Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzohet avioni privat, gjen vdekjen shefi i Wagner, Prigozhin

Dhjetë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës.

Sky News citon Autoritetin e Aviacionit Civil Rus që tha se edhe shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve.

Edhe BBC raporton se mes viktimave është Prigozhin.

Shtatë pasagjerë dhe tre persona të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Grupi i Wagner akuzoi se aeroplani u rrëzua nga anti ajrorët rusë.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon rrëzimin e avionit ku ndodhej Prigozhin.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/08/ssstwitter.com_1692811269510.mp4?_=1

Please follow and like us: