Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Llazo: Përse duhet vizituar Shqipëria? 

Shqipëria kjo kjo tokë e pasur me bukuri të shumta natyrore, pasuri arkeologjike ku gjenden thellë vende përtej egzistencës së saj moderne është toka ku përmes shekujve janë përhapur shumë kultura që nga ilirët, venecianet, greket, turqit, romaket duke lënë pas gjurmët e tyre. Antikiteti dhe modernia ndërthuren bukur në çdo cep të saj duke i shtuar vlerat por jo vetem, duke e bërë atë si nje ndër destinacionet më të vizituara kohët e fundit. E gjendur mes maleve dhe detit, fushave, kodrave, luginave, lumenjve dhe liqeneve me peisazhet shumë ngjyrëshe ajo të mahnit me panoramen e saj mbresëlënëse e cila mbetet gjatë në kujtesen e turistëve të cilët shpesh herë janë shprehur se do të rikthehen përsëri në Shqipëri dhe madje do e rekomandojnë atë si destinacion që ja vlen për tu vizituar. Fakti që jemi një vend i vogël dhe ndoshta jo shumë i zhvilluar ekonomikisht duhet të na bëj krenar që jemi pjesë e një vendi të cilit natyra i ka dhuruar bukuritë në mënyren më të mirë të mundshme dhe në një të ardhme të afërt të kthehet në destinacionin kryesor dhe kultura jonë të përhapet në të gjithë botën. Në rrugët e kryeqytetit por jo vetem syri të ndeshet me grupe të mëdha turistesh të shoqëruar me ose pa guida të cilët duan të njihen me bukuritë, kulturën dhe traditat e këtij vendi të vogël në zemër të Europës. Bregdeti shqiptar me plazhet ranore dhe shkëmbore dhe ujërat kurativ është i mbipopulluar nga vendas dhe të huaj që shijojnë ujërat e kristaltë nën rrezet e nxehta të djellit. E më tej bujtinat në zonat e freskëta malore pa anashkaluar kalatë e gurëta dhe arkeologjinë në zonat e mbrojtura nga UNESCO. Klima e shëndetshme tipike mesdhetare të jep mundësinë t’a vizitosh në çdo sezon duke shijuar më tej bukuritë e secilës stinë. Mikëpritja është një tipar tjetër karakterizues që e dallon nga vendet e tjera te rajonit por jo vetëm, ku çdo vizitor do ndjehej si në shtëpinë e tij. Shqipëria toka e shqiponjave dhe pasardhesve të ilirëve po përparon drejt zhvillimit të qëndrueshem si rruga drejt përparimit ekonomik, social dhe kulturor shtruar me qëllime të mira dhe një të ardhme të lulëzuar

Please follow and like us: