Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad

Ferid Murad, mjek e farmakolog shqiptaro amerikan, vdiq më 4 shtator në shtëpinë e tij Menlo Park të Kalifornisë.

Zoti Ferid Murad lindi në Whiting të Indianas, në vitin 1936. I ati ishte John (Xhabir) Murad nga Gostivari. Ai studioi në në Universitetin DePauw në Greencastle të Indianas, ku u diplomua në vitin 1958, ndërsa mori titullin doktor shkencash në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland të Ohios.

Më pas punoi në Universitetin e Virxhinias deri në vitin 1981 për të kaluar në Universitetin e Stanfordit.

Në fillim të viteve të 70-ta Ferid Muradi filloi kërkimet mbi rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular dhe zbuloi se ai luan një rol thelbësor në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ky zbulim çoi në zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe i siguroi atij Çmimin Nobel në vitin 1998.

Please follow and like us: