KOLEGJI AAB HAP THIRRJEN PËR SHKËMBIM STUDENTOR NË GJERMANI
22 Gusht 2023
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja nga Kolegji AAB për shkëmbim studentor në Schmalkalden University of Applied Sciences (SUAS) Gjermani për semestrin veror 2023/2024.
Kriteret për aplikim janë si vijon:
- Të jetë student aktiv i Kolegjit AAB në nivelin Bachelor
- Të ketë 8-10 provime të përfunduara
- Të jetë student i Fakultetit Ekonomik, Juridik apo Shkenca Kompjuterike
- Nota mesatare: minimumi 8.5
- Njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)
Thirrjen e plotë dhe formën për aplikim mund ta gjeni në linkun: https://aab-edu.net/bashkepunimet/thirrjet-per-studentet/
Data e fundit për aplikim është 04.09.2023 deri në ora 16:00.
Please follow and like us: