Historia e ushtarakëve shqiptarë për statusin e ushtarakut
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Libër homazh për ushtarakët
Libri i Dr. Kujtim Çako me objekt “Të drejta të pafituara”, është një homazh për brezin e ushtarakëve të FA që i shërbyen mbrojtjes së Atdheut. Botim i librit u kushtohet përpjekjeve demokratike për të fituar të drejtat e komunitetit të ushtarakëve të liruar dhe në pension nga Reforma në FA nga viti 1991 dhe në vazhdim. Zëri i tyre është dëgjua fuqishëm me anë të institucionit Shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” (AKUSH) e cila luftoi dhe u kthye në një faktor të rëndësishëm të shoqërisë tonë demokratike.
Autori ngre shqetësimin se për thellimin e reformës ekonomike në Shqipëri, mundet të rekomandohen dhe propozime konkrete të përfshira në Kartën e Forumit Ekonomik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të zhvillnar në vitin 2019. Ai thekson se e drejta e fitunr me ligj për pensionin e parakohshëm dhe të pleqërisë duhet të zbatohet kur baza ligjore është e plotë dhe e saktë.
Gjerësisht autori ndalet në kufizimet për llogaritjen e pensioneve në pajtim me kontributet, por theksnin e vendos në disa çështje drejtesie aksiomë, por që do të marrin drejtësi nga organet e drejtësisë pas vetingut të cilat janë si shkelja e të drejtave të komunitetit të ushtarakëve, cënimi i nivelit jetik i arritur dhe pozita kushtetuese e ushtarakut e fituar edhe me vendime të formës së prerë dhe përfundimtare të Gjykatës Kushteluese të RSH, për mos zbatimin e pensione në bazë të ligjit bazë-organike, “Për Statusin e Ushtarakut të FARSH” të vitit 1991 dhe 2004 miratuar me shurmicë të cilësuar nga 3/5 e parlamentit, por zëvendësohet dhe zbatohet me ligjin e sigurinteve shoqërore të miratuar me shumicë të thjeshtë, etj.
Autori me guxim shprehet se ka ardhur koha që të vendoset me ligj edhe “Statusi i Veteranit të FA” për të gjithë ushtarakët me moshë nga 70 vjeç e lartë dhe të ushtarakëve aktivë që janë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, për një kohë jo më pak se 3 muaj, etj
Autori në libër ka bërë një analizë shumë dimesionale, juridike, ekonomike, financiare dhe sociale. Ai ka kryer metodën e ballafaqim-krahasimit me të drejtat dhe liritë themelore të ushtarakëve. Mbi bazën e ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ai ka vendosur në qendër ushtarakun i cili në jëtë kryen detyra fisnike, të vështira dhe të rrezikshme, sepse zbaton me korrektesi betimin ushtarak për të dhënë jetën për Atdheun.
Vendi dhe roli i AKUSH-it
Libri “Të drejta të pafituara” ka një trajtim institutional, në qendër të librit gjendet Shoqata AKUSH. Pët të gjtiha ngjarjet, faktet dhe shifrat ka analiza të qarta juridike, ekonomike, financiare dhe sociale për të drejtat dhe liritë themelore të ushtarakëve në pension dhe të liruar nga reforma në FA pas ndryshimit të sistemit politik dhe të tranzicionit në Shqipëri.
Në libër pasqyrohet një pune sistematike shumë e gjatë e një periudhe rreth 10 vjeçare, ku paraqitem mjaft materiale e shkresa të dërguara në institucionet shtetërore për të drejtat e ushtarakëve shqiptarë. E veçanta qëndron se në libëri shpreht qartë ecuria e procesit të njohjes së problemeve ligjore ekonomike, ndikimet dhe pasojat e shkeljeve ligjore në jetën e çdo ushtaraku. Libri ka vlera historike sepse është një punim i nivelit shkencor, ku trajtohet gjerësisht një periudhë e rëndësishme e transformimit historik të Ushtrisë Shqiptare, në ndryshimet e vështira dhe komplekse të shtetit shqiptar. Autori me shumë korrektësi ka bërë evidentimin e përpjekjeve të bërë nga ushtarakët shqiptarë në fitimin e drejtave të tyre ligjore, ku ju janë bërë padrejtësi në dëm të këtij komuniteti fisnik dhe besnik të popullit dhe të Atdheut.
Vlerat shkencore të librit dalin dhe në analizat e ballafaqimet me dokumente të kohës, nga më të ndryshmet që mund t’i bëjë dhe t’i paraqes vetëm një studiues dhe shkencëtar në fushën e profesionit siç është Dr. Kujtim Çako.
Vlera e librit është në përdorim, pasi shpjegohet dhe zberthehet me dokumente e fakte, me shembuj konkrete në kërkim dhe për të mbrojtur të drejtat secili ushtarak. Ky libër është dhe një manual dhe udhëzues për ushtarakët, pasi paraqet teori dhe praktikë të mjaft gjyqeve të bëra në vite për të fituar të drejtat. Ky është një libër që përmban vlera morale dhe shoqërore për ushtarakët. Autori ka ditur që çdo problem e shqetësim të tyre të trajtojë me respekt, me dashuri dhe përkushtim ndaj detyrës që ka ushtria për të kryer misionin e lartë, mbrojtjen e Atdheut. Në libër gjenden dhe vështirësitë që përballon ushtaraku, duke sakrifikuar të drejtat dhe liritë themelore si njeri, por dhe familja, për të kryer detyrën dhe shërbimin ushtarak. Autori gjerësisht trajton se profesioni ushtarakut është i veçantë që kërkon të betohesh për të dhënë jetën për mbrojtjen e popullit dhe të Atdheut.
Libri zbërthen nga ana juridike ligjet dhe konkretizon si duhen zbatuar në praktikë. Autori evidenton shkelje, por tregon si duhet vepruar nga ushtarakët për të fituar të drejtat e fituara me ligj. Autori ka qene bashkautor dhe drejtues i grupit hartues të ligjit të parë për Statusin e Ushtarakut në vitin 1991, ku ka bërë dhe mbrojtjen e tij në Parlamentin e parë pluralist. Ligji i rezistoi kohës më dispozita ligjore, u përmirësuar me ligjin për Statusin e Ushtarakut në vitin 2004. Autori edhe kohët e fundit ka punuar për disa shtesa e ndryshime në ligjin për Statusin e Ushtarakut të vitit 2004 etj.
Kujtim Çako ka një periudhë mbi 10 vjeçare që drejton Shoqatës AKUSH, e krijuar si domosdoshmëri për të forcuar përpjekjet dhe unifikuar ushtarakët në luftën për të fituar të drejtat e fituara. Ai është dhe dëshmitar i shkeljeve të ligjeve dhe padrejtësive të administratës shtetërore ndaj ushtarakëve në këtë periudhë. Ai sjell fakte dhe dokumente të shumta dhe shtron përse këto padrejtësi ndaj ushtarakëve?
Libri ka bazë institucionin dhe trajtimin institucional të problemeve, ka në qendër shoqatën AKUSH. Autori ka shfrytëzuar një literaturë të mjaftueshme dhe të rëndësishme si studime të AKUSH, analiza shkencore të ngjarjeve, fakteve dhe dokumenteve. Të gjithë kapitujt dhe çështjet janë trajtuar me kompetence profesionale dhe shkencore. Autori nëpërmjet mjaft burimeve të mjaftueshme shqiptare dhe të Europës Perëndintore, me fakteve, argumente dhe analiza ka nxjerre përfundime dhe ka bërë propozime për rregullimin juridik dhe financiar të situatës për ushtarakët dhe familjet e tyre. Me korrektësi dhe përgjegjësi, me seriozitet ky është një punim shkencor, ka janë mbrojtur interesat e ushtarakëve dhe të familjes së madhe të ushtarakut shqiptar. Autori gjatë gjithë librit ka si objekt madhor të analizës se “e drejta e fituar është e drejta themelore për të jetuar dhe nuk mund të parashkruhet në një shtet të së drejtës”.
Libri është një punim origjinal dhe mbi të gjitha mundet të konsiderohet me autorësi masive të një komuniteti me karakter dhe mbrojtjeje institucionale të Shoqatës AKUSH. Në rrafshin e të drejtave dhe lirive themelore të ushtarakëve, në kuadrin e trajtimit të së drejtës është gërshëtuar përvoja shqiptare me atë të vendeve të huaja si “Magma Kartë”, udhëzime të NATO-s, BE-së, OSBE-ODIR-it dhe Euromil-it.
Libri “Të drejta të pafituara” është botuar nën kujdesin e institucionit të “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë dhe ka për autor Dr. Kujtim Çako gjeneralmajor (R). Ai është konsultuar me kol. (R) Nevruz Sako bashkëpuntor shkencor, përkthyes në anglisht dhe sekretar i Përgjithshëm AKUSH; Bajram Mana gjeneral në pension; Agim Binaj, Prof. Dr. redaktor shkencor; Bashkim Asllanaj, avokat, Kol. (R), bashkëpuntor shkencor, jurist; Kadri Muka, Kol (R), bashkpuntor shkencor dhe Luan B. Ziflo, N.kol (R), redaktor dhe korrektor.
Libri është një kontribut i çmuar për të gjithë ushtarakë shqiptarë, është një prurje e re dhe e meriton të studiohen në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe të shërbejë si një tekst plotësuese për liritë dhe të drejtat themelore të ushtaraku.
Njohje me autorin Kujtim Çako
Kujtim Çako ka lindi në Tepelenë në vitin 1948. Pas përfundimit të shkollës 7-vjeçare në Tepelenë ka filluar dhe mbaruar Shkollën Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitet 1963-1967, më tej Fakultetin e Ekonomisë në UT në vitet 1967-1971. Në vitin 1985 mbrojti në Akademinë e Mbrojtjes doktoratën me temë: “Probleme të rritjes së efektivitetit ekonomik në shfrytëzimin racional të makinerive e të riparimit në industrinë mekanike të ushtrisë”. Shërbeu me detyra të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist, kryespecialist, zëvendësdrejtor e drejtor i Drejtorisë së Plan-Financës në vitet 1971-1987, zëvendësministër i Mbrojtjes për sektorin ekonomiko-fmanciar të ushtrisë në vitet 1987-1991. Ai është autor i studimeve: “Planifikimi ekonomiko-fmanciar në njësitë dhe repartet e ushtrisë”, “Për qarkullimin me pagesë të vlerave materiale brenda ushtrisë”, “Fuqia e treguesit të kostos në fushën e investimeve mbrojtëse” në vitet 197-1986 etj. Ka botuar librat “Kontabiliteti buxhetor në njësi, reparte dhe institucione ushtarake” 1988, “Kontroll-revizioni ekonomik dhe financiar në ushtri” 1989, “Fjalori i termave të shërbimeve të Prapavijës (Logjistike) shqip-anglisht-rusisht”, botim i Akademise Ushtarake Tiranë 1987, “Fjalori shqip-shqip”, autor për disa terma ushtarake, botim i Akademise së Shkencave Tiranë 1981, “Bursa dhe fitimi për të gjithë” në vitin 2005, si dhe bashkautor në “Fjalorin e termave të shërbimit të prapavijës” në vitin 2022. Është autor dhe bashkautor për disa tekste mësimore në shkencën ekonomike e financiare për Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave. Ai ka qenë pjesëmarres aktiv ne studime dhe aktivitete shkencore si dhe udhëheqes shkencor dhe oponent për mjaft kuadro ushtarakë të FA në mbrojtje të gradave shkencore.
Ka botuar në organet e shtypit ushtarak artikuj e analiza të ndryshme financiare. Mban gradën ushtarake gjeneralmajor në rezervë. Mban dekorata të shërbimit ushtarak.