëm të shërbimit ndaj të sëmurëve.

Mjekët, që e nisën shërbimin shëndetësor në rrethin e Gjirokastrës, i kishin kryer studimet në universitete të ndryshme të botës, duke marrë, përveç njohurive teoriko-praktike edhe një ide mbi punën shkencore (për kualifikimin e vazhdueshëm).

Me vullnetin dhe pasionin, që i karakterizonte, me punën studimore të literaturës bashkëkohore dhę përvojën e krijuar, hapën një rrugë të re në të cilën vazhduan të ecin brezat pasardhës.

Në vitin 1922 Dr Ismet Gega boton librin “Mjeku i shtëpisë” në dy volume, mjaft i kërkuar në fillim të shekullit të XX-të.

Dr. Vasil Laboviti dërgonte artikuj në Vjenë në revistën ”Die Medizinsche Welt” ku midis të tjerave boton një kazuistikë, “Një rast ekinokoku në muskulin iliopsoas”. Në vitin 1936, Prof. Denk. (Gracia-Austri) i shkruan Dr. Labovitit:

“Ju përgëzoj përzemërsisht për punën e mirë që keni bërë në Atdheun tuaj, duke kryer ndërhyrje të shumta kirurgjikale e me sukses të shkëlqyer, dhe jam i sigurt, se kjo që bëni për popullin tuaj është e mrekullueshme”.

Në vitin 1936 Dr. Vasil Laboviti e Tahsim Karagjozi i bëjnë kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë për botimin e një “reviste mjekësore” në Gjirokastër.

Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë më 14.04.1936 i dërgon një letër Dr. Vasilit:

«Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë, tepër e kënaqur nga shërbimi juaj, që kurse kini marë në dorë spitalin e atyshëm, ju falenderon dhe gjithnjë e disponuar të përkrah inisiativat tuaja për të mirën dhe mbarëvajtjen e spitalit, ju njofton se me kënaqësi do të marë përsipër shpenzimet e Revistës medikale, që dëshëroni të botoni dy herë në vit».

Kështu, në vitin 1937 botohet në Gjirokastër Revista “Statistika dhe Observasione gjatë vitit 1937 të Spitalit të Shtetit të Gjirokastrës” me punime shkencore nga mjekët e spitalit.

Në këtë revistë botoheshin artikuj praktikë, që u shërbenin si kuadrove të larta, ashtu, edhe personelit të mesëm e të ulët mjekësor.

Në vitin 1937 në revistën mjekësore, Nr.2 “Observasione që kemi bërë gjatë vitit 1937 në degën e kirugis dhe gynaekologis, si edhe në degën e Pathollogjis”.

Dr. Vasil Laboviti dhe Dr. Tahsim Karagjozi botojnë artikujt:

Dr. Vasil Laboviti: Mjekimi i plagëvet, Calcule Vesicale, Haemorrhoides, Prostathypertrophia, Splenomegalie.

Dr. Tahsim Karagjozi: Kala-Azari (Leishmania infantum), Malarja, Pneumonitë në format e tyre të ndyshme, Typhua, Dysenteria, Provat dhe Observimet e mia me Prontozil

Në kapakun e pasëm të revistës shkruhet: Brenda vitit 1938 do të botohet nr.3. Një studim mbi Splenomegalia malarike dhe Splenektomia prej Drejtor-Operatorit Dr. Vasil Laboviti”.

Në vitin 1938, në revistën mjekësore nr.3, Dr. Laboviti boton artikullin “Splenomegalia malarike dhe indikacionet për splenektomi” dhe në vitin 1939 boton artikullin “ Peritoniti streptokoksik”.

Krahas këtyre studimeve nga Dr. Laboviti, dhe mjekët e tjerë kanë paraqitur dhe botuar studime për patologji të ndryshme, si dhe për ujin mineral të Glinës.

Në vitin 1957 Dr. Ali Deliallisi bëri një studim për sëmundjen e Brucelozës në Gjirokastër dhe rrethinat. Midis të tjerash ai përmend se, për herë të parë në rrethin tonë sëmundjen e Brucelozës e kanë konstatuar Dr. Grigor Kiçati në Poliçan dhe Dr. Nathanaili në Dhrovjan në vitin 1925.

Në vitin 1926 përshkruhen raste me Brucelozë nga Dr. Kalivopulli, në vitin 1932 përshkruan një rast me brucelozë pas konsumimit të zarzavateve të ndotura.

Në studimin e tij Dr. Ali Deliallisi në vitin 1957 jep të detajuara rastet sipas vëndeve në rreth 19 faqe.

Në repartin e sëmundjeve infektive janë diagnostikuar dhe vërtetuar nga ekzaminimi anatomopatologjik raste të veçanta e të
vështira si “Plasja në mushkëri”,”Plasja në aparatin tretës” etj.

Në të njëjtën kohë, pediatri i shquar dhe themelues i pediatrisë në Gjirokastër Dr. Vasil Jorgji, ka përgjithësuar përvojën personale në punimet “Bronkopneumonitë në repartin e pediatrisë”, “Leishmanioza në rrethin e Gjirokastrës“, “lkteri hemolitik kongenital”. Ai është bashkëautor me infeksionistin Tahir Bitri për një rast të rrallë me meningit nga plasja.

Me vënien në zbatim të të dhënave bashkëkohore mjekët: Vasil Laboviti, Tahsim Karagjozi, Aleksandër Kalivopulli, Ali Deliallisi, Vasil Jorgji, Reis Baboçi, Arqile Zoto, Engjëll Kongoli etj. përmirësuan cilësinë e punës në spitalin tonë duke rritur gamën e operacioneve dhe përsosur metodat diagnostikuese dhe mjekuese.

Nuk mund të lihet pa u përmendur puna shkencore e mjekëve Prof. Kadri Kërçiku dhe Drago Vojusheviç kundër sifilizit, leprës dhe favus në luginën e Drinos, Lunxhëri dhe në zonën e Kardhiqit. Puna e tyre e pa ndërprerë dhe me kompetencë bëri që këto tre sëmundje endemike të çrrënjoseshin. Kjo ishte një arritje e shkëlqyer shkencore në nivel kombëtar.

Po kështu, një meritë të veçantë kanë në këtë betejë të rëndësishme edhe infermierët, që bënin paraprakisht depistimin përmes marrjes së analizave të të sëmurëve të dyshuar, po ashtu, dhe në mjekimin e tyre.

Një fushë tjetër ku, nevojitej jo më pak kujdes dhe sakrifica ishte ajo e gjurmimit dhe trajtimit të rasteve me tuberkuloz. Të dalluar mbeten për sukseset mjekët e pa përtuar Thoma Zhusti dhe Kujtim Mezini. Në sajë të punës së tyre depistuese me vizita klinike, radi oskopi, fluorografi të shumicës së populates, zbuloheshin edhe rastet e fshehta pa simptoma, pas, të cilave rastet pozitive viheshin në trajtim, ose shtroheshin në dispanceri, ku sot është shtëpia e të moshuarve.

Pozitiv është fakti se kjo traditë u përcoll edhe tek mjekët e rinj në vitet, që pasuan,, me hapjen e Fakultetit te Mjekësisë -Universiteti Shtetëror të Tiranës (1952).

Prej viteve ’60-të shërbimi spitalor u kompletua me specialitete të tjera si: okulistika, ORL, anatomia patologjike, obstetër-gjinekolog, kirurgjia, kardiologjia, pneumologjia, dermatologjia, neuro-psihiatria, infektivi, radiologjia, farmacistë etj, që mundësuan edhe gjallërimin e debateve shkencore.

 

Shënim. Vlen t’ju kujtoj se, në fillim të viteve ’60 kamë arritur të shikoj disa angare mbas spitalit, që mbanin desh për gjak për terene në laboratorin bakteriologjik, kavje dhe lepuj për studime. Në atë kohë laboratori bakteriologjik ishte mjaft i kompletuar. Mjek në laboratorin bakteriologjik ishte mjeku Lec Plani. (Hodo Çelo).

 Mbas viteve ’70-të u shtuan specialistët dhe nënspecialitete të tjera si: anestezi – reanimacion, hematologjia, endokrinologjia, reumatologjia, nefrologjia, gastroenterologjia, neonatologjia, pediatër reanimator, kardiopediatër, laborant bio-kimik, transfuzion gjaku etj. Spitali u pajis me aparatura të reja mjekësore, bashkëkohore të kohës, çka mundësoi ngritjen e nivelit në tërë shërbimin shëndetësor.

Gjatë kësaj kohe organizoheshin rregullisht konferenca anatomo-klinike me oponenca serioze. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë mjeku Vasil Zhusti, i cili e shndërroi shërbirmin e anatomisë patologjike në shkollë të vërtetë, ku bëhej ballafaqimi i dijeve shkencore, i diagnozës klinike me atë anatomo patologjike (atëhere autopsia ishte e detyrueshme).

Ndër kohë, vlen të përmendet studimi i “Plasjes” në rrethin e Gjirokastrës kryer prej Prof. Shemshedin Kokona, i cili krijoj një hartë të detajuar të vatrave të plasjes në të gjithë vendet ku mbaheshin bagëtitë dhe influencojë që, të mos i strehonin delet në ato vende. Profesor Kokona ishte shmbull i një pune sistematike si në zbulimin e vatrave dhe shrrënjosjen e infeksioneve .

 

Shënim. Në spitalin e Gjirokastrës, para viteve 1980, kualifikoheshin apo specializoheshin mjekë në Pediatri dhe Kirurgji nga rrethet Tepelenë, Përmet, Sarandë. Kualifikimet apo specializimet e mjekëve në Pediatri e Kirurgji ishin të njohura nga Ministria e Shëndetësisë.

 Kështu, Spitali i Gjirokastrës u kthye në një qendër të rëndësishme shkencore, kurative, kualifikuese dhe, konsulta mjekësore për tërë Jugun e Shqipërisë.

***

Mjekët, në vazhdimësi, studimet e tyre i botonin në revistat mjekësore të kohës, si dhe i prezantonin në konferencat kombëtare. Filluan përpjekjet e para për mbrojtjen e gradave dhe titujve shkencor.

Në vitin 1976, nga Dr. Pjerin Radovani filloi studimi i temës “ Efuzionet gulmuese të veshit të mesëm. Studim në nxënësit e shkollave 7 – vjeçare në qytetin e Gjirokastës (1976 – 1981).

Në përfundim të studimit, tema u mbrojt në vitin 1983 për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”.

Në vitin 1977 nga Dr. Hodo Çelo u fillua studimi “Efektet e kripës të jodizuar në gushat në rrethin e Gjirokastrës”, nën drejtimin e Prof. Dr. Isuf Kalos dhe Prof. Dr. Fejzi Hoxhës.

Gjatë këtij studimi shtrihet dhe studimi i strumave në kafshë, në kecat e Picarit dhe të Lunxhërisë nëpërmjet peshimit të gjendrave tiroide gjatë therjeve në thertore. Ky studim vërtetoj se gusha ishte e përhapur njëlloj në njerëz dhe në kafshë. Në Lunxhëri, në moshat e reja, ishte përqindja më e lartë, 87% ; në zonën e Picarit 5%. Qysh nga viti 1977 dhe deri në vitin 1988 u realizua studimi i gushave, u bë depistimi në fillim dhe u fillua profilaksia me kripë të jodizuar. Në vitin 1988 u ri bë depistimi ku u pa se ra përqindja e të sëmurve me gushë në 17%. Shumë punime nga këto u botuan në revistat mjekësore të vendit.Tema e studimit u mbrojt në vitin 1988 për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”. Në vitin 2002 u botua libri me përmbledhjen e studimit.

 

Shënim. Është i vetmi studim në Shqipëri, që shtrin shikimin e tij edhe në kafshë (ka vlerë për mangësinë jodike në ushqimet blektorale).

 

Më 23 mars 1981 u ngrit reanimacioni pediatrik në pavionin e Pediatrisë, (pediatër reanimator Andrea Gudha. Infermiere: V. Zeneli, Xh. Dudumi, L. Çeribashi, L. Koçollari, H. Lani). Laboratori bio-kimik i spitalit u pajis me aparatin Astrupogram.

Në vitin 1986 nga Dr. Andrea Gudha, filloi studimi “Mjekimi i Diarreve të mprehta me dehidrim të rëndë në repartin e Pediatrisë, spitali Gjirokastër”, Udhëheqës shkencor Doc. Afërdita Gusho.

Mjekimi i fëmijëve të shtruar në reanimacionin e pediatrisë me Diarre të mprehta me dehidrim të rëndë u bazua, krahas klinikës, dhe, në të dhënat laboratorike hidro-elektrolitike dhe të ekuilibrit acido-bazik.

Në vitin 1989 Andrea Gudha mbron temën për gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”.

Një studjues tjetër, që shihet shpesh në revistat mjekësore në vitet ’80 është mjeku laborant Foto Biçuni. Ndër artikujt më të rëndësishëm mund të veçojmë “Vlera e disa analizave laboratorike në pyelonefritin kronik”, “Teknika e marrjes së gjakut për analizat”, “Përcaktimi i bilirubinës”, etj.

Një studim i rëndësishëm i mjekut infeksionist Tahir Bitri ka qenë “Diagnoza e Ethes Hemorragjike” duke patur në fokus një vatër në Zagori, për të cilën u bë një diskutim më gjithë mjekët e spitalit dhe me mjekët e klinikës infektivë të QSUT.

Studime të rëndësishme ka kyer edhe mjeku bakteriolog Stefan Aleksi. Midis studimeve të tij mund të përmendim: “Zbulimi i portatorëve të difterisë”, “Mjekimi me zamkë blete i ekzemave dhe dermatiteve”, “Mjekimi i të djegurve me zamkën e bletës” që kanë patur një jehonë dhe vlerësim të lartë në qarqet shkencore.

Ky mjekim në kirurgji, për shumë vite, është përdorur nga Dr. Aristotel Gushi në djegie me një përmirësim të shpejtë të gjendjes së të sëmurit.

Nga dermatologu Drago Vujosheviç u përdor bari Torilis nodosa për trajtimin e bazdravicave me rezultate të mira..

Organizimi i simpoziumeve dhe sesioneve shkencore ndër vite

Në vitin 1964 u organizua i pari Sesion Shkencor ku, u referuan punime të ndryshme nga të gjitha repartet e spitalit. Në qendër të vëmendjes ishte “Epidemia e hepatitit viral. Trajtimi dhe përmirësimi i punës profilaktike” referuar nga Dr. Engjëll Kongoli dhe Tahir Bitri.

 Më 1979 u mbajt Sesion Shkencor ku, referuan:

Pjerin Radovani: “Efuzionet timpanike“.

Polo Rami: “Rakitizmi” .

Filip Kote”Vdekshmëria perinatale“.

Asllan Kalemi: “Poliartrit Reumatoid“.

Eli Tefa: “Vuajtjet feto natale”.

Thodhori Rafti: “lnsultet trunore“.

Hodo Çelo:”Mjekimi i strumës në rrethin tonë.

Vergjini Çela: Anemitë hipokrome“.

Andrea Gudha: “Lindjet para kohe“.

Tahir Bitri: “Hepatiti Viral” .

 

Më 1981 u mbajt Sesioni i 7-të Shkencor, ku u prezantuan mjaftë tema, sipas specialiteteve, ku referuan:

 

I. Probleme të higjienës dhe epidemiologjisë

Stefan Aleksi, E. Hysaj, O. Buka, N. Duro: “Rezultatet e arritura në çrrënjosjen e difterisë gjatë 29 viteve në rrethin e Gjirokastrës”.

Jani, V. Shako: “Dinamika e zhvillimit fizik në moshën 2-14 vjeç për periudhën 1965 – 1980 në rrethin e Gjirokastrës”.

Izmini Radovani: “Ndotja e ambientit nga derdhjet industriale të fabrikëes së lekurë – këpucës së qytetit të Gjirokastrës”.

Bashari, J. Adhami, N. Murati: “Disa aspekte epidemiologjike të leishmaniozës në rrethin e Gjirokastrës.

Kristaq Toli: “Disa të dhëna mbi shkallën e edukatës shëndetësore të nxënësve të shkollave 8-vjeçare të rrethit të Gjirokastrës.

Kujtim Mezini: Të dhëna epidemiologjike të Tuberkulozit në rrethin e Gjirokastrës prej vitit 1968 – 1980.

 

II. Probleme të forcimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës

 Andrea Gudha, Frederik Kekezi: “Vdekshmëria në repartin e pediatrisë 0-4 vjeç”.

Polo Rami:  “Bronkopneumonitëe nëe repartin e pediatrisëe 0-4 vjeç.

Filip Kote: “Vdekshmëria perinatale në rrethin e Gjirokastrëes për vitet 1979-1980”.

Filip Kote, Eli Tefa: “Lindjet para kohe dhe influenca e tyre në vdekshmerinë rreth lindjes për vitet 1974 – 1980”.

 

III. Tema studimore kliniko-statistikore

Thodhori Rafti: “Studim 15 vjeçar mbi epilepsinë në rrethin e Gjirokastrës”.

Adem Harxhi, Kristaq Xhumbi: “Konkluzione mbi kirurgjinë e glaukomës në okulistikë”.

Koco Andoni, Figali Bashari: “Konkluzione nga një studim 15 vjeçar për cirrhozis hepatis në spitalin e Gjirokastës”.

Pjerin Radovani: “ Problemi adenotonsillar si sëmundje fokale”.

Jorgo Kaci: “Studim mbi urolithiasis (mjekimi) në repartin e kirurgjisë prej vitit 1965-1979”.

Tahir Bitri: “Veçoritë kliniko-laboratorike të hepatit viral A-B”.

Frederik Fico: “Sindromi Cros-Cianot në spitalin tonë”.

Napolon Semi: “Fito Farmacia në trajtimin e djegjeve”.

Teli Gushi: “Trajtimi djegjeve në repartin e kirurgjisë, rezultatet e mjekimit me pomada popullore prej vitit 1971 – 1981”.

Mitro Vllahu: “Antraksi në repartin infektiv prej vitit 1970-1980”.

Kristaq Duka, Thanas Naçi: “Insuficenca koronare kronike në rrethin tonë prej vitit 1973-1980 dhe disa konkluzione të mjekimit të tyre me qumështin e bletës”.

Filip Kote: “Seksio Cezarea prej vitit 1976-1980 në maternitet. Disa mendime dhe konkluzione lidhur me metodën operative”.

Aleko Naçi: “Përhapja e anomalive të dhëmbëve, nofullave dhe fytyrës në nxënësit e qytetit Gjirokastër”.

 

IV. Probleme të organizimit shëndetësor

 Jani Rafti: “Eksperienca e dispancerizimeve prej 6 grup sëmundjesh në zonën e Vriserasë”.

Hodo Çelo: “Konkluzione paraprake depistuese e dispancerizuese për strumën në zonën Partizani dhe Asim Zeneli”.

 Në Janar 1983 u organizua Sesioni Shkencor Pediatrik (Kazuistikë), organizuar nga pavioni i pediatrisë me pjesëmarrjen nga Spitali pediatrik Tiranë dhe mjekët pediatër të rretheve.

 Referuan:

 Polo Rami: “Një rast me insult vaskular hemoragjik në një fëmijë 11 vjeç”.

Figali Bashari: “Një rast me hipotireoidizëm në një fëmijë 4.5 muaj”.

Andrea Gudha: “Një rast me kapilarotoksikozë me elemente nekrotike në lëkurë”.

Vali Zeneli: “Aplikime të reja të perfuzioneve venoze në reanimacionin e pediatrisë”.

Shënim. Për herë të parë u aplikua marrja e gjakut në venën femorale për analiza laboratorike. Kjo procedurë u ilustrua me sekuenca filmike.

Llambi Dilo: “Një rast me T.S.V në fëmijë 10 ditësh”.

Kujtim Golemi: “Një rast me anemi hemolitike (famizëm)”.

Andrea Gudha: “Një rast me pneumomediastin në një fëmijë 5 muajsh”.

Filip Kote, Eli Tefa: “Trajtimi i cefalohematiomave në repartin e neonatologjisë”.

 

Në vitin 1983 u organizua Simpoziumi i parë mbi Sëmundjen e Sheqerit organizuar nga Dr. Hodo Çelo dhe klinika e endokrinologjisë QSUT ku, referuan:

Adem Harxhi, Kristaq Xhumbi: Të dhënat krahasuese për retinopatinë diabetike.

Prof Hektor Peçi (shef i klinikës në QSUT): Diabeti dhe gravidanca.

Frederik Fico: Disa shfaqie të lëkurës tek diabetikët.

Hodo Çelo: Vlerësimi i bakteriurisë një masë e mirë për parandalimin e pyelonefriteve.

 Besnik Petrela (endokrinolog QSUT): Përvoja e deri tanishme për depistimin e diabetit në rrethin e Tiranës.

Islam Buci: Sëmundja koronare në diabetes mellitus.

 Selam Shkurti,Fredi Kekezi: Mbi sindromin Kimelstill Willson.

Prof Hektor Peçi: Acidoketoza Diabetike.

Jorgo Kaçi, Hodo Çelo, Ksenofon Dede: Obturacionet vazale të ekstremitetev e të poshtme në diabetes mellitus.

 Hodo Çelo Organizimi i punës dispanceriale në dispancerin endokrin Gjirokastër.

 

Më 25 qershor 1986 në Tiranë u mbajt e para Konferencë Shkencore e Mjekësisë Shqiptare (kryetar i Shoqatës Mjekësore Shqiptare ishte Prof. Dr. Petrit Gaçe). Spitali ynë, u përfaqësua me temën ‘Një vatër natyrore e encefalitit këpushor në rrethin e Gjirokastrës” një kontribut i punës së shumë mjekëve të rrethit, referuar nga Tahir Bitri.

Një tjetër veprimtari shkencore ishte Seminari Kombëtar për Shërbimin ambulator Pediatrik, i mbajtur në gusht 1986 në qytetin e Gjirokastrës (organizuar nga Andrea Gudha dhe Ministria e Shëndetësisë) ku morën pjesë mjekët e rretheve dhe qendrave shëndetësore në nivel kombëtar.

Po, atë fund viti, u mbajt Simpoziumi lidhur me Hipertensionin arterial organizuar dhe drejtuar nga Dr Islam Buci ku, referuan mjekët: Islam Búci, Koco Andoni, Thanas Bashari, Kristaq Duka, Selam Shkurti, Bastri Kokona, Foto Biçuni, Thodhori Rafti, Kristaq Xhumbi.

Më 1987 u mbajt simpoziumi për Sëmundjen Ulçeroze organizuar nga shërbimi patologjisë nga Dr. Vasil Kareco, gastrohepatolog, në të cilën paraqitën punimet e tyre:

 Vasil Kareco, inf. Vojsava Drasa: Shpërndarja e sëmundjes ulçeroze në rrethin e Gjirokastrës dhe disa karakteristika të saj.

Koço Andoni: Depistimi dhe dispanserizimi i sëmundjes ulçeroze mbi bazën e mjekut të bllokut.

Spiro Thomai: Duodenografia hypotonike për zbulimin e ulçerës.

 Çobani. B: Stenoza e pylorit në shërbimin e gastroenterologjisë Tiranë në vitet 1980-1987.

 Jorgo Kaçi: Ulçerat e perforuara dhe trajtimi i tyre në repartin e kirurgjisë për vitet 1976-1985.

Canaj F. (Tiranë): Indikacionet e endoskopisë së sipërme.

 Xhelo Brahimi: Frekuenca e sëmundjes ulçeroze në fshatin Lazarat.

Tahir Bitri, Mitro Vllahu, Tamara Jani: Disa veçori të gërshetimit të ulçerës gastroduodenale me hepatitin viral.

Vangjush Galloshi (Tiranë): Stenoza e pilorit nga ana radiologjike.

Roland Karalli: Ulçerat hemoragjike dhe trajtimi tyre në repartine kirurgjisë për vitet 1976-1985.

Foto Biçuni: Vlerat e analizave laboratorike në sëmundjen ulçeroze.

 Aneta Semi (farmaciste): Disa aspekte kliniko farmaceutike të barnave specifike që përdoren në trajtimin e ulçerave.

Aristotel Gushi: Trajtimi kirurgjikal i ulçerave gastro-duodenale (rezeksioni i stomakut): dhe rezultatet e tij për vitet 1976-1985) në repartin e kirurgjisë.

Vasil Kareco: Karakteristikat e ulçerës së ventrikulit dhe ndjekja e tyre dispanceriale.

Po, këtë vit, 1987 organizohet Seminari Kombëtar “Shërbimi nëna dhe fëmija në zonën e Picarit” organizuar nga Andrea Gudha dhe Ministria e Shëndetësisë.

Tematika ishte angazhimi i të gjitha organizmave jo shëndetësore në fshat, në mbështetje të personelit shëndetësor, për përmirësimin e shërbimit pediatrik në qendrat shendetësore.

Seminari u zhvillua në qendrën shëndetësore Picar.

Prezantojnë studimet e tyre Dr. Andrea Gudha, Dr. Laver Stroka. Seminari u mbyll me konkursin për mirëshëndetin e fëmijës midis nënave të reja të fshatrave Picar, Shtëpëz dhe Humelicë.

Në seminar morën pjesë nga Ministria e Shëndetësisë, mjekë dhe personeli i qendrave shëndetësore në nivel kombëtar.

Dy vjet më vonë 1989 në qendrën shëndetësore të Golemit organizohet seminari me temë “Organizimi i shërbimit shëndetësor në zonën e Golemit dhe mjekimi i Hipertensionit me bimë dhe barna” ku referoi përvojën e vet 10 vjeçare mjeku Laver Stroka, i cili hapi ekspozitën e bimëve mjekësore të Kurveleshit të herbarizuar prej tij.

Në këtë veprimtari referuan edhe mjekët Gjergji Bizhga, Republika Bistri, etj. Aty morën pjesë krahas mjekëve të rrethit, drejtues të shtëpive të edukimit nga tërë vendi dhe Prof. Dr. Rushen Golemi.

***

Mbas vitit 1990, aktivitetet shkencore dhe konferencat organizoheshin nga Shoqata Mjekësore e rrethit Gjirokastër, e cila u themelua në vitin 1989, me pjesëmarrjen e mjekëve, farmacistëve, stomatologëve të rrethit. I deleguar në konferencë nga Shoqata mjekësore Tiranë ishte Prof. Dr. Panajot Boga. Konferenca zgjodhi: kryetar Dr. Andrea Gudha dhe sekretar Dr. Hodo Çelo. Këshilli drejtues përbëhej nga Andrea Gudha, Hodo Çelo, Pjerin Radovani, Jorgo Kaçi, Jani Rafti, Shqipe Hoxha dhe Sedat Shameti.

 

Në shtator 1990 u organizua në Vrisera konferenca ”Për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në fshat”.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Sabit Broka dhe Prof. Dr. Kristo Pano (zv Dekan). Po ashtu, morën pjesë edhe mjekë nga rrethet Sarandë, Tepelenë, Përmet dhe Fier.

U referuan tema:

 Andrea Gudha: Organizimi shërbimit shëndetësor në fshat, sidomos, nëna dhe fëmija.

 Aleko Tefa, : Organizimi shërbimit shënetësor në fshat, mundësit për përmirësim të tij.

 Perparim Kadare: Zbatimi i masave higjenosanitare në parandalimin dhe zbulimin e sëmundjeve infektive.

 Dhimiter Miçi, Thanas Naçi: Organizimi shërbimit nëna dhe fëmija në zonën e Vriserasë.

Laver Stroka, Xhelo Brahimi: Organizimi i shërbimit të urgjencës në zonën e Golemit dhe atë të Lazaratit.

Filip Kote , Dhimitër Çuçi: Kualifikimi deritanishëm i personelit të lartë dhe të mesëm për gruan shtatzanë në kushtet e fshatit.

Kujtim Golemi: Kualifikimi i personelit të lartë dhe të mesëm për ndjekien e fëmijve faktor i rëndësishëm për uljen e vdekshmërisë foshnjore.

 

Në fund të vitit 1990 u mbajt një bisedë rreth tavolinës mbi ”Problemet e terapisë antikarioze” ku, morën pjesë mjekë stomatologë nga rrethet dhe mjekë të spitalit, pedagogë të katedrës së stomatologjisë së Fakultetit të Mjekësisë –Tiranë. U diskutuan mbi sëmundshmërinë, profilaksinë, dhe terapinë, gjithashtu u fol për objektivat e OBSH për këtë sëmundje.

 

Në vitin 1990, në mjediset e hotel “Çajupi” u organizua veprimtari përkujtimore për Dr. Vasil Labovitin (1902 – 1980), me rastin e 88 vjetorit të lindjes (organizatorë: Andrea Gudha dhe Hodo Çelo).

 U mbajtën kumtesat:

 Dr. Jorgo Kaçi: “Historiku i kirurgjisë në rrethin tonë”.

Dr. Roland Karalli, Dr. A. Gushi, Dr. F. Kote: “Veprimtaria shkencore e Dr. Vasil Labovitit”.

Kanan Zano: “Dr. Vasil Laboviti, mjek dhe veprimtar i shquar”.

Dr. Murat Kaçi, Dr. Kosta Goga: “Fragmente nga letërkëmbimi i Dr. Vasil Labovitit”.

Kujtime dhe mbresa nga Dr. Kristo Pandovski, Dr. Ciril Pistoli, Dr. Emil Qirko.

Shfaqja e filmit dokumentar të  Kinostudios “Kirurgu i 40 mijë operacioneve”.

 

Shënim. Në tetor 1990, mbështetur në statutin e Shoqatës Mjekësore Shqiptare, kryesia e shoqatës mjekësore Gjirokastër i dërgon letër bashkëpunimi Shoqatës Mjekësore Janinë.  Në Janar 1991, Shoqata mjekësore Janinë i dërgon kryesisë tonë një letër me përgjigje pozitive për bashkëpunim.  Në datën 15-06-1991 u organizua në Gjirokastër një takim mikpritje, për herë të parë, të një grupi të Shoqatës së mjekëve të Janinës.

Nga pala shqiptare morën pjesë: Doktor i shkencave Andrea Gudha, Doktor i shkencave Hodo Çelo, Dr. Jorgo Kaçi, Dr. Sedat Shameti, Farmaciste Shqipe Hoxha, Dr. Aleko Tefa, Dr. Përparim Kadare, Dr. Frederik Fico, Dr. Niqifor Nano, farmacist Napolon Semi, Dr. Koço Andoni, Dr. Kujtim Golemi, Dr. (stomatolog) Jorgo Buka, Dr. Vladimir Bashari, Dr. Murat Kaçi etj.

Nga pala greke morën pjesë: Kryetari Shoqatës Dr. Prof. Dhimitër Parlapas, Dr. Mihal Pandelis, Dr. Jorgos Papas, Jorgos Vrionis, Kostandinos Qefallos dhe Dhimitris Mavromatis. Me përjashtim të kryetarit, të gjithë të tjerët shoqëroheshin nga bashkëshortet.

Midis dy palëve (në hotel Turizmi) në këtë takim u biseduan:

  • Për pjesëmarrje të ndërsjelltë në sesione shkencore dhe simposiume në Gjirokastër dhe në Janinë.
  • Për mundësinë e kualifikimeve me kohë të shkurtër të mjekëve të Gjirokastrës në spitalet dhe qendrën Universitare të Janinës.
  • Për dërgimin e të sëmurëve të ndërlikuar nga Gjirokastra në Spitalet e Janinës, pas një konsulte të zgjeruar në spitalin e Gjirokastrës, ose të shoqëruar nga specialisti përkatës për te homologu tij në Janinë.
  • Për mundësinë e dhënies të disa aparturave të nevojshme si echo etj.
  • Të bëhen përpjekie nga të dy palët për të shmangur vizat nga organet përkatëse.

U organizua një koktej në hotel Turizmi dhe dreka në Kucullë. Më vonë i shoqëruam për në Sarandë, Ksamil dhe Butrint.  Në Sarandë mjekët e Janinës dhe Korfuzit, që erdhën enkas, shtruan një darkë.

 Të nesërmen në Gjirokastër, me rastin e 75 vjetorit lindjes të Dr. Vasil Jorgjit (1916-1978), u organizua një konferencë për jetën dhe veprimtarinë e tij. (Organizatorë: Andrea Gudha dhe Hodo Çelo). Materialet, që u referuan ishin përkthyer edhe greqisht, duke ja u dhënë miqëve grek. Si përkthyes në konferencë ishin Dr. Jorgo Kaçi dhe Dr. Leni Nano.

 Referimet:

Andrea Gudha: Dr. Vasil Jorgji, figurë e shquar dhe themelues i pediatrisë në Gjirokastër.

Aleko Tefa: Dr.Vasil Jorgji, organizator dhe drejtues i shërbimit pediatrik

Kujtim Golemi, Tahir Bitri, Violeta Bashimi: Veprimtaria Shkencore e Dr. Vasil Jorgjit.

Hodo Çelo, Leni Nano: Konsiderata mbi artikujt e botuar nga Dr. Vasil Jorgji.

U dha e inçizuar fjala e Dr. Vasil Jorgjit në një nga emisionet në radio Gjirokastra.

Kujtime dhe konsiderata nga Prof. Thoma Kristo (Spitali Pediatrik Tiranë) për Dr. Vasilin dhe rolin e tij në pediatrinë shqiptare.

Pershëndetën Dr. Mihail Spiro, spitali Përmetit, Dr. Izet Çulli, spitali Tepelenë dhe Pano Çuka shkrimtar i njohur. Në fund përshëndeti dhe Dr. Lutfi Alia në emër të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Më 30 Nëntor 1991, një grup i mjekëve tanë u ftua të vizitonte Janinën. Ishte hera e parë që, ne shkelnim tokën greke. Kryetari i shoqatës së Mjekëve Janinë, Prof.Dr. Dhimitër Parlapas dhe mjekë të tjerë na pritën në kufi dhe na shoqëruan rrugës në Delvinaq dhe në Janinë. Në Delvinaq pamë një qendër shëndetësore mjaft e paisur për kohën, kishte autoambulancë ,dhe mjete të mira diagnostike si ekograf EKG etj. Na pritën autoritete lokale dhe fetare. Një pritje mjaftë e ngrohtë . Fillimisht na strehuan në hotel në Janinë dhe na shtruan një darkë në restorant Dhiogjeni.

Të nesërmen dhe në vijim vizituam institucionet shëndetësore, vendet muzeale, Bashkinë dhe Prefekturën etj. Pritja ishte mjaft e ngrohtë, miqësore. Kudo, që vajtëm në institucionet e Janinës dhe zonat rurale, na pritën ngrohtësisht.

Shënim. Ishte hera e parë që dilnim në një vend perëndimor dhe pamë ndryshime kolosale midis nesh dhe Greqisë si vend më i zhvilluar se ne. Për mjekët tanë u hap një “urë” komunikimi në nivel institucional dhe miqësor me mjekët në Janinë për kualifikime, specializime dhe mundësi punësimi në spitalin “Haxhi Kosta” dhe në spitalin Universitar…

 

***

Mbas transferimit të Andrea Gudhës (1995) në Ministrinë e Shëndetësisë, në kryesinë e shoqatës u zjodh Hodo Çelo kryetar dhe Spiro Thomai sekretar. Qysh në fillim u vendosën kontakte me drejtuesit e shoqatës së mjekëve të Janinës dhe u bënë vizita të ndërsjellta, duke e pasuar edhe nga aktivitete të përbashkëta shkencore. Nga pala shqiptare morën pjesë disa përfaqësues në konferencat shkencore, sidomos, të organizuara nga spitali ‘Haxhi Kosta’ në Janinë.

 

Më 9-3-1996, mjekë nga spitali i Gjirokastrës morën pjesë në mbledhjen kualifikuese në spitalin Haxhikosta të Janinës (ftuar nga Shoqata e mjekëve të Janinës)

Koordinator Dr N.J.Papanikollau. dhe As/Profesor Dhimitros Stafanu.

 

Referuan:

 Dr. N.J.Papanikolau.: Mbi kualifikimin e specialistëve në spitalin J.Haxhikosta.

Dr. K. Goshes:Fjalën e përshëndetjes.

A Ziguris, Dhimitrios Stefanu diskutuan për mardhëniet e ndërsjallta.

Dr. Evangjellos Cimojanis “Problemet e zakonshme të sistëmit tretës dhe mjeku i përgjithshëm”

Agathokli Caculis (As Prof)“Diabeti”.

Nikollas Akritidhis“ Probleme të infeksioneve”

Kostandinos Siamopullos Zv / prof në fakultetin e mjekësisë Janinë: drejtor i klinikës së nefrolojisë :Përballimi i insuficiensës renale kronike.

Profesor Dhimitrios Sidheris ( profesor në kardiologji dhe drejtor i kardiologjisë : Përballimi i sindromës kardiake nga mjeku i përgjithshëm.

 

Më 28. 4. 2001 u organizua një tavolinë e rrumbullaktë për përdorimin e antibiotikëve ku, diskutuan:

Hodo Çelo: Rezistenca ndaj antibiotikëve në infeksionet respiratore..

Laver Stroka: Klasifikimi antibiotikëve spektri i veprimit.

Islam Buci|: Ndërveprimi antibiotikëve me barnat e tjera.

Kristaq Xhumbi: Antibiotikët në infeksionet e syrit.

Kostja Hido: Klasifikimi në terapinë e betalaktamideve.

Tahir Bitri: Antibiotikët dhe infeksionet cerebro- meningeale.

 Filip Kote: Antibiotikët dhe infeksionet e trasmetuara seksualisht.

Pavli Qendro: Antibiotikët dhe infeksionet pulmonare.

Përparim Hoxha (farmacist): Grupi i fluorokinoloneve.

 Arqile Zhapa: Antibiotikët dhe infeksionet e lëkurës.

Gjergji Bizhga: Antibiotikët dhe infeksionet e ORL.

Vezir Tena: Antibiotikët dhe barra .

Vasil Kareco: Antibiotikët dhe infeksionet hepatobiliare.

Anila Manga: Mikrobiologjia dhe trajtimi i absceseve të lëkurës.

Roland Karalliu: Antibiotikët dhe djegiet.

Vjollca Koko: Antibiotikët në sëmundjet reumatizmale inflamatore.

 

1 dhjetor 2001 u organizua simpoziumi “Bruceloza në rrethin e Gjirokastrës ku, morën pjesë dhe një grup mjekësh nga Janina

 

Referuan:

 Hodo Çelo fjala e hapjes dhe një panoramë për rastet me brucelozë, që shtrohen.

Rasim Aliko (mjek veteriner): Vështrim i shkurtër i sëmundjes së Brucelozës në blegtorinë e rrethit Gjirokastërës.

Tahir Bitri dhe Mitro Vllahu: Aspekte epidemiologjike të brucelozës në rrethin e Gjirokastrës.

Shpresa Prifti: Diagnoza bakteriologjike e brucelozës.

Ksenofon Xhixho: Manifestimet klinike të brucelozës.

Spiro Naka: Bruceloza, sanitaria dhe legjislacioni.

Laver Stroka: Bruceloza dhe kultura shëndetësore e popullatës.

Ksenofon Xhixho: Një rast me kolecistit jo kalkuloz nga bruceloza.

 

Në vitin 2008 u mbajt Konferenca Mjekësore me tema të ndryshme si:

 

Hodo Çelo: Kardiotireoza.

Roland Karalliu: Apendisitet e transkuruara në spitalin e Gjirokastrës.

Islam Buci: Fibrilacioni atrial dhe frekuenca e tij në spitalin e Gjirokastrës.

Kristaq Xhumbi: Sindromi Sturge-Weber.

Figali Kobuzi: Sëmundja renale kronike.

Murat Kaçi: Trajtimi protetik i gonartrozave.

Spiro Thomaj: Imazheria në ekinokokun splenik.

Teuta Kalemi: Asthma Bronkiale.

Kostandin Hido: Aspekte të analgjizisë postoperatore te fëmijtë.

Spiro Naka: Cilësia e ujit të pijshëm në Gjirokastër.

Vasil Kareco: Hepatitet Kronike.

Vjollca Koko: Sëmundja inflamatore reumatizmale në Gjirokastër .

Xhelo Brahimi: Sëmundshmëria infektive në Gjirokastër 2000-2007.

Adrian Misha: Bruceloza në spitalin e Gjirokastrës 2006-2007.

Përparim Muço: Hypertensioni arterial në spitalin tonë 2005-2007.

Altin Goxharaj: Niveli Feritines për anemitë nga mungesa e hekurit.

Edmond Kotoni: Sindromi hemolitik uremik.

Maksim Logli: Ekografia në diagnozën e apendisitit akut.

Hysni Lluka: Vështrim mbi ndryshueshmërinë e nozologjive të paraqitura në urgjencë.

Kostandin Balloma: Flapet e lëkurës në karcinomat e fytyrës.

 

11 qershor 2016/Konferencë për shërbimin shëndetësor në Gjirokastër ( organizator Vjollca Koko, Murat Kaçi, Mimoza Llavdaniti)

 Referuan:

 Kostandin Hido: Rregulla të agjërimit operator.

 Alma Mijo: Roli i EKG holterit të ritmit, provës ushtrimore, enzimave  kardiake në vlerësimin dhe diagnostikimin e SAK.

Murat Kaçi: Trajtimi i frakturave të epifizës proximale të femorit në spitalin e Gjirokastrës.

Afërdita Terpo: Systemic lupus erytematosus (SLE). Diagnostikimi dhe menaxhimi i sëmundjes në ditët e sotme.

Vjollca Koko: Systemic lupus erytematosus në rajonin e Gjirokastrës (1995-2015).

Julinda Mijo: Apopleksia e ovarit.

Anila Manga:Bukuria, ndryshimet kronologjike dhe mjekësia estetike.

Jonida Mehmeti: Panoramë një vjetore e brucelozës në rrethin e Sarandës.

Kosandin Balloma: Rhinoplastika dhe konceptet e saj.

Basti Kokona: Sëmundja e Parkinsonit në rrethin e Gjirokastrës.

Elira Myrtaj: Kujdesi për diabetikët në kushte spitalore.

Thanas Bashari: Infarkti myokardit në shërbimin e urgjencës. Spitali Rajonal Gjirokastër për vitet 2013-2015.

Dashamir Demiri: Gravidanca ektopike, konsiderata të përgjithshme, përkufizimi, vendet e implantimit,incidence.

Zhenisa Graçi: Mbipesha në fëmijëri.

Blerti Çami. Menaxhimi infertilitetit në pacientët në moshë të avancuar.

Xhelo Brahimi: Survejanca sindromike e infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Roland Karaulli: Studim kliniko-statistikor i apendisiteve akute dhe formave të transkuruara në repartin e kirurgjisë për periudhën 2000-2003.

Roven Sinani: Aurikuloplastikat, konceptet kirurgjikale.

Edmond Kotoni: Sindromi uremik hemolitik.

Maksim Logli, Dashamir Demiri: Trombozat e venave të thella të këmbëve.

Juliana Xhindoli: Prevalenca e pankreatiteve në spitalin Rajonal të Vlorës në vitet 2009-2013.

Mimoza Llavdaniti: Rëndësia dhe funksionimi i shërbimeve infermjerore në urgjencat mjekësore.

Bledar Late: Reforma e kurikulave me bazën e kompetencave në fushën e infermjerisë dhe kujdesit shëndetësor, sfidat rajonale.

Shkëlqim Tosuni: Përdorimet terapeutike të preparateve të acideve yndyror omeg.a 3

Arlind Janaqi: Insuficiensa repiratore.

Antoneta Rebi: Probleme të organizimit në bllokun operator.

Arjeta Xhemali: Kanceri cervikal dhe roli i edukimit shëndetësor për Pap-test.

Vangjel Dhamo:Diagnostikimi dhe menaxhimii të sëmurit në shërbimin shëndetësor parësor.

Juxhin Korbeci: Definicioni i triazhimit.

 

29.4.2017. Konferenca e II Rajonale e shërbimit spitalor në Gjirokastër “Kujdesjet shëndetësore të rëndësishmë për një komunitet të shëndetshëm” (komisioni organizativ Dr. Vjollca Koko, Dr. Murat Kaçi, Master Mimoza Llavdaniti).

 

Referuan:

Kostandin Hido: Problemet që ndeshen në periudhën e afërt pas zgjimit (studim 2006-2015).

Kostandin Balloma: Përdorimi flapeve të lëkurës në kirurgjinë e kanereve të fytyrës.

Blerti Çami: Vlerësimi ekografik i uterusit në pacientet infertile.

Murat Kaçi: Politrauma dhe trajtimi i saj në kushtet tona spitalore.

 Figali Kobuzi: Diagnoza, vlerësimi, parandalimi i sëmundjes renale kronike. Crregullimemet minerale dhe kockore.

Anila Magna: Toksina botulinike dhe përdorimi i saj në kirurgjinë estetike.

Zamira Vllaho: Loja si element bazë për zhvillimin e fëmijëve.

Jonida Mehmeti: Tonsiliti nga virusi Epstein Bar Raportim rasti.

Roven Sinani: Teratoma, raportim rasti (ORL).

Bastri Kokona: Epilepsia. Të dhëna për epilepsinë në qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat.

Julinda Mijo: Kanceri i qafës së mitrës një sëmundje e parandalueshme.

Altin Goxharaj: Testet laboratorike. Bazat e biokimisë klinike.

Arlind Janaqi: Vlerësimi dhe menaxhimi i të sëmurit me shok septik.

Laura Mezini:Prevenimi i infeksioneve nosokomiale.

Vjollca Koko: Coomorbiliteti dhe faktorët riskues në të sëmurët me artrit reumatoid në rajonin e Gjirokastrës (Janar 2012-dhjetor 2016)

Dashamir Demiri: Placenta Previa

Edmond Kotoni: Purpura anafilaktoide;diagnoza klinike, trajtimi, ecuria (raste të repartit pediatrisë spitali Gjirokastër).

Alma Mijo: Disekimi aortës.

 

Nëntor 2018, u mbajt konferenca: “Së bashku për shërbimin shëndetësor spitalor në komunitet për periudhën 5 vjeçare 2013-2018)”

Referuan:

 Dr. Thanas Bashari: Të dhëna mbi infarktin e myokardit për periudhën 5 vjeçare -janar 2013,janar 2018.

Dr. Julinda Mijo, Dashmir Demiri: Tromboza e venës ovariale në puerperium.

Mehmeti J.(Sarandë) Nikolla E. Kuri. N. Zeneli. P.: Herpes zoster ,menaxhimi pranë spitalit .

Albert Pesha, Mustafa Xhani, Gjergji Kaci, Shkëlqim Ferko, Gëzim Galiqi, Aleksandër Allkaj: Komplikacionet post operatore në rezeksionet trans ureterale të prostatës.

Jetmira Bashari: Procesi i dhurimit të gjakut në bankën tonë . Studim 5 vjeçar i llojeve -2013-2017.

Murat Kaçi: Dora dhe afeksionet e saj.

Kostandin Hido: Kristaloidet apo koloidet zgjedhja më e mirë për mbushjen vaskulare.

Blerti Çami, Ina Çami, Lulëzim Çami: Roli i histeroskopisë ambulatore në menaxhimin e infertilitetit bashkëshortor. *

Laver Stroka, Afërdita Stroka: Efektet e ujrave sulfurore në moshat e rritura.

Xhelo Brahimi: Analizë e rasteve me fruth në Qarkun e Gjirokastrës 2017-2018.

Vjollca Koko: Qasja e profesionistit të shëndetit në menaxhimin e dhimbjeve në artritin inflamator dhe osteoartritin.

Figali Kobuzi:  Etika mjekësore dhe përgjegjësia profesionale.

Phd Mimoza Llavdaniti: Njohja e mjetit Sbar, komunimimi midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Dr Dorian Meta: Asistenca e infermierit në fazën e adoleshencës.

Hava Lika: Roli i personelit infermieror në suksesin e ushqyerjes me gji.

Fatjona Ismailati: Përdorimi i metodave të ndryshme të planifikImit familjar, në rrethin e Gjirokastrës.

 

 Mjekët me tituj dhe grada shkencore

 

Hodo Çela, Doktor shkencash.

 Foto Biçuni, Doktor shkencash.

Pjerin Radovani, Doktor shkencash dhe Profesor.

Andrea Gudha, Doktor shkencash dhe Profesor.

Vjollca Koko, Doktor shkencash.

Altin Goxharaj, Doktor shkencash.

Laura Mezini, Doktor shkencash.

 Islam Buci, titullin “Mjeshtër i madh”.

 

Botime librash nga mjekët e rrethit të Gjirokastrës, punime shkencore dhe tekste për mësimdhënie në Universitetin “E Çabej”

Beshir Gega: “Mjeku i shtëpisë”, në 2 volume, Gjirokastër 1936.

Thanas Naçi: “Apiterapia”.

Vjollca Koko: “Etika mjekësore”, Gjirokastër 2007.

Bledar Ahmetaj: “Manual i urgjencës mjekësore dhe menaxhimit të integruar infermjeristik”, Gjirokastër 2010.

Bledi Ahmeti:Sistemet logjistike të komunikimit të teleshëndetit dhe telemjekësisë, Tiranë 2016.

Hodo Çelo: “Gusha endemike në rrethin e Gjirokastrës në lidhje me mjedisin dhe profilaksia e saj me kripë të joduar”-(Permbledhje e studimit për një periudhë 10 vjecare nën kujdesin e klinikës endokrinologjisë QSUT), Tiranë 2002.

Hodo Çelo- Dritan Rami, Bledi Çelo: “Sëmundjet e brendshme dhe kujdesi infermjeror”, volumi II, Gjirokastër 2008 për Universitetin ‘E Çabej’.

Hodo Çelo, Dritan Rami ,Bledi Çelo: “Sëmundjet infektive” (për studentët e infermierisë), Gjirokastër 2009.

Hodo Çelo, Altin Goxharaj, Bledi Çelo: Sëmundja tiroidiene autoimmune “Hashimoto” dhe hypotireoza”. Studim 14 vjeçar i drejtuar nga doktor Profesor Isuf Kalo nga viti 2007 deri në vitin 2021, Gjirokastër 2021/

Hodo Çelo: “Për ju diabetikë” (broshurë), 1994.

Hodo Çelo, Altin Goxharaj, Bledi Çelo: “Udhëzues për përgatitjen e analizave klinike,bokimike,dhe imunologjike”, Gjirokastër 2009.

Stilian Buzo, Altin Goxharaj: “Aplikimi teknikave bashkëkohore në mjekësinë laboratorike”, Gjirokastër 2021, (Stilian Buzo, shef i shrbimit laboratorik QSUT).

Altin Goxharaj, Seit Liçaj, Bledar Dhana: “Praktikumi i biokimisë, hematologjisë dhe mikrobiologjisë mjekësore”, (për Universitetin E. Çabej).

Altin Goxharaj, Julinda Mijo, Tatjana Milo (Manaj): ”Gjinekologjia infermjeristike”, Gjirokastër 2015

Altin Goxharaj: ”Sëmundjet e Brendshme, pjesa e IGjirokaarstër 2018.

Altin Goxharaj, Arjeta Xhemali, Bledar Late: ”Bazat e infermjeristikës dhe proçedurat infermjerore”. Gjirokastër 2020.

Altin Goxharaj: “Aplikimi i teknikave bashkëkohore në mjekësinë laboratorike”, Gjirokastër 2021.

Altin Goxharaj: “Praktikum i biokimisë klinike dhe mikrobiologjisë” Gjirokastër 2012.

Jani Rafti: Atheroskleroza”,

 Andrea Gudha: “Manuali teknik për kuadrot e mesme mjekësore” 1995

Andrea Gudha: “Mjekimi i Diarreve të mprehta me dehidrim të rëndë në repartin e Pediatrisë, spitali Gjirokastër”, Monografi për K.SH.1999.

Andrea Gudha: “Në kujtesën e një mjeku”, (Kazuistikë pediatrike). Raste të rralla në repartin e pediatrisë, spitali Gjirokastër. (980-1992) 2000.

Foto Biçuni: “Vlera e analizave biokimike”.

Laver Stroka, broshure, “Mjeku këshillon”.

 

Botime në revistat mjekësore

 Hodo Çelo: Disa konkluzione mbi mjekimin e strumave në rrethin e Gjirokastrës Shëndetësia popullore Nr 1 Tiranë 1980.

Hodo Çelo : Përfundime paraprake për endeminë e gushës në dy zona të rrethit Gjirokastër. Revista Mjekësore Tirane Nr. 5. 1993.

Hodo Çelo: Mbi efektet e kripës së jodizuar në disa zona të rrethit të Gjirokstrës. Revista Mjekësore Tiranë Nr2. 1987.

Hodo Çelo: Një rast me hypotiroidizëm në një fëmijë 4 ½ muaj. Nëna dhe fëmija Nr 21 1984.

 Hodo Çelo: Një rast me insulinomë e operuar me interes diagnostik dhe terapeutik. Buletini i Shkencave mjekësore Nr .2 .1980

Hodo Çelo: Efekti i profilaksisë së gushës me kripë të joduar në qytetin e Libohovës. Buletini Universitetit të Tiranës. Seria mjekësore Nr. 4 -1988.

Hodo Çelo :Sindromi hypoglicemik pa hypoglicemi. Shëndetësia popullore Nr. 4 – 1980.

Hodo Çelo : Një rast me helmim akut nga ergotamine., Shëndetësia popullore .Nr. 3-1977.

Vasil Kareco: Sëmundja ulçeroze në rrethin e Gjirokastrës. Revista mjekësore Nr. 5. 1988

Hodo Çelo: Kualifikimi i vazhdueshëm i mjekëve detyrë shtetërore dhe individuale. Buletini Urdhërit të mjekëve të Shqipërisë -2002.

Hodo Çelo, Isuf Kalo, Altin Goxharaj ,Bledi Çelo, Yllka Llanaj: Correlation between glucated hemoglobin (HbA 1 C) level and the incidenceof diabetic foot.- Bulletin of medical sciences. University of Medicine,Tirana – Faculty of medicine. Nr 3 Volume 44-2013. .

Hodo Çelo:Dinamics of Thyroid Gland Dysfunction.MEDICUS Nr 3 Europian University of Tirana. P. 25. Tiranë 2019

Vjollca Koko, Skënder Skënderaj , Dorina Ruci. The burden of rheumatic disorders within a locality. Bulletin of medical sciences. University of Medicine,Tirana – Faculty of medicine. Nr 3 Volume 44-2013.

Vjollca Koko, Ana Ndërpepa: 2nd Epidemiology and characteristics of Juvenile idiopathic arthritis in southern of Albania.National School of Public Haelth, Volume 2,p35-51.

Vjollca Koko et coll. Juvenil Idiopatic Arthritis në rajonin e Gjirokastrës. Revista Medicus Nr 6 Tiranë 2011.

Vjollca Koko, Ana Ndrepepa, Skender Skenderaj, Epidemiology of Rheumatoid Arthritis in Southern Albania. Mater Sociomed. 2015; 27(3).

Vjollca Koko: Ndrepepa. A, Skënderaj. S, Duhani si faktor risku në të sëmurët me Artrit Reumatoid. Medicus 2015, Vol 20 (1): 67- 72.

Vjollca Koko, Ana Ndrepepa, Skënder Skënderaj: “Severity of disease and frequency of predisposing factors in patients ëith Rheumatoid Arthritis in Southern Albania”. Albanian Medical Journal, 3, 2014, ph 59 -66.

Vjollca Koko, Ana Ndrepepa, Skënder Skënderaj, Avram Plumis, Teuta backa, Argjend Tafaj. Mater Sociomed. 2014 Feb; 26-9.

“An Epidemiological Study on Ankylosing Spondylitis in Southern Albania”

Vjollca Koko, Skënder Skënderaj, Dorina Ruci: The burden of Rheumatic Disorders within a locality.” Bulletin of Medical Sciences. University of Medicine, Faculty of Medicine. Number 3, Volume 44, 2013. ISSN: 2304 – 2354. Ph 80 – 84.

 Vjollca Koko: “Familjariteti i të sëmurëve me Ankylosing Spondylitis në Prefekturën Gjirokastër“, Medicus 2011; XVI (2): 38-41ISSN 1409-6366.UDC 61

Vjollca Koko. Health services in the District of Gjirokastra“ Public Health in Transition“; Balkan Public Health Care Series; Ministry of Health and Wealfare, Greece. National School of Public Health, Volume 2, ph 35-51, Athens, Greece. INTERREG II for Public Health in the Balkans, Athin 2000.

 

Referime në kongrese ndërkombëtare

 Vasil Kareco: HBVLimosi-i-I Alvaniqi Plevra. Konferenca Shqiptaro-Greke, Tiranë 1995.

Vjollca Koko: Mbi artritin Reumatoid, Prishtinë 2014.

Altin Goxharaj: AntiTg në subjektet e dyshuara për prezencë të disfunksionit autoimun të tiroides, Prishtinë 2014.

Altin Goxharaj: Niveli i HbA1C dhe këmba diabetike. Shkup 2015 Albshkenca.

Altin Goxharaj: Bashkëshoqërimi i TSH normale në prezencë të ATPO të lartë në tiroiditin autoimun.Albshkenca, Tiranë 2013.

Hodo Çelo: Edukimi diabetikëve në Gjirokastër (U paraqit dhe një broshurë illustrative) Grimentz Gjeneve Zvicer. 1994.

Hodo Çelo:- Efektet e profilaksisë së Gushës në Shqipëri

Kongresi Panballkanik në Stamboll 2004.

Hodo Çelo: Këmba diabetike në të sëmurët diabetik në  -Gjirokastër, Albshkenca. Shkup 2015.

Hodo Çelo et coll. :Dinamics of Thyroid Gland Dysfunction –Medicus Nr 3 P. 25 Tiranë 2019.

Vjollca Koko, Ana Ndrepepa. 2nd International Conference on Public Health Strategies and Priorities (ICPHSP – Vlora 2015): “Epidemiology and Characteristics of Juvenile Idiopathic Arthritis in Southern part of Albania” Ministry of Health and Ëealfare, Greece. National School of Public Health, Volume 2, ph 35-51, Athens, Greece. INTERREG II for Public Health in the Balkans. (Nëntor 2015).

Vjollca Koko, Ilir Akshija, Skënder Skënderaj: “Juvenil Idiopatic Arthritis në Rajonin Gjirokastër”. Takim Profesional Mjekësor, “Infeksionet Respiratore tek fëmijët“ organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, Gostivar. Botuar abstrakti. Botuar artikull i plotë në suplementin 6 të revistës Medicus 2011.

28 -29 Tetor 2011.

Vjollca Koko“ “Health services in the District of Gjirokastra“ Public Health in Transition“; Balkan Public Health Care Series; Ministry of Health and Ëealfare, Greece. National School of Public Health, Volume2, ph 35-51, Athens, Greece. INTERREG II for Public Health in the Balkans, Athinë 2000.

Vjollca Koko, Dorina Ruci, Artemisa Dralo, Noris Doraci: “Ankylosing Spondylitis & Quality of Life”. Konferenca e III-të “Rehabilitimi i Sëmundjeve degjenerative të Shpinës Lumbare’ organizuar nga Departamenti i Mjekësisë Fizike dhe Kirurgjisë Ortopedike, Universiteti i Janinës, Greqi. (Poster, botuar në librin e abstrakteve) 18 Nëntor 2011/

Vjollca Koko, Ana Ndrepepa, Skënder Skënderaj: “Duhani si faktor riskues dhe prognostik në Artritin Reumatoid”. Takim Profesional Mjekësor, Sëmundjet Kardiovaskulare: Rëndesia e prevenimit, Neoplazmat malinje – sfida shëndetësore e shekullit XXI, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë, Strugë. (abstrakt) 26-27 Tetor 2013,

***

Kualifikime

Vlen të përmënden edhe kualifikimet e organizuara në klinikat universitare në Tiranë.

Para viteve ’90 ishte si rregull që, herë pas here specialistët apo mjekët e përgjithshëm në spitale të kualifikoheshin për një kohë të shkurtër deri 3 muaj në klinikat pranë QSUT, për t’u informuar me të rejat shkencore, për metodat diagnostikuese dhe terapeutike.

Mbas viteve 1990 filloi kualifikimi në klinika nëpër Europë.

Fundi i shek. 20-të dhe fillimi i shek. 21-të sollën në botë zhvillime të vrullshme në bio-teknologji, teknologjinë mjekësore, industrinë farmaceutike.

Pajisja e spitalit me aparatura mjekësore bashkëkohore laboratorike e imazherike si: Echo, Scaner, Rezonancë magnetike, etj, hapja e shërbimeve të reja, si hemodializa etj, nga ana e personelit mjekësor të spitalit (mjekë, infermierë) u shoqërua me kualifikime në vazhdimësi në klinika të rendësishme mjekësore europiane si në Greqi, Itali, Francë, Portugali, etj.

Si të tillë mund të përmendim: Murat Kaçi në Itali dhe në Francë, Islam Buci në Itali, Hodo Çelo në Portugali e Itali, Jetmira Bashari Portugali. Lulëzim Çami, Kostja Hido, Bukuri Aloçi, Genci Naka (stomatolog), Liljana Sala, Vali Zeneli, Figali Kobuzi, Pèrparim Muço, Vezir Tena dhe Altin Goxharaj në Itali.

U specializuan 2 veta në Greqi si Spiro Thomaj imazheri, Anduela Qendro laboratori Biokimik Janinë. Shumë mjekë kaluan për kualifikim në spitale – Janinë.

Bashkëpunimi me Fakultetin e Mjekësisë dhe QSUT

Pa përmendur lidhjet direkte për problemet e diagnozës, terapisë, kualifikimeve e specializimeve, spitali i Gjirokastrës nga vitet 1986 deri 1992 ishte dhe qendër për praktikat e studentëve në repartet e Patologjisë dhe Kirurgjisë të drejtuar nga Dr. Hodo Çelo dhe Dr. Jorgo Kaçi. “Politeknikumi Mjekësor i Tiranës dërgonte për praktika një e dy mujore nxënësit në gjithë repartet e spitalit tonë. Mbaj mend që, ne, politeknikumasit flinim në spital në katin e sipërm, që ishte me tjegulla dhe i ndarë me kallamishte dhe suva (atëhere quhej kati KURENIN” (Hodo Çelo).

Spitali i Gjirokastrës ka mbajtur gjithmonë një rol të rendësishëm në mësimdhënie në Fakultetin e infermierisë të Universitetit “E. Çabej”.

Në lidhje me përgatitjen dhe mbrojtjen e gradave shkencore të gjitha rastet drejtohen nga klinikat Universitare të Fakultetit të Mjekësisë – Tiranë.

 

Sëfundmi, janë realizuar konsultat dhe komisionet mjekësore me QSUT, nëpërmjet telemedicinës.

***

Mirënjohje!

Në këtë referat u munduam të përshkruajmë veprimtarinë shkencor ndër vite në historikun e pasur një shekullor të spitalit të Gjirokastrës, si dhe përpjekjet shkencore në vazhdimësi të këtij kolektivi, duke iu kërkuar falje të gjithë atyre, që nuk u është përmendur emri, apo aktiviteti, pasojë e mungesës së dokumentacionit.

Shprehim mirënjohje dhe respekt të thellë për kontributin shkencor, mjaft të vyer, të të parëve tanë mjekë, për kolegët tanë, që janë larguar nga kjo jetë, si dhe brezit të ri të mjekëve i urojmë: rrugëtim të mbarë dhe suksese në shkencën e Mjekësisë!

 

Referencat

 

  1. Fejzi Hoxha “Historiku i Mjekësisë Shqiptare”, 1960.
  2. Hodo Çelo dhe Tahir Bitri. Referat, përgatitur në 50 vjetorin e Spitalit të ri (2000).
  3. Arkiva Qendrore, Tiranë “Statistikë e lëvizjes demografike dhe gjëndjes shëndetësore në periudhën 1927 – 1932”.
  4. Revista “Statistika dhe Observasione gjatë vitit 1937 të Spitalit të Shtetit të Gjirokastrës”.Botuar nga Librarija Javer Gorica – Gjirokastër.
  5. Ali Deliallisi “Studim për sëmundjen e Brucelozës në Gjirokastër dhe rrethinat”, 1957.
  6. Arkiva e Shoqatës Mjekësore – Gjirokastër
  7. Fletë-palosje nga programet e konferencave ndër vite në spitalin e Gjirokastrës
  8. Andrea Gudha “Në kujtesën e një mjeku”, 2000.
  9. “Fakulteti i Mjekësisë UT, 50 vjet histori (1952 -2002)” nën drejtimin e Andrea Gudha, 2002.

 

Gjirokastër. Gusht, 2023

 

 

 

Please follow and like us: