Një shkrim që duhet lexuar nga prindërit e fëmijëve në adoleshencë
Xhoi Jakaj
Droga nuk largohet vetëm me arrestime shitësish në treg?
E tërë shoqëria duhet të jetë aktive për të mbrojtur të rinjtë nga droga!
Familja e para të ngre alarmin dhe të kujdeset për fëmijët në adoleshencë; e di keni 1001 punë që fëmijës tuaj t’i sigurosh të ardhura dhe ta arsimosh, por nëse fëmija në fillimet e adoleshences i futet rrugës së drogës, automatikisht ju shtohen 1001 halle që nuk do i zgjidhni dot me një të ngritur zërin djalit apo vajzës!
Problemet më të shumta të adoleshentëve sot!
Adoleshentët e sotëm modernë kanë të theksuar prirjet për cigaren e hashashit dhe lëndët narkotike!
Ditët e fundit ka një alarm të madh për përdorimin e drogës në shkolla, bare, festa, e kudo, fëmijët e të rinjtë nën presionin e madh të drogës!
Si duhet të sillemi me një adoleshënt në rastet kur ai është i dhunshëm e me prirje për përdorim hashashi, alkooli apo lëndësh të rënda narkotike?
Parandalimi është më i leht♪7 se shërimi…
1-Tregojeni me fjalë dhe shembuj konkretë që përballimi i situatave të vështira dhe i problemeve që nisin në jetën e një adoleshenti për arsye të ndryshme nuk zgjidhen duke përdorur alkool, duhan apo lendë narkotike. Sqaroje me durim e kujdes që gjithkush i ka hyrë asaj rruge, përfundimi i tij ka qenë një dështim në jetë, familje, karrierë, edhe në dashuri…
2-Nëse nuk ka motive të vlefshmedhe ka rënie në mësime, probleme në familje, apo gjendet nën një plogështi totale, kjo situatë duhet të merret si sirenë alarmi dhe nëse do identifikoheshin në kohën e duhur, problemi juaj do jetë më i lehtë për t’u zgjidhur.
3-Kontrolloni mënyrën si fëmija juaj në adoleshencë i shpenzon paratë dhe nëse ke nuhatur që përdor duhan apo lëndë narkotike është momenti t’i reduktoni shpenzimet dhe ta ndryshoni në mënyrë të menjëhershme ritmin e veprimeve ditore, të konsultoheni me specialist; shpesh prindërit për të mbuluar mungesat e tyre pranë adoleshëntëve, maskohen nën petkun e parasë për t’i kompensuar deri diku kohën pranë tij, e në vend që ta ndihmosh i ke dhënë stimul për çorientim!
4-Mos u bëj në mënyre kategorike aleat me adoleshentin nëse ke zbuluar që ai është konsumator i duhanit apo lëndëve narkotike edhe kur përpiqet të gjejë njëmijë e një justifikime që nuk është e tij, element të cilin për të dalë nga situata adoleshentët e përdorin në mënyrë sistematike.
Ata për të dalë nga kjo gjendje përdorin shprehjet: “kam botën time dhe shoqëria ime të njëjtën gjë bën”, “nuk është fundi botës”, “tani jam i rritur’’ etj etj sllogane të tilla të kohëve që jetojnë prindërit me adoleshentët, por nuk duhet në mënyrë absolute ta tolerosh as të bëhesh palë në gabimin e bërë… toleranca në këtë rast duhet të jetë zero.
5-Bashkëbisedo me fëmijën në këtë periudhe tranzicioni të adoleshencës, konsultohu, beji pyetje dhe merri mendimin e tij. Bëji të ditur që edhe mendimi i tij është i rëndësishëm në vendimmarrjet e familjes. Përfshirje të tilla ndikojnë pozitivisht në një marrëdhënie të shëndetshme dhe sjell pasoja të shëndetshme. Adoleshenti ndihet mirë hera -herës kur prindi mund ta konsideroje edhe si shok.
6-Por nëse nuk funksionon si shok apo shoqe me adoleshentin vendos kufij të prerë dhe mos kini frikë nga kundërveprimi i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë po e mbron nga rreziku, në rast se tregohesh tolerant do rrezikosh më së shumti.
7-Krijo me të motiv të ri, që ta largosh sa më parë nga rreziku, nxite për një sport të ri apo ndrysho format e argëtimit që të shpenzojë energji të tjera shtesë e mos t’i referohet vesit drejt të cilit mundet të ketë rendur dhe për arsye nga më të ndryshmet. si shoqëria jo e duhur, tepri e kohës së lirë të adoleshentit dhe mos vemendjes së prindërve për shkak të jetës së ngarkuar.
8-Ndërto një test të femijës tënd për të zbuluar tipin e tij që pastaj të marrësh masat e duhura, psh… a ka prirje fëmija juaj për të pasur…
a- Menaxhim të emocioneve të momentit.
b-Menaxhim i situatave stresante.
c-Sensi i tij kritik ndaj gjithçkaje që ë rrethon
d-Aftësia komunikative të dobëta!
e-Aftësia për të dëgjuar dhe mësuar nga gabimet!
f-A është mjaftueshëm social dhe integrohet në shoqëri të reja lehtë apo me vështërsi…
9- Nësë do punoni me vëmendje rreth kësaj situate që ti ndërtove me fëmijën tënd në adoleshencë ka gjasa që ta parandalosh rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike si dhe dëshirës për të përdorur cigarën hashash që në moshë shumë të vogël.
10- Por nëse fëmija juaj në adoleshencë është i përfshirë në grackën që i ofron përdorimi i drogës, atëherë drejtohu sa më parë qendrave të rehabilitimit dhe qendrave psikologjike pa hezituar se problemi do ekspozohet, sepse tashmë nuk ke çfarë të presësh më tepër nga këshillat apo sygjerimet, në këtë rast ti nuk je më efikas me rregulla receta apo çfardo tjetër, tashmë trupi dhe truri i adoleshentit është i tëri nën presionin e varësisë e rrugëdaljet janë pothuaj minimaliste.
Apeli im sot shkon për:
1-Familjen, qëndro afër fëmijës tënd, nuk mjafton vetëm t’i sjellësh të ardhura, mbroje nga kthetrat e drogës sa nuk është vonë.
2- Qeverisë Shqiptare, hap qendra rehabilitimi me fonde nga buxheti shtetit.
3- Mësuesit në shkolla, evidentoni rastet, nuk mjafton vetëm të shpjegosh në mënyrë korrekte në orën e mësimit, detyra e mësuesit në disa raste duhet kthyer në mision.
4- Policisë së Shtetit, rrit sigurinë dhe dergo para ligjit abuzuesit me fëmijët.
5-Parlamentit dhe Ministrisë së Drejtësisë, voto një ligj të veçantë dhe ashpërsimin e tij, kundër tutorëve që përdorin fëmijët për shperndarje droge në shkolla!
Mbroni adoleshentët dhe të rinjtë sot, neser mund të jete tepër vonë!