Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: ABORTI I PËRSËRITUR

ABORTI I PËRSËRITUR (rekurent)
Aborti rekurent përkufizohet si humbja e 3 ose më shumë shtatzënive të njëpasnjëshme, para arritjes së jetueshmërisë së fetusit (22 javë). Ky problem prek 1% të gjithë grave.
Faktorët etiologjikë të abortit rekurent, të përmbledhur shkurtimisht janë:
-Anomalitë anatomike të aparatit gjenital (anomalitë e hapësirës brenda uterusit).
-Sindromi i antitrupave antifosfolipidë (që shkaktojnë tendencë per të rritur koagulim të gjakut dhe formim trombesh)
-Sëmundje sistemike të nënës (Diabeti i sheqerit, çrregullimet e tiroideve)
-Histori për humbje të shtatzënisë gjatë tremujorit të dytë ose të tretë, si pasojë e plasjes së hershme të membranave ose dilatacioni i padhimbshëm i qafës së mitrës (pamjaftueshmëria cervikale)
-Sëmundje infektive të nënës (Vaginoza bakteriale, apo infeksione të tjera)
-Anomalitë familjare të koagulimit të gjakut (Faktori V Leyden)
-Anomali të kariotipit të njërit apo të dy partnerëve
Duke marë në konsideratë shkakësinë, që është mjaft e gjerë, edhe plani i menaxhimit të abortit rekurent konsiston në investigimin për zbulimin e faktorëve të mundshëm dhe më tej në trajtimin në varësi të shkakut.
Please follow and like us: