Sylë Ukshini: Beteja e Kosovës, historia, miti, ideologjia
Beteja e Kosovës e vitit 1389, e cila u zhvillua afër qytetit të Prishtinës, ndërmjet ushtrive të koalicionit të krishterë ballkanik dhe osmane, ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popullsisë ballkanike, shqiptarë, serbë, boshnajk, vllahë e popuj terë të ballkanikë, për të ndalur suksesin e ekspansionit osman në Gadishullin Ballkanik. Kjo betejë, e cila u zhvillua nën drejtimin e princit serb Lazar Hrebeljanović dhe Sulltan Muratit I (1360–89 përfundoi me fitoren e ushtrisë osmane dhe vrasjen e princ Llazarit dhe Sulltan Muratit. Shumë shekuj më vonë, kjo betejë u bë një ngjarje e rëndësishme në historinë ballkanike, megjithëse mund të mos ketë qenë aq vendimtare historikisht dhe politikisht sa pretendohet shpesh në historiografinë shqiptare dhe sidomos në atë serbe. Ky studim trajton një episod historik, i cili është ose e kanë bërë që të jetë një nga më të rëndësihmit e gjithë historinsë së rajonit dhe përpiqet të vërë në vendin e tyre disa pasaktësi, ekzagjerime dhe mite që janë zhvilluar rreth kësaj beteje. Punimi paraqet tri qëndrime të ndryshme mbi të njëjtën sekuencë ngjarjesh: perspektivën shqiptare, serbe dhe ndërkombëtare, të cilat sjellin përfundime të ndryshme, por edhe të pasakta. Beteja e Kosovës në historiografinë shqiptare si dhe në eposin shqiptar kurrë nuk ka luajtur rol të rëndësishë, sikurse që luajti miti serb për Kosovën. Theksi i historiografisë shqiptare më shumë se për Betejën e Kosovës është e përqëndruar mbi karakterin e autotoktonisë së shqiptarëve si paardhssëit e vetëm të ilirëve dhe mbi ekzistimin e një shteti shqiptar në shekulllin e XII: Në librat shkollor të historisë të botuar në Tiranë dhe në Prishtinë, i kushtojnë pak hapësirë Betejsës së Kosovës. Nga perpsektiva shqiptare, Beteja e Kosovës ishte një luftë mbrojtëse e një koalicioni të krishterë ballkanikë, ku krahas popujve të rajonit, morën pjesë edhe shqipotarët. Në anën tjetër, për shumë serbë, që nga shekulli XIX, Beteja e Kosovës është shndërruar një mit i rëndësishëm, ku pos serbëve, shqiptarëve dhe popujt tjerë pothuajse fshihen nga ngjarje në historinë osmane dhe në historinë e Ballkanit. E megjithatë, Beteja e Kosovës nga perspektive serbe ishte arsyeja për rënien e perandorisë dikur të fuqishme mesjetare serbe. Këto kujtime dhe interpretimet janë përdorur për të forcuar identitetin kombëtar serb dhe për të mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, ku shumica e popullatës është shqiptarëve. Ndërkaq, për historianët ndërkombëtarë (Noel Malcolm, Oliver Jens Schmitt e të tjerë) kanë vlerësuar nuk duhet te te idealizohet apo të ndërlikohet, por te te vlerësohet në lidhje me ndryshimet e mëdha që po ndodhnin në kohën e asaj epoke. Në këtë kontekst, për sa i përket rënëdissë së kësaj beteje, kryesisht historinanët ndërkombëtarë pohojnë se fitorja e hershme osmane në Marica, në Bullagri më 1371, ka pasur pasoja më të mëdha sesa Beteja e Kosovës dhe se beteja në Maricë ka pasur ndikimin kryesor në pushtimin e përgjithshëm të Ballkanit.