Blinken-Vuçiqit: Ata që kryen sulmin e 24 shtatorit e që sot ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi
Sekretari amerikan Antony Blinken ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas asaj që ka ndodhur më 24 shtator dhe pas vdekjes së rreshterit kosovar në krye të detyrës.
Blinken ka thënë se ata që janë përgjegjës për sulmin e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.
Numri dy i SHBA-së ka thënës e SHBA mbështet veprimet e KFOR-it dhe ELUEX-it ndaj sulmit të ndodhur më 24 shtator duke thënë se incidentet si ky i Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe për komunitetin ndërkombëtar, raporton Express.
Blinken gjithashtu ka mirëpritur vendimin e Këshillit Atlantik për trupa shtesë në Kosovë dhe ka thënë se Serbia duhet ta shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE.