Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Pse-ja

 

Të marrësh një pyetje nga koka dhe ta hedhësh në letër nuk është e lehtë. Njeriu ka shumë ide, por nxjerrja e idesë nga mendja për ta hedhur në letër gjithmonë ka qenë e vështirë.
Të gjithë, herë pas here, bëjmë pyetje me fjalë ose në letër. Nëse jo, mos u shqetësoni, në kohën që lexoni ka të ngjarë të mësoni përgjigjet, madje të keni edhe shumë “Pse?” tuajat. Përgjigjet zënë vend në çdo libër; u përgjigjen pyetjeve në lidhje me kohën dhe hapësirën, jetën e përditshme, ushqimin, shëndetin, teknologjinë, madje edhe gjëra të frikshme, veçanërisht këto, kur i lexoni, nuk përsëriten dhe jeta bëhet më pak e trëmbur. Secila pyetje mund të qëndrojë e vetme, prandaj mos ngurroni të bini me kokë mbi libër, duke lexuar së pari ato që iu interesojnë më shumë.
Disa përpiqen t’i përgjigjen një pyetjeje në ditë; kjo u jep kohë të mendojnë – por ju mund të lëvizni me çfarëdo ritmi që të dëshironi. Njeriu do të jetë nxënës gjatë gjithë jetës. Shumë nga gjërat që shkollat mësojnë janë të vjetruara, kështu që, jo vetëm duhet nxënë se si është jeta sot, por edhe të formulojmë pyetje dhe t’u përgjigjemi atyre.
Please follow and like us: