Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Vishu me mirësi dhe përveç dijes dhuro shumë dashuri!

 

Në ditën e parë të shkollës, apeli i Drejtores së @qendra_xhoi_xhulia për kolegët mësues!

 

Në rolin e mësueses, pedagoges dhe sot si drejtuese e një qendre arti më fëmijë, adoleshent dhe të rinj, kam disa këshilla të vogla, me rëndësi për mësuesit në ditën e parë të shkollës!

Të gjithë mësuesit vishen bukur ditën e parë të shkollës… por mos harro vish shpirtin me mirësi, botën e brendshme me paqe; një nxënësi në klasën e parë, vitin e parë apo çdo klase jepi kurajo, frymëzoje, shikoje në sy, foli në emër, buzëqeshi, fitoi simpatinë me fjalën, mësoi dhe kultivoi sa më tepër vlera sepse sot është koha e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale e bota ka ndryshuar, shpesh here nxënësi ka dije edhe më shumë se mësuesi!

Përpiquni sa të mundeni me lënë shenja pozitive dhe emër të mirë vitet që do punoni në arsim, arsimi nuk të pasuron kuletën por jetën, nëse ti e dashuron këtë profesion, ktheje në mision, ndryshe mos e vazhdo se ke mundësi të pafundme për t’u bërë i pasur, asnjëhere mos u krahasoni me profesionet e tjera, një mësues ka në dorë me modelin dhe rrugën që ndjek gjatë mësimëdhënies, të ardhmen e dhjetra e mijra brezave ndër vite, e formaton mirë ose i ndryshon jeten për keq!

Lufto të mbetesh në trurin e nxënësve të tu në formën më t’bukur të mundshme, jep dije, por shoqëroi ato me shumë dashuri…

Please follow and like us: