Anila Kalleshi: Mjekimi më i mirë i obezitetit
Mjekimi më i mirë i obezitetit, peshës së tepërt, është parandalimi i saj që në fëmijëri. Katër vitet e para të jetës janë vendimtare në formimin e indit dhjamor e të zakoneve të ushqyerjes. Por në këtë fazë të fëmijërisë fatkeqësisht, të gjithë prindërit lakmojmë t’i kemi fëmijët sa më të shëndoshë. I ndjekim nga mbrapa për t’i ushqyer me zor. E gjithë kjo luftë e përpjekje bëhet që fëmija të ketë ca faqe të kuqe e të jetë sa më “buçko”. Asnjë nuk përpiqet të kuptojë që padashur, fëmijëve u bëjmë një dëm pothuaj të pandreqshëm e që do t’u kushtojë shumë shtrenjtë gjatë gjithë jetës së tyre, pasi të jenë rritur e në mënyrë të veçantë pas moshës 40 vjeç. Një fëmijë i ushqyer në këtë mënyrë në të shumtën e rasteve bëhet obez. Prandaj kujdes!