Albspirit

Media/News/Publishing

PUBLIKOHET NUMRI I RI I REVISTËS SHKENCORE TË AAB-SË ME AUTORË NGA KATËR KONTINENTE

Është publikuar numri i ri revistës shkencore ndërkombëtare “Thesis” në të cilën lexuesi global gjen studime ndërdisiplinore për probleme aktuale.

Ky numër përfshin studime nga evoluimi historik i artit në Kosovë, nga komunikimi politik në Maqedoninë e Veriut, problemet me monedhat crypto në Turqi, krimet në Afrikë si dhe studime krahasuese për pasojat e pandemisë së fundit me ato të pandemive të mëhershme. Autorët e këtyre studimeve vijnë nga Europa, Amerika Veriore, Azia dhe Afrika.

“Thesis” është revistë kërkimore ndërkombëtare e Kolegjit AAB e cila botohet dy herë në vit dhe është e indeksuar në dhjetëra platforma shkencore ndërkombëtare. Ky është vitit i 12-të dhe numri i 23-të i kësaj reviste me shtrirje globale. Studimet e plota të numrit të fundit të revistës mund të lexohen në linkun: https://hrcak.srce.hr/en/broj/23813

Publikohet numri i ri i revistës shkencore të AAB-së me autorë nga katër kontinente

Please follow and like us: