Albspirit

Media/News/Publishing

Faik Konica për rilindasit martirë, Pandeli & Koço Sotiri

(Shkruar në vitin 1897 në revistën nr. 8 “Albania” që dilte në Bruksel. Suplimenti në frëngjisht. Revista dilte në gjuhët: Shqip, Fërgjisht, Turqisht. Publikoi Koco Mosko).
Shkolla në Obeliq, Kosovë që mban emrin e Pandeli Sotirit, (foto e Bajram Asllanit)
HISTORIA E SHKOLLËS SHQIPTARE TË KORÇËS
Qyteti më fanatik i Shqipërisë së Jugut, Meka e sotme dhe Roma e Mesjetës, të ndërtuara përballë njëra- tjetrës; një lumë ndan lagjen muhamedane nga lagjja e krishterë dhe kur një i krishterë i jep me qira shtëpinë e tij një muhamedani, ose anasjelltas, ai konsiderohet renegat, bashkëfetarët e tij nuk i flasin më, ai përbuzet dhe izolohet si Le – heronjtë e qytetit të Aostës. Ka kafene të destinuara vetëm për të krishterët, dhe ka kafene ku mund të shkojnë vetëm muhamedanët; dhe një urrejtje shtazarake dhe mashtruese ngjallej kundër njëri-tjetrit.
Këta fëmijë e të rritur që flasin të njëjtën gjuhë, që ndjekin të njëjtat zakone, që kanë të njëjtin gjak, urrejtje të ndezur nga priftërinjtë, injoranca e të cilëve nuk ka të barabartë me tradhtinë: Tani keni një ide për Korçën, një qytet shqiptar me 20,000 shpirtra, i vendosur në vilajetin e Manastirit, në jug të liqenit të Okhrit.
Krijimi i një shkolle shqipe në këtë fokus pasionesh fetare do të thoshte të ktheje mendjet drejt preokupimeve të një natyre tjetër, t’u hapte atyre horizonte më pak të ngushta; ishte për t’u dhënë këtyre burrave të egër vetëdijen e kombësisë së tyre, për rrjedhojë për t’i afruar ata dhe për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të tyre të pahijshme për përfitimin më të madh të qeverisë së Madhërisë së Tij Sulltanit.
Por përpjekja për të krijuar një shkollë të tillë në një mjedis të tillë dukej e kotë. Dy burra guximtarë e të devotshëm, dy shqiptarë të vërtetë, tentuan, megjithatë, dymbëdhjetë vjet më parë këtë trill atdhetar dhe ia dolën derinë një pikë.
Kur Pandeli dhe Koço, vendas nga Gjinokastre, hapën shkollën e parë shqipe në Korçë, midis paraardhësve ortodoksë u bë një shtangim i indinjuar: shqipja, ajo gjuhë e ulët dhe sakrilegjike, guxoi të mësohej! Dhe menjëherë filluan intrigat. Patriarkana lëvizi bëri hapa urgjent që të urdhërohej mbyllja e shkollës shqipe; por Madhëria e Tij Sulltani u përgjigj se kleri grek nuk kishte punë të ndërhynte në një çështje që nuk ishte as fetare e as antifetare dhe që kishte të bënte vetëm me Ministrin e Udhëzimeve Publike. Qëndrueshmëria e kësaj përgjigje perandorake i habiti armiqtë tanë: ata duhej të kërkonin të tjera mjete të persekutimit…
…Fatkeqësisht, as fanatizmi i muhamedanëve shqiptarë nuk mbeti joaktiv, disa zyrtarë të vegjël filluan të intrigojnë, duke lënë të kuptohet se ishte në kundërshtim me porositë e Kuranit për të dërguar fëmijët në një shkollë shqipe; ata besonin se këta njerëz fatkeq do të fitonin hiret( simpatinë) e Sulltanit…
*
Please follow and like us: