Albspirit

Media/News/Publishing

Lukaçi ngre në këmbë DSO-Berlin në sallën emblematike “Berliner Philharmonie”

Voal.ch – Në video jeni duke parë hyrjen e violinistit Daniel Vlashi Lukaçi në sallën emblematike “Berliner Philharmonie”, dhe që e ngre në këmbë DSO-Berlin (Deutsches Symphonie-Orchester Berlin )  nën duartrokitjet e platesë gjigande plot simpati e vlerësim.

Megjithëse është normal si protokoll koncerti, por e kush mund të ta falë këtë ngjitje në DSO-Berlin, që prej garave aq konkuruese ngjan si kryefitoret e betejave ?!

E kush nuk do të emocionohet kur ta shohë këtë video se si ngrihet në këmbë e gjithë Orkestra Sinfonike e Gjermanisë, Berlin përpara një djaloshi 26 vjeçar, violinistit virtuoz Daniel Vlashi Lukaçi.

Gjithë kjo arritje që i bën krenar çdo shqiptar është frut i talentit, punës kolosale mbi 20 vjeçare, i edukatës, traditës e kulturës familjare nga babai dhe nëna.

Danieli ka lindur në Spanjë dhe sipas ligjit spanjoll ai i mban dy mbiemrat Vlashi – Lukaçi,që i japin dritë emrit të tij dhe Danieli dritë atyre, sepse janë dy familje të mëdha shqiptare.

Edhe paraqitje e tij kaq elegante, kaq emocionuese, që të ngre peshë,  që të rrit adrenalinën, që t’i loton sytë e të rrëqeth lidhet edhe ajo me prejardhjen e gjakut shqiptar!

Voal.ch i uron Daniel Vlashi Lukaçit lartësi të reja, për të treguar se shqiptarët rilindin e lartohen kësisoj, me talent, me punë dhe me dinjitet.

(Video) Violinisti shqiptar 26 vjeçar Daniel Vlashi Lukaçi ngre në këmbë DSO-Berlin në sallën emblematike “Berliner Philharmonie”

Please follow and like us: