Ardit Bido: Plani i Athinës me Fredi Belerin
Kreu i Arkivit Shtetëror Ardit Bido, lindur e rritur fqinj me Greqinë e minoritetin, ka zbërthyer, sipas tij, planin e Athinës me Fredi Belerin.
Për Bidon, Beleri nuk do ishte thjesht një kryebashkiak, pra një kryemenaxher lokal, por njeriu që zbatonte një synim të politikës greke që sipas tij nis në Qafë Botë e përfundon në Llogara.
“Objektivi i Greqisë është që të marrë pjesë jugore të vendit. Greqia synon që gjithë pellgun e Sarandës dhe Delvinës të jetë një zonë dygjuhëshe, minoritare në të cilën do të valvitet flamuri grek. Greqia do që të jetë gjuha greke në Konsipol, Himarë, Dhërmi, Palasë, qasje të cilën Greqia e ka nisur vitet më parë që prej censusit të vitit 2021. Në censusin e vitit 2011 në Bashkinë e Himarës doli se 11.5% e popullsisë ishte greke dhe Athina ka nevojë që të arrijë 20% grekë në bashkinë e Himarës dhe sipas legjislacionit tonë të brendshëm do t’i lindej e drejta përfaqësuesve të minoritetit që të kërkojë tabela dygjuhëshe nga Qafë Bota në Llogara, nga Muzina në Sarandë.
Fredi Beleri tregoi se mund të marrë vota me një sërë mekanizmash, duke dhënë shtetësi në Himarë dhe në Tiranë. Ka dhënë shtetësi greke tek biznesmenë dhe në Himarë jepte bursa në universitete shtetërore greke.
Fitorja i tregoi Athinës që në censusin që do të jetë në dhjetor mund të arrihet 20% grek në Himarë dhe të futej si kancer në Shqipëri. Fredi Beleri është një pjesë e një projekti politik të Athinës.
Arrestimi Fredi Blerit i prishi një plan të tillë të Athinës. Greqia po përgatitet për atë që do të bëjë në vitin 2024 që ka si qëllim që të krijojë minoritete artificiale në të gjithë pellgun e Himarës. Nëse nuk realizohet qëllimet politike të Athinës, atëherë Shqipëria do të pengohej në rrugën drejt Integrimit të BE-së. Objektivat e Greqisë u shprehen edhe duke mos ftuar kryeministrin Edi Rama”, arsyetoi Bido në një intervistë televizive.