Albspirit

Media/News/Publishing

ME 10 TETOR 2023 MBAHET KURSI I RADHËS NË KUADËR TË EVP

Me datën 10 tetor 2023 do mbahet kursi i radhës ndërkombëtar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional. Kursi fillon nga ora 09:00 – 14:30 në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB dhe do jetë njëditor, ndërsa tematika e kursit është “Shëndeti mendor” me ligjërueset Armela Zylfo dhe Edona Shala.

Ky kurs është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese. Të drejtë aplikimi kanë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore me interes për të mësuar rreth kujdesit ndaj shëndetit mendor dhe problemeve që ndërlidhen me të.

Pagesa për studentë është 10 euro, kurse për profilet tjera është 15 euro. Fillimisht duhet të aplikoni në linkun e mëposhtëm: https://aab-edu.net/evp-edukimi-i-vazhdueshem-profesional/ pastaj do pranoni email për konfirmimin e aplikimit; pagesën duhet ta bëni në këtë nr. xhirollogarie: TEB 2014 0000 0848 9233.

Pagesa duhet të dorëzohet më pas si kopje fizike te zyrja e Asistentëve të Infermierisë jo më larg se një ditë para datës së trajnimit, apo përmes emailit: evp@universitetiaab.com.

Pjesëmarrja është e limituar!

Me 10 tetor 2023 mbahet kursi i radhës në kuadër të EVP

Please follow and like us: