Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: Kujdes maksimal për higjenën orale

Nëse nuk tregoni kujdes maksimal për higjenën orale, mund të rrezikoni që të prekeni nga sëmundja e shekullit, Alzaimer. Një grup shkencetarësh, nga “University of Central Lancashire” kanë dalë në këtë përfundim pasi kanë studiuar një grup prej 20 personash që kishin probleme me dhëmbët.
Pjesa më e madhe e tyre, kishin dhëmbët e palare, por nga ana tjetër sëmundjen e ndihmonin edhe mikrobet që mbajnë çamçakëzët. Edhe kërkimet që u bënë tek kafshët kanë konfirmuar të njëjtin përfundim si tek qëniet njerëzore, se bakteriet që dëmtojnë gingivat e gjejnë lehtësisht rrugën për të shkuar në tru dhe për të vrarë neuronet.
Në kushte të tilla vizitat e vazhdueshme tek dentisti dhe higjena vetjake janë më të rëndësishme sesa mund të keni menduar më para. Sëmundja Alzaimer, është “tharja” e një pjese të trurit, që sjell probleme me kujtesën, të menduarit dhe sjelljen gje që ndikon drejtpërsëdrejti në jetësen normale të individit.
Please follow and like us: