Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Dashuria gjendet brenda nesh…

“Njeriu kalon një jetë të tërë në kërkim të dashurisë, për ta kuptuar në fund se ajo gjindet brenda nesh”, Dr. Vlora Obertinca.
Secili nga ne kemi nevojë për dashuri që nga lindja e deri në fund të jetës. Dashuria nuk njeh moshë, ajo gjithmonë mbetet e re ngase ajo është energji e cila ku prek lulëzon, ku prek lumturon, ku prek shëron. Andaj të gjithë duan të jenë pjesë e kësaj energjie shëruese që na bën të ndjehemi thuajse mund të fluturojmë pa pasur krah. Aq e fortë dhe aq bukur që është kjo energji dhe me të drejtë dashuria quhet edhe energji hyjnore.
Një gjë duhet ta kemi të kjartë. Në mënyrë që të kemi dashuri në jetë duhet të dhurojmë dashuri njëkohësisht.
Çdo dashuri në çift ka fillimin dhe mbarimin e vet dhe çdo varësi e tepërt me partnerin shkakton lëndime pas ndarjes. Jo kot thuhet se koha shëron plagët dhe çdo gjë bie në vend të vet me kalimin e kohës.
Të dashurit e mi, nuk është vonë kurrë për ta kuptuar se dashuria e përjetshme gjindet brenda nesh. Andaj, gjejeni dashurinë brenda vetes tuaj dhe duajeni veten pa kushte në rend të parë. Dhe kur arrini ta duani veten, ju do të ngriheni në frekuenca të larta energjetike, ku do ta kuptoni që dashuria e një njeriu për ju është e përkohshme, por dashuria juaj e brendshme është e përjetshme.
Vetëm atëherë kur e gjeni këtë dashuri, do të jeni në gjendje të jetoni në harmoni me mendjen, trupin dhe shpirtin. Shumë nga ne e kërkojmë këtë energji, por kur e gjejmë pak nga ne dijmë ta mbajmë dhe ta kurojmë!
Please follow and like us: