Albspirit

Media/News/Publishing

Një Brez një Rrugë, dikur Rruga e Mëndafshit, sot një platformë bashkëpunimi për botën

Artur Nura

 

Pak histori…

Kur Dinastia kineze Han mirëpriti tregtinë me Perëndimin që rreth 2000 vjet më parë, oborrtarët e saj nuk mund ta imagjinonin se ishin duke krijuar themelet e njërit prej sistemeve më të vjetra, më të mëdha dhe më jetëgjata të tregtisë në botë.

CFP

CFP

Në fakt, gjatë gjithë ekzistencës mijëra vjeçare, sistemi i lashtë i Rrugës së Mëndafshit i rezistoi ngritjes dhe rënies së kulturave dhe qytetërimeve të panumërta, duke dalë edhe më e fortë nga cilado përvojë dhe mëndafshi i Kinës tërhiqte vëmendje dhe ekonomi. Rruga e Mëndafshit, ky sistem tokësor dhe ujor shtrihej në një gjatësi prej 9600 km dhe lidhte shumë territore, nga Kina, India, Irani e deri në Itali dhe nëpërmjet saj në Europë.

Historianët flasin zakonisht për faza të tregtisë në këtë rrugë, ku që të gjitha dallojnë nga përzierja e tyre e dallueshme e tregtarëve, mallrave dhe sfidave politike.

Dje Rruga e Mëndafshit sot Një brez Një rrugë.

Kur në tetor 2013 presidenti kinez Xi Jinping foli në Universitetin Nazarbayev në Astana, Kazakistan, për të rifilluar marrëdhëniet ekonomike me vendin e gjerë të Azisë Qendrore në “Rrugët e Mëndafshit” të lashtë, askush nuk e priste që ai fjalim do të ishte fillimi i projektit më të madh, me ambicioz infrastrukturor i shekullit të njëzet e një.

Iniciativa Brez dhe Rrugë, ose “Rrugët e Reja të Mëndafshit” është aspirata e madhe e Kinës për të lidhur Pekinin me Evropën, Rusinë, Lindjen e Mesme, duke kaluar përmes Azisë Qendrore dhe Azisë Juglindore. Një rrjet rrugësh, lidhjesh tokësore dhe detare që do të lejojnë fuqinë e madhe tregtare aziatike të forcojë tregtinë me fqinjët e saj, me partnerët e rinj dhe të vjetër ekonomikë.

CFP

CFP

Nisma “Një brez, Një rrugë” sot është propozim i Kinës për bashkëpunimin me vende të tjera mbi ndërtimin e një brezi ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe një Rruge Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të – e cila u paraqit nga presidenti kinez Xi Jinping gjatë vizitave të tij në Azinë Qendrore e Juglindore në shtator dhe tetor të vitit 2013.

Është një iniciativë strategjike e nisur nga udhëheqja qendrore e Kinës dhe një nismë madhore për hapjen e gjithanshme të Kinës ndaj botës së jashtme. Ajo gjithashtu shërben si një platformë e rëndësishme politike për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

CFP

CFP

Iniciativa fokusohet në promovimin e koordinimit të politikave, ndërlidhshmërisë infrastrukturore, tregtisë së papenguar, integrimit financiar dhe lidhjeve më të ngushta të popujve përmes konsultimeve dhe përpjekjeve të përbashkëta, me synimin e sjelljes së përfitimeve për të gjitha palët përfshirëse.

Roli i Italisë midis G7 dhe Rrugës së Mëndafshit

Italia ka nevojë për tregje të reja dhe Kina është e etur të mirëpresë Made in Italy: nga ushqimi te moda, te makinat luksoze si Ferrari dhe Lamborghini, konsumatorët kinezë dëshirojnë produktet italiane. Me pozicionin e saj strategjik, Italia është vendi i tretë për sa i përket tregtisë detare në Evropë dhe, një nga terminalet më të mirë të portit Brez dhe Rrugë për Evropën Jugore: porta për lidhjen rrugore dhe detare.

CFP

CFP

Ish kryeministri Italian Giuseppe Conte nënshkroi marrëveshje kuadër me Kinën për “Rrugën e Re të Mëndafshit”. Italia ishte vendi i parë i G7 që hyri zyrtarisht në projektin e madh të infrastrukturës kineze. Uashingtoni tha se ishte i shqetësuar për vendimin e Italisë për të mbështetur nismën e Pekinit.

Kryeministrja Meloni në Uashington shfrytëzoi rastin për të konfirmuar se një vizitë në Pekin mbetet në rendin e ditës dhe do të jetë një misionet e radhës… Vizitat e nivelit të lartë midis Kinës dhe Italisë po janë të shpeshta.

Kina dhe Europa

“Bashkimi Evropian dhe Kina kanë një interes të përbashkët në ndjekjen e marrëdhënieve konstruktive dhe të qëndrueshme.” – këto ishin konkluzionet e Këshillit Evropian dyditor që përmblodhën diskutimin strategjik mbi Kinën, të zhvilluar midis liderëve të 27 vendeve anëtare. Por, pavarësisht formulave diplomatike, vendet evropiane po diskutojnë shumë (dhe me zjarr) Kinën në këto orë dhe javë, të karakterizuara nga përpjekja për të përcaktuar një qasje të përbashkët evropiane në marrëdhëniet me Dragoin aziatik.

Kina është tregu i tretë më i madh për mallrat nga Bashkimi Evropian dhe furnizuesi më i madh në botë për tregun. Në vitin 2022, tregtia e mallrave midis BE-së dhe Kinës arriti në 856 miliardë euro, pothuajse në të njëjtin nivel me atë me Shtetet e Bashkuara.

CFP

CFP

Dhjetë vjet më parë ishte më pak se gjysma. Pra, pse kjo marrëdhënie që është kaq pjellore për kompanitë evropiane, dhe vazhdimisht në rritje, nuk mund te injorohet ne Brukselin politik.

Nisma “Një brez, një rrugë” e ka origjinën në Kinë, por i përket botës…

Kjo është filozofia politike tashme në Pekin ku është e konfirmuar qe Kina do të mbajë Forumin e tretë “Një Brez një Rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Pekin në tetor të këtij viti. Sipas qeverisë Kineze, kjo nuk është vetëm një ngjarje përkujtimore për të shënuar përvjetorin e 10-të të BRI-së, por një platformë e rëndësishme për të gjithë partnerët për të planifikuar një bashkëpunim të gjithanshëm cilësor global./CRI.CN

https://perqasje.com/2023/09/nje-brez-nje-rruge-dikur-rruga-e-mendafshit-sot-nje-platforme-bashkepunimi-per-boten/?fbclid=IwAR3RkFZAKo4QUKqOqn58Ots3r-kA8k_fAhLmEuimQhclDY5NRsdBzDVCLQo

 

Please follow and like us: