Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Kalleshi: 11 kura në kushte shtëpie për shërimin e kapsllëkut

Kura për kapsllëkun mund të jetë aq afër sa është kuzhina juaj!
Provoni këto kura natyrale për lehtësim më të shpejtë.
✅ Fara susami
Përbërja vajore e farave të susamit punon që të zbusë sipërfaqen e zorrëve e cila ndihmon nëse keni probleme me jashtëqitjen. Shtoni farat në drithëra apo sallatë, ose hidhini në një Mullins kafeje ku më pas spërkateni në ushqim. Kjo kurë është e preferuara e shëruesve kinezë.
✅ Melasë
Një lugë gjelle e melasës përpara se të flini ju lehtëson kapsllëkun që në mëngjes të ndiheni më mirë. Melasa zihet dhe përqëndrohet rreth 3 herë kështu që përmban vitamina, minerale dhe në veçanti magnez që ju ndihmon në lehtësimin e kapsëllkut.
✅ Fibrat
Fibrat sillen si pastrues, duke pastruar ushqimin (në veçanti mbetjet) nga zona e tretjes dhe duke eliminuar ujin. Në këtë mënyrë i jep muskujve në traktin GI një vend ku të mbahen, kështu që ushqimi mund të kalojë me lehtësi pa pasur pengesa. Synoni 20 dhe 35 gr fibra në ditë që të jeni në rregull. Zakonisht ushqimet që janë të pasura në fibra përfshijnë: drithërat, fasulet, tërshërë, bajame dhe shumë fruta e perime. Nesë jeni në kapsllëk dhe po merrni fibra të mjaftueshme, kini parasysh të pini sa më shumë ujë.
✅ Çaj menteje ose xhinxheri
Menteja dhe xhinxheri janë të provuara shkencërisht si dy mënyra alternative për të ndihmuar në problemet me sistemin tretëss. Mentetja përmban mentol që ka efekt antispazmë që relakson muskujt. Xhinxheri është një barnë paralajmëruese që brenda trupit gjeneron nxehtësinë. Brenda në çaj, uji i nxehtë do të stimulojë procesin e nxjerrjes së ushqimit. Çaji i dandelinos është gjithashtu një laksativ i butë dhe detoks.
✅ Yndyrnat e shëndetshme
Vaji i ullirit, lajthitë dhe avokadot përmbajnë të gjithë yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë procesi të vazhdojë lehtësisht dhe që problemi i kapsllëkut të eliminohet. Një sallatë jeshile me vaj ulliri, me pak lajthi, ose fruta janë një opsion i mirë. Edhe nëse vrisni mendjen për peshën, yndyrnat e shëndetshme janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve të trupit.
✅ Uji me limon
Acidi citrik në ujin me limon sillet një stimulant në sistemin tretës dhe ju ndihmon të hiqni toksinat nga trupi. Shtrydhni pak lëng limoni në një gotë me ujë çdo mëngjes ose shtoni limon në çaj. Kjo është një metodë që ju jep freski, shërim të shpejtë dhe afatgjatë mbi kapsllëkun si dhe përmirëson sistemin tretës.
✅ Kafeja
Kafeja mund të stimulojë kolonin e zorrëve dhe mund të shpejtojë udhëtimin tuaj drejt banjës. Dhe pije të tjera të nxehta gjithashtu bëjnë punë me pak lëng limoni ose mjaltë. Kafeja ndihmon në kalimin e shpejtë të urinës kështu që kini parasysh të pini sa më shumë ujë, ndryshe kapsllëku do të përkeqësohet.
✅ Rrush i thatë
I pasur në fibra, rrushi i thatë përmban acid tartarik i cili ka efekt laksativ. Në një studim doktorët këmbëngulën që ata që hanë një kuti të vogël me rrush të thatë në ditë, ndikonte që ushqimi i tyre të kalonte në sistemin tretës sa gjysma e kohës së atyre që nuk i konsumonin. Qershitë dhe kajsitë janë një alternativë shumë efektive.
✅ Kumbullat e thata
Këto fruta të pasura në fibra janë një kurë në kushte shtëpie në normalizimin e sistemit tretës. 3 kumbulla të thata përmbajnë 3 gramë fibra dhe gjithashtu kanë një përbërje që shtyn kontraksionet e vazhdueshme. Një frut tjetër i mrekullueshëm janë fiqtë që mund të mos shkaktojnë aq shumë fryrje sa kumbullat e thata.
✅ Vaji i kastorit
Ky ilaç në kushte shtëpie është përdorur për breza me rradhë. Një nga perdorimet primare të vajit të kastorit është si një laksativ; merrni 1 ose 2 lugë çaji me stomakun bosh dhe shihni rezultatet për 8 orë. Pse? Një përbërës që vaji ka përfshihet në substance dhe stimulon zorrët e holla dhe të trasha.
✅ Ushtrimet fizike
Dhe një shëtitje 15-minutëshe çdo ditë mund t’ju ndihmojë që ushqimi juaj të lëvizë më me shpejtësi. Nëqoftëse flini pas nje vakti të rëndë, mundohuni të lëvzni në vend që të shtriheni. Duke filluar këtë proces mund t’ju ndihmojë të shmangni atë ndjesinë e të ngopurit që shpesh ndiqet nga një vakt i madh.
Please follow and like us: