Ilir Levonja: Në Lezhën e përmbytur nuk mund të kultivosh dot as orizin!
Në Lezhë pronari i fermës ”Mrizi i Zanave” deklaroi publikisht se dështoi në kultivimin i orizit. Si është e mundur në një rrafshinë që çdo dimër nuk e kalon pa u përmbytur një herë, madje edhe pranverës kur kanë çelur sythet apo bulëzuar të jeshiltat, përmbytjet janë aty. Aq sa kemi parë pamje nga më të çuditshmet, si shpërndarje ushqimesh me varka, majë çative dhe orendi nën shoqërinë e ujit. Si është e mundur të dështosh në një tokë zëre se nën ujë e të rrethuar nga lumenjë, lagunë e det? Në fakt nuk ka dështuar ai, madje këtij novatori i duhet hequr kapelja. Por ka dështuar fillimisht a) qeveria dhe b) shoqëria shqiptare. Sot me dhjetra gazeta postonin një sondazh të çuditshëm ku 61%, ishin të pa kënaqur me qeverinë, por ishin më të shumtë ata me opozitën, 73%. Them i çuditshëm pasi sondazhi bëhet për atë që ka çelësat e kullës së gurtë, jo për atë që ka çelsat e kasolles së kashtës. Mirëpo në Shqipërinë tonë mjafton të marrësh pak para nga pushteti dhe ia bëfsha në kokë kujtdo. Qofshin këto edhe ideale shkencëtarësh apo dekorata intelektuali, mjaftojnë pak para dhe mund ta shikosh për qafe si xhelatin edhe viktimën. Kësisoj këtij djali që kërkon të kultivoj oriz vendi e kanë nëmur e tallur, madje i ka thënë se prodhon Kina oriz sa të hajë bota dhe jo më Lezha. Kështu i ka thënë edhe myzeqarëve për hirrën, prodhon Serbia plot. Ndaj shitni bagëtitë, mbyllni fermat dhe ikni. Mendësia e shtetarit shqiptar vdes t’i bjeri shkurt, ndaj kemi atë edukatën që një mendje novatore, ta quajmë budalla. Administrata jonë është me 99% me të pa aftë që vinë si produkt i kërkimit partiak, jo i disiplinave universitare. Asesi… Po t’a vini re, po të shikoni kurrikulat e tyre janë 99% të pa arsimuar sepse i kanë blerë diplomat. Ama janë 100% ushtarë të devotshëm për rektrutim dhe blerje votash. Meritokracia partiake të bën deri doktor profesor pa studiuar qoftë dhe një orë të vetme. Është kjo arsyeja që shkollat nuk janë më shkolla, sado të postojnë foto e video inagurimesh shtetarët, ato nuk janë më shkolla. Mund të kesh ngritur ngrehinën, por kjo nuk do të thotë se ajo është shkollë. Mund të kesh shpallur pluralizmin, por kjo nuk do të thotë se ke kapur demokracinë, asesi. Një shërrnajë e tërë qokash sa idetë kanë vdekur me kohë. Për më tepër sot ligjet dhe projektet më shumë i shërbëjnë krimit dhe organizatave të shtëpive të barit se sa bujkut apo mendjeve novatore që punësojnë një komunitet të tërë. Po t’i hedhësh një sy Lezhës, qoftë edhe nga sateliti, e gjitha të kthehet në ironi që ka fytyrën e pa rruar të një noprani parazit shqiptar, pasi uji të përmbyt gjithandej, mirëpo një fermer nuk e ka për të kultivuar orizin. Po të lidhej me qeverinë dhe të kultivonte kanabis atëhere po. Kur zbrisja nga radhe nga Qafë-thana vërshonte uji me pistolea preçise lavazhi, kot vërshonte, sikur të bënte shurrën mali, e megjithatë Përranjasi nuk ka ujë 24 orë. Ta mendosh që qeveria shqiptare bën tratativa t’i shesi Italisë ujin e syrit të kaltër. Sikur ujin e përmbytjeve të menaxhonte ajo qeveri, me rezervuarë a gropa si ato gjoja për inceneratorët etj., mund të kultivohej lirshëm orizi. Po këto duken marrëzi në mentalitetin shqiptar, pasi gjithë koha e tyre është furrë e ndezur e politikës. Kësisoj edhe agronomi me tre diploma e ka më kollaj të bëj karrierë kafeneve pas Ramës apo Berishës, pasi ka vdekur novatorizmi, puna kërkimore, prodhimi dhe për tepër menaxhimi. Shqipëria mund të quhet tashmë minerë politike, por jo minerë prodhimi të mirash materiale për qytetarin e saj. Ata që i bëjnë këto punë, kanë marrur malet. Ata pak që kanë mbetur aty, vuajnë dhe krijojnë me frikën e ndonjë ataku pasi kanë mbi kokë forcën e përbindshit nga ligjet me 1euro metër katrorin. Ligjin që e shpik njëra palë dhe ia lëron nën pala tjetër.