Amarda Ekmekçiu: Dëgjomë i dashur shpirt!
Po e nxjerr nga patari, verën më të vjetër të koleksionit tim
Shëndeti yt!
Qëndrojmë përballë njëri-tjetrit.
Flas e shkruaj me ty
gjithë sa nuk mundem tjetër kund ta bëj.
Dëgjomë mirë mes një heshtjeje të butë e herë- herë rebele
mban mbi vete gjithë zemërimin
me botën e të tjerët
Mes gllënjkash që si kapërdikëm dot
Janë ngjyrat e zërit
Që dalin e përzihen më të
Ndjen lodhje.
Veti për shpirtra të bukur
Shëndeti im!
Argumenti yt, është bota.
Gjithë sa të servirin si zhvillim
Kapitalizëm
Njerëz mëndjehapur
Përparimtarë
Imoralë që përbëjnë moralin
Deri në inteligjencën artificiale arriti njeriu. Mendojmë zhvillimin në dobi
Përfitojmë dhe harrojmë njeriun
Mendojmë botën materiale e harrojmë njeriun.
Mendojmë kënaqësitë e epshet e harrojmë të duam
Të duam
Të duam
Çfarë është njerëzore
e ndjerë.
e sinqertë
e qëndrueshme dhe ka vlerë.
Paguajmë çmime nga më të ndryshmet, pa kuptuar vlerën tonë.
Si të tillë ngatërrohemi në hallka që pjellin
ligësi
dredhi
poshtërim.
Dhe e bukura qëndron para syve tanë
Si këto dy gota kristali
Që hepojnë mbi buzët tona
Gjak të kuq
A s’të duket stoizëm?
Ajo i ngjan një shkëmbi që e godasin dallgët e një moti të keq.
Një mali që e mbulon dëbora e dimrit të egër.
Që hesht e nuk bëzan (nxjerr zë)
Vendosim kushte për të luajtur pa prekur interesat personale
Bëhemi individualistë
Gjithçka për vete
Të pangopur
Të pangopur
Të pangopur që ma përdhosin botën
Të pangopur me të bukurën
Pse të jesh Ti, ndryshe nga të tjerët?!
Le të pimë me fund këtë lojë mëkatare
Le të dehemi njësoj para saj
Që në fillimin loja nis fshehurazi
E fshehtë mbetet
Pa asgjë njerëzore
të duash
të qeshësh
të qash
të përkëdhelesh
të nxjerrësh fëmijën e çiltër
që ruan në thellësitë e shpirtit
të prekësh trupin
afshin e tij të ngrohtë
nëpërmjet syve të hysh thellë brenda shpirtit.
Të qëndrosh aty.
Aty ku fshihet gjithë sa natyra i ka fal të bukur e të shëmtuar njeriut.
Duaj
Jeto
Pije me fund i dashur shpirt
Dehu me fjalën
Për të zgjatur dorën drejt të bukurës
S’ka kushte.
Kushtet janë frikë
Frika është humbje
Pretendimin se humb investimin e prodhosur qindra herë përpara se të arrijë tek ty
Kjo është vera më e mirë e koleksionit tim si manaxher
Dhe e ruan
Dhe e rrit
Mos humbasë në gojëtinë e shoqërisë së pjerdhur në ligje të shkruara e të pashkruara.
Kërkon pakte për t’u ndier më komod në atë dëshirë që përfundon në zgavrën e ërrët mes mishit në kofshët e një femre
Aty nis e mbaron gjithçka për të.