Albspirit

Media/News/Publishing

Fadil Maloku: Kosovës tani i duhen veprime të matura dhe të urta!

1. Tani, meqë u vërtetua dhe dëshmua edhe nga Washingtoni dhe Brukseli, se sulmi i djeshëm de facto dhe de jure, ishte sulm terrorist ndaj shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, duhet t’i ikim deliriumit të vetëkënaqësisë (të cilin po e detektoj gjithandej…) dhe të mbahemi vigjilentë që të gjithë si qeveria ashtu edhe opozita, si mediet ashtu edhe shoqëria civile, etj. Kur them vigjilent, e kam fjalën tek inskenimet tjera të reja e të pritura… të cilat Serbia, i mban në “sirtarët” e saj djallëzor.

2. Dhe këtu para së gjithash mendoj, në kurthet e sajuara si Plani A (që u testua dhe promovua, përmes grupeve radikale islamiste gjatë gjithë kohës së pasluftës); Plani B (që u “promovua” pjesërisht edhe përmes ca partive politike dhe mediave sociale, që për imperativ kishin krijimin e disponimit antiamerikan në shoqëri); Plani C (që ishte kjo me grupin terorrist…) dhe planet e tjera vijuese që i bë në ndërkohë planimetria serbo-ruse (mos harroni sot Vuçiq, është takuar me ambasadori rus), për ta destabilizuar dhe kontestuar Republiken e Kosovës.

3. Kujdesi i shtuar i policisë dhe sidomos ai i inteligjencës sonë mund të sigurojnë dhe garantojnë  arritjet e deritanishme, të sigurisë dhe stabiliteti të Kosovës. Përveç kësaj gjēja më e rëndësishme në krejt këtë situatë është hartimi i projekteve dhe identifikimi i nevojave të komunitetit serb për veriun. Në mēnyrē që ngadalë, por sigurt të fillojë “shkurorëzimi” i tyre nga: frika, ndikimi dhe joshja që e ka ofertuaa Serbia për ta në këto sy dekada. Them kështu, edhe për shkakun se kam bindjen që gjeneratat serbe të pasluftës, (anipse, Serbia e ka “mirëmbajtur” me pietet indoktrinimin e tyre me mite e me benefitet tjera materiale) kanë shumë më pak dyshime, stereotipe e paragjykime për ne e shqiptarëve të Kosovës.

Please follow and like us: