Albspirit

Media/News/Publishing

Përralla nga Kazakistani vjen në shqip nga Agim Xh. Dëshnica

 

Foto ilustruese

 

Ermeku

 

 

 

 

Jetonte në një fshat një plakë e urtë. Na kishte plaka një djalë me emrin Ermek.  Na kishte dhe vetëm një lopë të dobët, që jepte pak qumësht.

Një ditë Ermeku la nënën dhe shkoi nëqytet.

Me të mbërritur, hyri në pazar. Dëgjoi atje një burrë të moshuar, që mbante mbi shpinë një sënduk të rëndë. Në çdo hap, që hidhte, burri i moshuar thoshte:

  -Atij që ma ble këtë sënduk, ka për t’i ardhur keq! Po dhe atij, që nuk ma ble, keq ka për t’i ardhur.

 Iu afrua burrit të moshuar Ermeku  dhe e pyeti:

-Sa kërkon për këtë sënduk, o xhaxha?

-Njëqind flori, or djalë i mirë!

Ia dha njëqind florinjtë. Ermeku e mori sëndukun dhe e dërgoi tek e ëma. U gëzua ajo nga dhurata sa s’ka. Mezi e futi në kasolle. Dha e mori ta hapte, por s’mundi dot. Sënduku qe i kyçur dhe çelësi mungonte. E theu plaka kyçin me zor, ngriti kapakun po ç’të shihte! Brenda, na qenkesh mbyllur një vajzë me bukuri të rrallë. Goja e saj si kuti, sytë më të shkëlqyer se dielli, vetullat si hëna, buzët si qershi.

Vajza doli nga sënduku. U përshëndet me plakën, u miqësuan shpejt të dyja dhe kështu, nisën të rronin bashkë si nënë e bijë.

Njëherë vajza iu lut plakës t’i jepte penj mëndafshi. Dhe me ato qendisi portretin e vet…

-Merre tani këtë- i tha, sapo e mbaroi dhe shite në qytet.

 Plaka e mori dhe u nis për në pazar, atje iu afrua një gjysëmtullac mjekërbardhë, e pa atë portret aq të bukur, e pëlqeu dhe e bleu shtrenjtë. Plakës i rrahu zemra nga lumturiadhe u kthye në shtëpi duke kërcyer.

Vajza qendisi portretin e dytë. Plaka e mori dhe shkoi prapë në pazar, gjysëmtullaci ia bleu edhe atë.

Plaka u pasurua. U bë me shtëpi  të re, me mure guri.

Vajza qendisi portretin e tretë. Plaka e nxori  në pazar. Përsëri ia bleu gjysëmtullaci dhe e pyeti:

-Ku jeton  bukuroshja e qendisur në këtë portret?

Plaka iu përgjigj:

-Me mua në shtëpinë time.

Gjysëmtullaci i shkoi plakës në shtëpi. Pa vajzën dhe iu soll mendja rrotull. U përpoq ta mashtronte, por ajo e përzuri.

Na u zëmërua  gjysëmtullaci dhe i dërgoi  Ermekut një letër mbushur me gënjeshtra.

E lexoi letrën Ermeku dhe u bë erë për në fshat. Kur mbërriti, kasollen s’e pa gjëkundi. Njerëziti treguan shtëpinë me mure guri dhe i thanë:

-Nëna jote tani jeton ja, atje.

Hyri Ermeku në dhomën e parë.  Zgjati krahët e ëma, e priti me mall e qau nga gëzimi. U fut djali në dhomën e dytë dhe u mahnit. Në divan rrinte një vashë me bukuri të rrallë.

Ermeku rrëmbeu kamën dhe pa folur  e goditi vajzën e bukur në gjoks. Gjaku rrodhi çurrk nga trupi i saj.  E mori pastaj ai dhe e hodhi jashtë dritares.

Plaka qau me dënesë dhe i tha:

-Bir, c’bëre ashtu!  Ç’faj të kishte vajza e gjorë?

 Ermeku i lexoi së ëmës, letrën që kishte marrë nga gjysëmtullaci.

-Janë të gjitha shpifje! – thirri plaka- Të gjitha trillime të poshtra! Dhe i tregoi djalit të vërtetën.

 Atëherë djali u trondit, sepse kuptoi sa egërsisht ishte sjell me vajzën e mirë e të pafajshme. Ai doli nga shtëpia me të shpejtë që ta varroste, por nuk e gjeti. “Pra nuk e paskam vrarë për vdekje”- mendoi djali dhe u gëzua shumë. Mori një shufër hekuri, mbathi këpucët me pafta dhe u betua para së ëmës:

-O do ta  gjej të bukurën, o vdes, moj nënë! Dhe u nis ta kërkonte.

E mori vesh gjysëmtullaci, se ç’kishte ndodhur, ndaj u vu edhe ai në  kërkim të vajzës.   

*       *

Nuk kaloi shumë kohë u përhap fjala se vashëzën e paskësh shpëtuar një mjek i zoti, që banonte në shtëpinë fqinjë. Pasi dëgjoi rënkimet e së plagosurës, qe sulur tek vendi nga i vinte zëri, e gjeti dhe, si e mjekoi, të nesërmen e çoi në spital në qytet e i qendroi te koka. Kur vajza e bukur u shërua, e mori prapë në shtëpinë e vetdhe i tha:

-Unë të shpëtova jetën! A nuk e kam me hak që të martohem me ty?

-Mirë!- ia ktheu ajo, – thirr miqtë, muzikantët, këngëtarët e valltarët dhe le të bëhet dasma!

Po kur doktori vrapoi të ftonte njerëzit, vajza doli nga shtëpia dhe s’u pa më.

Doktorit sa si ra pika. “Ose do ta gjej,-tha me vete,-ose do t’i jap fund jetës”!

E bukura në atë kohë po ecte nëpër stepë. Sa e panë dy barinj  ranë në dashuri me të. Plasi sherrinë mes tyre:

-Unë do ta marr për nuse!- uluriti njëri.

-Jo ti, po unë!- bërtiti tjetri.

Vajza hyri në mes e u foli e qetë:

– Kot grindeni! Unë do të martohem me atë që do të më sjellë ujë nga lumi përtej malit. Barinjtë rrëmbyen nga një bucelë dhe u sulën për në lumë. Kurse vajza vijoi të ecte në rrugën e saj.

-Ose do ta gjejmë ose do të mbytemi, -thirrën barinjtë. Lanë bagëtitë dhe u nisën ta kërkonin.

Pas ca, vajza takoi rrugës një bari tjetër. I kërkoi ujë për të shuar etjen dhe si u çlodh pak,i bleu  atij një dele dhe një palë veshje burrash.

E theri delen dhe me lëkurën e  saj të butë, mbuloi kokën. Flokët  nuk i dukeshin më. U vesh si burrë i vertetë, pastaj vijoi udhën.

Bariu u ligështua dhe tha me vete:

 “Pa atë bukuroshe, nuk ka më gëzim për mua  në këtë jetë”!

La delet dhe nxitoi  andej nga iku vajza.

Udha e lodhshme,tashmë kishte mbaruar dhe bukuroshja arriti në qytet. 

Në rrugë e sheshe, i zunë sytë grumbuj njerëzish.

-Përse janë mbledhur ata?- pyeti disa kalimtarë.

-Ka vdekur hani- iu përgjigj njëri.

-Populli është grumbulluar të shpallë hanin e ri.- shtoi tjetri.

-Do lëshojnë një zog të kaltërt – tha  i treti. Njeriu mbi kokën e të cilit do të ulet zogu, do të jetë  këtej e tutje hani ynë i ri.

Dhe ashtu ngjau vërtet.-Nga një kafaz i artë u lëshua një zog i kaltërt. Ai pasi u rrotullua për një kohë lart në ajër, u ul dhe ndaloi mbi kokën e një qerosi. Por vezirët që ëndërronin të bëheshin han bërtitën:

-Nuk mund të jetë hani ynë një burrë qeros. Të lëshohet zogu për herë të dytë. E lëshuan. Zogu fluturoi dhe u ndal te vajza e mbuluar me lëkurën e deles të kthyer nga ana pa lesh.

-Jo,jo! – thirrën përsëri vezirët- Ta lëshojmë edhe njëherë!

 Dhe ashtu bënë. Por edhe herën e tretë zogu i kaltërtu rrotullua dhe u ndal mbi vajzën.

-Nuk kishin ç’të bënin më vezirët. Burri, nën teshat e të cilit fshihej vajza me bukuri të rrallë u shpall han.

Dhe kështu ajo ia  nisi të drejtontetë giithë vendin.

 Një ditë thirrinjë piktor t’ibënte një portret dhe mandej atë ta vendosnin në një shtyllë, pranë  një pusi, në portat e qytetit, ku takoheshin dyzet rrugë. U dha urdhër rojeve, që ta kapnin e ta sillnin menjeherë në pallat cilindo që do ta sodiste portretin e do të thoshte qoftë një fjalë të vetme. U afrua te pusi  gjysëmtullaci, piu ujë dhe u ul të çlodhet. Vështroi portretin te shtylla dhe klithi nga habia:

-Ajo është!-tha.

Rojet e kapën në çast e tërhoqën zvarrë dhe e çuan te hani.

E vërejti vajza me pushtet dhe urdhëroi ta mbyllnin në burg.

Kaluan tre muaj. U afrua te pusi Ermeku i lodhur. Piu ujë dhe pa portretin.

“Ah, vasha ime”, tha ai dhe ra pa ndjenja.

Rojet e mbërthyen me të shpejtë.

-Ç’faj kam bërë!?- u ankua ai.

-Hesht! –i bërtitën ata.- Ec me ne te hani. Atje do të japësh llogari!.

Dhe  ia  çuan Ermekun hanit, vajzës sundimtare. Ajo e njohu menjëherë, porositi ta vendosnin te dhoma më e mirë, me shumë stoli dhe t’i bëheshin shërbime të denja si për një mik të nderuar.

Kaluan pak kohë dhe para hanit sollën mjekun dhe tre barinjtë.

Dha urdhër të mbylleshin në një dhomë të mirë.

Pas dy muajsh iu bë gjyqi të gjithëve: Gjysëmtullacit Ermekut mjekut dhe tre barinjve.

Secili tregoi hapur nga kishte ardhur, përse dhe si qe gjendur në zotërimet e hanit.

Në fund hani  hoqi veshjen e burritdhe iu duk fytyra e vërtetë. Të gjithë mbetën sy e gojëhapur. Sidomos gjashtë të pandehurit, kur njohën vajzën me bukuri të rrallë  pas së cilës kishin vrapuar ditë të tëra. Ata ranë më gjunjë para sundimtares dhe kërkuan të falur.

Hani fajësoi gjysëntullacin. E ndëshkoi me pesë goditje shkopi në të nndenjurat dhe e liroi.

Mjekut i dha shumë flori, i dhuroi një kalë dhe një qyrk mëndafshi.

Barinjtë i la të lirë të ktheheshin te kopetë e tyre. Dhe u martua me Ermekun. i lëshoi atij fronin. Kurse plakën e mori nga fshati në pallat, që të jetonte me ta e gëzuar.

Hani Ermek sundoi me drejtësi, për lumturinë e popullit të vet.

 

 

 

 

Please follow and like us: