Albspirit

Media/News/Publishing

Meti Rexhepi: NJË PIKNIK ME RUSHITIN

 

 Shkrimtarit Rushit Ramabaja

Rushitin mos e ha në sy

ashtu si e sheh të hajthëm

se këmbët e mbajnë  thellë-thellë

në tabanët e tij

 

Ai kudo që hedh hapin

në betejat e pabujshme ngre lart lapsin

 

mund ta shohësh të rrëzbitur

nuk e shërojnë barnat e shpifur

por metaforat

fushës tij harlisur

 

ku nuk i hyri syri

i hyri metafora e mendimi

fushave e maleve plis-bardha të stilit Tij

haset denduria e lulediellit

 

Rushitin mos e ha në sy

se të përpijnë metaforat e detit tij

 

përse nuk e pyete Rushitin

si e kapërceve gjysmë-shekullin e kënetës

me mizëri mushkonjash thith-gjaku

e vulat e vurratave në ballë

t’i shohësh akëcilët pas tharjes së moçalit

si kishin ngelur në baltën e gjallë

 

Atij nuk iu zmadhua barku

nën shënjestra harku

më tepër se kopertinat

që hapin e mbyllin madhështi

që hapin e mbyllin shëmti

 

në stivë librash Rushitit lypja shpirtin

 

 

 

                                     

Gjilan, më 20 shtator 2023

Please follow and like us: