Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Asgjë s’është më e shenjtë dhe më e drejtë se paraja e ndershme

Një vajzë që e përkufizojnë si gangsterre, i bën të dashurit surprize para dyerve të burgut dhe sfidë SPAK, sipas një portali.

Me la shije të hidhur si lajm, ndaj dua të bëj një apel, mbase ndonjëri/a e lexon e dëgjon dhe nxjerr 2 -3 mësime prej këtij statusi të shkurtër.

1- Vajzave që presin makina e të mira materiale nga këto personazhe: Mos, mos, mos, po i bēn një dëm të madh jetës tënde, pafajësisë së moshës dhe të ardhmes; ata lloj personash, dije që nuk ta përtojnë t’iu marrin dinjitetin edhe jetën madje!

2- Portaleve: Ndaloni së publikuari këto lloj lajmesh se nuk ju shpëtojnë ato dreq pëlqime (like), se po jepni mesazhe pafund negative te brezat e paditur që rendin pas materies dhe parasë së shpejtë, që ka pasur dhe ka gjithnjë rrezik të lartë.

3- Prindërve: Mësojini fëmijët tuaj me punën në adoleshencë, madje që në fëmijërinë e hershme, ndryshe mos prit të të dëgjojnë ata në moshën 20 vjeçare kur janë në universitet, ndërkohë edhe arsimin ia paguan ti, ndonëse mund te kesh fare pak të ardhura e aspak mundësi dhe një zot e di të shkon apo jo në shkollë fare gjatë gjithë vitit.

4- Të rinjve në këtë vend: U bëj thirrje si prind, si pedagoge e si njeri i librave që besoj fort te vlerat, ndërto të ardhmen me punë, asgjë në këtë botë nuk është më shenjtë as më e drejtë se paraja e ndershme me aq sa ti mundesh!

Unë të siguroj që ajo para e fituar me rrugë të gabuar ju sjell një varg-mal me probleme gjatë gjithë jetës tuaj, e sado lart do tëshkosh një ditë drejtësia të troket në derë!

Post scriptum: Dhe për ta çtensionuar pak situatën e këshillave të mia dramatike, po imagjinoja pak stafin e burgut me një mijë halle që presin autobusin e fundit me ik në shtëpi pasi ndërrojnë turnin e tretë, duke thënë: Eh sikur kjo vajza me ‘Porsche’, makinën e saj luksoze që 20 vjeç, të na dërgojë të paktën sonte deri në shtëpi!

Please follow and like us: