Lëvizja antiosmane e “plugjeve” e majit 1910 në Dibër
Lëvizja antiosmane e “plugjeve” e majit 1910 në Dibër, lëvizje unikale në të gjitha viset shqiptare
Nga Sakip Cami
Në Dibër në maj të vitit 1910 është organizuar një kuvend, një lëvizje jo vetëm me armë, por edhe me plugje, me pjesët e hekurta të parmendave, në shenjë proteste për të mos mbjellur dhe për rrjedhojë për të mos paguar taksat Perandorisë Osmane.
(Në këtë kuvend kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësues nga Labëria, Braho Kanina e Ceco Gjera)
Shkrimtari Sterjo Spasse në romanin e tij: ”Kryengritësit” në faqen 38 shkruan:…”Për Braho Kaninën e Ceco Gjerën ky ishte kuvend cuditshëm, kuvend jo vetëm me armë, por edhe me plore parmendash. Natën pamë nëpër male me dhjetra zjarre… I kemi ndezur t’i shohë hiqimeti në Shehër të Dibrës… u tregonte miqve nga Labëria, Sheh Sula i Zerqanit….”[1]
Kryengritjet dhe lëvizjet antiosmane kanë qenë të shumta në të gjithë viset shqiptare, por në Dibër ka një vecori se në maj të vitit 1910 është organizuar një kuvend, një lëvizje jo vetëm me armë, por edhe me plugje, me pjesët e hekurta të parmendave, në shenjë proteste për të mos mbjellur dhe për rrjedhojë për të mos paguar taksat Perandorisë Osmane.
Ky kuvend i “Dheut” pati organizator kryesor Mbretin e Maleve Mersim Dema , kreun e Malit, (Krahinës), së Grykës së Vogël. Në këtë kuvend morën pjesë katër male (krahina), Gryka e Vogël, Gryka e Madhe, Bulqiza dhe Luznia. Ai u zhvillua te “Gropat e Ukut” në perëndim të Homeshit, një vend strategjik ku kryqëzoheshin rrugët drejt Dibrës së Poshtme dhe Dibrës së Epërme. Gryka e Madhe përfaqësohej nga kreu i tyre Sheh Sula, Bulqiza nga Osman Karaj dhe Luznia nga Murrja.
Komiteti i fshehtë shqiptar i Manastirit punonte për ngritjen e cetave shqiptare. U ngritën kështu 7 ceta të udhëhequra nga Mersim Dema, Dan Cami, Fetah Cami, Shaqir Dema, Dine Dema, Daut Murrja, Xheladin Seferi.[2]
Për rritjen e lëvizjen antiosmane në Grykë të Vogël kishte punuar edhe Shyqyri Bej Qoku, i biri i Iljas Pashë Dibrës (Qokut). Ai rrinte te shtëpia e Rrahman Lekës në Kovashicë dhe bënte takime me krerët e maleve dhe kryepleqtë.
Para se të mblidheshin te Gropat e Ukut, Mersim Dema i mblodhi fshatarët e tij te shtëpia e Mete Krrusës.[3] Mersimi u kishte treguar se ishte lidhur itifaku[4] se sapo të jepet lajmi, (sinjali) do të mblidheshin te Gropat e Ukut, jo vetëm me pushkët, por edhe me ploret[5] sepse nuk këtë pranverë do të mbillet toka deri kur të largohen ushtarët osmanë dhe për rrjedhojë nuk do t’i paguhen taksa Turqisë. Këtë premtim ai na e kërkonte mbi flamur tregonte Sahit Veliu nga fshati Homesh.
Për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e Kuvendit në Gropat e Ukut ishin organizuar ceta me luftëtarë të armatosur që komandoheshin nga Jashar Zeneli, Shahin Daci, Xhemal Cani, Cup Duka. Ishin caktuar edhe njerëzit që do të sillnin bukë e ushqim për pjesëmarrësit e kuvendit[6].
Meqenës cadrat e ushtarëve turq ishin buzë zallit, në Mejë të kalasë, Mersim Dema e vendosi ta bëjë kuvendin në thellësi të maleve. Sa erdhi haberi njerëzit e caktuar u nisën për te Gropat e Ukut.
Ishte maj i vitit 1910. U mblodhën rreth 5000 malësorë. Kishin ardhur edhe dy përfaqësues nga Labëria, BrahoKanina e Ceco Gjera.
Shkrimtari Sterjo Spasse te romani “Kryengritësit” në faqen 38 shkruan: …”Për Braho Kaninën e Ceco Gjerën ky ishte kuvend i çuditshëm, kuvend jo vetëm me armë, por edhe me plore parmendash. Natën pamë nëpër male me dhjetra zjarre… I kemi ndezur t’i shohë hiqimeti në Shehër të Dibrës… u tregonte miqve nga Labëria, Sheh Sula i Zerqanit….”[7]
Në kuvend u morën disa vendime. Pas 22 ditësh ushtarët osmanë morën ultimatumin për t’u larguar nga Gryka e Vogël dhe Dibra. Bimbashi turk Melazin Evelin kërkonte shpërndarjen dhe shuarjen e kryengritjes[8], por kryengritësit dogjën postën turke te Meja e Kalasë.
Pas largimit të ushtarëve turq, malsorët filluan mbjelljen e tokave. Pas kuvendit të “Gropës së Ukut” turqit nuk u afruan më në këtë krahinë. Kuvendi i Dheut te Gropat e Ukut shënoi një faqetë re në historinë e maleve të Dibrës, një demonstrim mencurie e force që nuk ishte parë deri në atë kohë.
Historiani vendor Mendu Dema nga Homeshi, sot 88vjec, ka patur kontakte dhe biseda me pjesëmarrësit në këtë kuvend si: Sahit Veliu, Rexh Kazani, Xheladin Manjani, Izet Manjani, Cep Lami, Murat Dema, Ramadan Rusi, Riza Rusi, Haziz Manjani, Bajram Tomja, Sul Rama, Riza Manjani (i vjetri), Mete Lurthi, Sali Manjani, Mustafa Dema, Zenel Tomja, Elmas Dema etj. Fatmirësisht ai i ka hedhur në librin e tij:”Homeshi nëpër shekuj”.
[1] Sterjo Spasse, romani “Kryengritësit, faqe 88.
[2]Moisi Murra, “Mersim Dema” faqe 87.
[3]MenduDema, “Homeshinëpërshekuj” faqe 102.
[4]Itifak, turqisht, shqip, besëlidhje.
[5]Pjesët metalike që u vihen parmendave të drurit.
[6]Mendu Dema, po aty.
[7]Sterjo Spasse, romani “Kryengritësit, faqe 88.
[8]Skënder Menzelxhiu, “Nëpër faqete një ditari” faqe 124.