Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Germain Droogenbroodt vjen në shqip nga Irma Kurti

Poezi nga Germain Droogenbroodt përktheu Irma Kurti

 

 

 

Germain Droogenbroodt

 

 

MEDITIM

 

Dëgjoje heshtjen

derisa heshtja

ta thyejë heshtjen

dhe të flasë me fjalë

që vetëm heshtja di

sesi t’i shprehë.

 

BURIM I PASHTERSHËM

 

Të arrish fundin

e pafundësisë

 

të lexosh orët e humbura

në vorbullën e kohës

 

ta përjetosh heshtjen

jo si zbrazëti,

por si plotësi

 

ta shpalosësh dritën

me hijet e natës.

 

 SHKËLQIM

 

Me floririn e yjeve

të largosh hijet e natës,

 

të  rivendosësh heshtjen

me fjalë drite

 

për të mos e përjetuar kohën

si humbje apo vegim,

 

por si shkëlqim kalimtar

të çdo çasti.

 

 

Please follow and like us: