Kuvendi i Dytë i Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë
Në datat 4-5 shtator 2023, në mjediset e Hotel “Mondial”, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) organizon Kuvendin e Dytë të Studimeve Arbëreshe me temë: “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI” – Forum mes aktorëve kryesorë.
Ky Kuvend vjen në vijim të dy veprimtarive shkencore ndërkombëtare të zhvilluara në dy vitet e kaluara, përkatësisht Kuvendi I i Studimeve Arbëreshe në 2021 dhe Konferenca e Gjuhëve në Rrezik në bashkëpunim me FEL (Federatën e Gjuhëve në rrezik) me seli në Londër, në lidhje me rëndësinë parësore dhe emergjencën e strategjive dhe politikave të duhura mbi gjuhën arbëreshe.
Kuvendi do të mbledhë së bashku emrat më të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar të fushës së studimit dhe të hartimit të strategjive politikbërëse për rijetëzimin e gjuhëve minoritare; studiuesit, përfaqësuesit e institucioneve evropiane mbi politikat gjuhësore si dhe përfaqësuesit e komunitetit arbëresh, të cilët pritet të sjellin ekspertizën e tyre dhe disa strategji bashkëkohore që kontribuojnë në ruajtjen e gjuhëve në rrezik, siç është rasti i arbërishtes.
Ky Kuvend synon jo thjesht të nxjerrë në pah gjendjen aktuale të arbërishtes, por sidomos të koordinojë bashkëpunimin ndërinstitucional e komunitar për të mbrojtur dhe zgjeruar sferën e përdorimit të arbërishtes, në kuadrin e politikave të shtetit shqiptar ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme të diasporës sonë historike.
————————————–
Lunedì 4 e martedì 5 settembre convegno organizzato da QSPA e dedicato allo stato di salute attuale della Lingua Arbëresh.
Molti studiosi internazionali presenti con relazioni dedicate a strategie di sopravvivenza e a proposte di interazione tra il sistema normativo e quello scolastico.
Tutte le informazioni e il programma completo delle due giornate di studio a breve nel link contenuto nel primo commento.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët