Albspirit

Media/News/Publishing

Vjosa Osmani: Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook e përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e angazhuara në këtë arritje.

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!

Please follow and like us: