Pse disa njerëz i urrejnë dietat? Si të ndalim ndjenjën e urisë?
Anila Kalleshi
Hapi i parë është të mos përdorni më ato ushqime që kanë Intolerance Ushqimore (IU) të lartë dhe t’i jepni trupit tuaj një mundësi. Pas një pushimi 21 ditor, ju duhet të futni në dietën tuaj disa ushqime me IU të lartë dhe do të zbuloni nëse mund t’i toleroni ato. Nëse nuk mund t’i përballoni ato menjëherë, ju do të mundeni pas 3 muajsh, 6 muajsh ose pas 1 viti…
Pjesa më e madhe e njerëzve i urrejnë dietat. Kjo ndodh, pasi pjesa më e madhe e ushqimeve që njerëzit konsumojnë kur janë në dietë, konsistojnë në: të bardhën e vezës, kos pa yndyrë, bukë e thekur, etj të cilat mund të krijojnë intolerancën ushqimore, e cila bën të mundur shtimin në peshë, edhe pse sasia e kalorive që ju po konsumoni është minimale. Dhe pjesa më e madhe e tyre janë “alergjikë” ndaj termit dietë.
Kur them “alergjikë” kuptohet që thuhet me shaka, pasi intoleranca ushqimore dhe alergjia ushqimore nuk janë në të vërtetë e njëjta gjë. Megjithatë, ato janë ngushtësisht të lidhura njëra me tjetrën. Ato të dyja janë reagime të një ushqimi në dukje të parrezikshëm ose ndoshta të një ushqimi të shëndetshëm që mund të përfshijë një ose më shumë pjesë të sistemit tuaj trupor, duke përfshirë sistemin
tuaj të tretjes dhe atë imunitar.
Ushqimet me Intolerance Ushqimore të lartë jo vetëm që ju bëjnë të dukeni më të lodhur, të papërqëndruar dhe pa humor, por ato janë edhe shkaku i fshehur i shtimit të peshës, rezistencës së rënies në peshë dhe plakjes së parakohshme.
Lajmi i mirë është që shëndeti juaj i tepërt nuk është faji juaj, është mënyra e trupit tuaj sesi reagon ndaj ushqimeve që nuk mund t’i përballojë
– ushqimet që ju i keni përdorur pikërisht, sepse
mendonit se janë të shëndetshme.
• Ndaloni së konsumuari ushqimet kryesore me
Intolerance Ushqimore (IU) të lartë.
• Fokusohuni në ushqimet me IU të ulët që do t’i
japin një pushim sistemit tuaj të tretjes.
• Përdorni ushqime shëruese dhe suplemente për
të rregulluar dëmtimin.
Menjëherë, ju do të humbisni fryrjen, më në fund
do të filloni të humbisni peshë dhe të dukeni më të
rinj. Ju do të ndiheni e dukeni aq mirë saqë mund
të dëshironi të bëni disa ndryshime afatgjata në
dietën tuaj.
USHQIMET ME INTOLERANCE USHQIMORE
TË LARTË:
Gluteni, soja, bulmeti, vezët,
misri, kikirikët, sheqeri dhe sheqernat artificiale.
SI TË ELEMINOJMË USHQIMET ME IU TË
LARTË, TË LUFTONI PESHËN DHE VITET
Intoleranca ushqimore nuk është një gjëndje e caktuar, ajo ka të bëjë më shumë si një përgjigje dinamike. Ushqimet që mund t’i toleronit shumë vite më parë tashmë janë problematike. Nëse mund të pastroni tashmë ushqimet me IU të lartë dhe të ndërmerrni disa hapa shëruese, atëherë mund
të jeni në gjëndje që të mund të hani ushqime që tashmë janë duke ju shkaktuar probleme.
Hapi i parë është të mos përdornimë ato ushqime që kanë IU të lartë dhe t’i jepni trupit tuaj një mundësi.
Pas një pushimi 21 ditor ju duhet të futni në dietën tuaj disa ushqime me IU të lartë dhe do të zbuloni nëse mund t’i toleroni ato. Nëse nuk mund t’i përballoni ato menjëherë, ju do të mundeni pas 3 muajsh, 6 muajsh ose pas 1 viti. Por përpara se t’i kthejmë përsëri, do të mundohemi njëherë që t’i largojmë. Pjesa më e madhe e klientëve të mi janë skeptik rreth këtij proçesi eleminimi, të paktën si fillim. Ato thjesht nuk arrijnë ta besojnë sesi këto ushqime në dukje të shëndetshme siç është kosi, drithërat dhe fasulet e sojës mund të shkaktojnë probleme kaq serioze për shëndetin, veçanërisht kur ato nuk shkaktojnë efekte të dukshme pas të ngrënit. Kjo ndodh për shkak se intoleranca ushqimore është një reaksion delikat. Alergjitë janë më të shpejta dhe më dramatike. Alergjia ndaj kikirikëve mund të agravojë që në momentin e pare kur kafshojmë një copëz të vogël. Fyti juaj mbyllet, keni
vështirësi në frymëmarrje dhe konkluzioni është shumë i qartë: qëndroni sa më larg kikirikëve.
Intoleranca ushqimore është mjaft e keqe. Nëse shijoni një tas të shijshëm me kos dhe boronica apo manaferra dhe pas 2 ditësh ju do të keni një fytyrë me akne, keni shumë pak mundësi që të bëni lidhjen e shkaktarit. Nëse keni ngrënë sot në mëngjes shumë drithëra, ju mbase mund të mos e kuptoni shkaktarin e një gjumi totalisht të çrregullt. Këtë ju nuk do të arrini që t’a kuptoni deri në momentin që ju do të jeni të detyruar që të eleminoni glutenin për disa javë dhe të filloni të bëni një gjumë të qetë sapo t’a keni
shmangur atë nga dieta juaj.
Ushqimet me IU të lartë janë mjaft të këqija. Ato punojnë ngadalë, me dinakëri pas disa vonesave. Mënyra e vetme për të zbuluar sesi ato janë duke ndikuar tek ju është t’i ndërpresim për të paktën 21 ditë. Nëse lëkura juaj pastrohet, flokët tuaj gjallërohen dhe niveli juaj i energjisë rritet dhe nëse ju arrini të keni një reduktim të dukshëm të perimetrit të belit, kofshëve apo belit brenda 7 ditëve, besoj se ju nuk do të dyshoni më që ju keni patur probleme me intolerancën ushqimore.
Kur bëhet fjalë për rastet e alergjive, specialistët e alergjisë rekomandojnë eleminimin e dietave. Regjimi ushqimor që ndiqet nuk përmban ushqimet problematike që ndikojnë dukshëm dhe me shenja dalluese mbi trupin.
Nëse mund të paraqisni lehtësisht problemin e ushqimit, atëherë ju nuk keni qënë alergjik ndaj tij, ose e keni kaluar lehtësisht problemin e alergjisë.
Nëse riparaqitja shkakton simptoma që mund të shpërthejnë, atëherë keni gjetur një ushqim që trupi juaj nuk mund ta përballojë, të paktën për një periudhë të caktuar.
Dieta e sfidës funksionon në po të njëjtën mënyrë. Ajo çfarë është e këshillueshme është të largojmë ushqimet që mund të jenë duke na shkaktuar probleme pra disa ushqime me IU të lartë si vezët, bulmeti, soja dhe gluteni.
Nëse ju i toleroni ato atëherë do të ishte perfekte dhe ju nuk vuani nga intoleranca ushqimore. Nëse shfaqin simptoma, ju mund t’i jepni një mundësi tjetër në 3, 6 ose 12 muaj ku sistemi juaj tretës ka patur më shumë kohë për t’u shëruar e rimarrë veten. Mbani larg për një kohë të gjatë sheqerin, sheqerin artificial, misrat dhe kikirikët! Dhe ju këtë gjë mund ta bëni vetëm për 21 ditë kalendarike.
Na nevojiten shmangia totale e produkteve intolerante. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar së stresuari sistemin.
Please follow and like us: