POETI LUIGJ ÇEKAJ PËR PORTRETIN E NAIM FRASHËRIT TË ASTRIT TOTËS
Luigj Çekaj, New York
Portreti i Poetit tonë të madh, Naim Frashëri, i vizatuem me shumë mjeshtri nga duart e arta të piktorit Astrit Tota, është edhe njëri nga portretet më origjinale të Naimit tonë gjigand, i cili e meriton një vend nderi, diku mbi piedestalet e pikturave më të bukura, të piktorëve tanë më të shquar. Shto mandej se miku im Astrit Tota, ka ndërtuar me besnikëri, dekoret e mbi 50 filmave shqiptarë, ku sigurisht më i vështiri ka qënë, ringritja e Kishës së Danjës, ku ka vënë kunorë Heroi ynë Kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe së cilës Diktatura e mallkuar i pat vënë minat dhe e pat shkatërruar… Por a kujtohet dikush andej nga Tirana, për këtë artist dhe njeri të përsosur, apo sikur i thonë një fjalë, janë tepër të angazhuar, për dorëheqjen e Qeverisë dhe rrënimit të Shtetit, në mënyrë që Shqipëria të destabilizohet përsëri, si dhe lufta për pushtet të rifillojë nga e para?!
Përshëndetje miku im i nderuar Kolec Traboini, të falënderoj shumë për vendosjen e portretit të Naim Frashërit në eklogën tuaj të Internetit, duke të siguruar se ashtu si mua edhe z.Astrit Tota, do t’i vijnë mirë edhe me qindra njerëzve të cilët kanë njohuri nga piktura dhe e njohin Astrit Totën.
Please follow and like us: