Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Bëjeni trupin tuaj të lumtur!

“Toka, uji dhe njerëzit funksionojnë në frekuenca të caktuara që janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën për ta mundësuar ekzistencën në planet“, Dr. Vlora Obertinca.

Kur njerëzit ekspozohen ndaj frekuencës natyrore të tokës prej 7.83 Hz, ata përjetojnë përfitime të tilla si përmirësimi i të mësuarit/kujtesës, rigjenerimi i trupit, ekuilibri i brendshëm nga stresi i përditshëm. Që do të thotë se për mirëqenien tonë, kontakti me natyrën dhe tokën duhet të jetë i përditshëm. Madje ecja zbathur ka përfitime në balancimin trupor për shkak se këmbët e zbathura tërheqin fushën magnetike të tokës.

Qëndrimi në ujë balancon mendjen dhe trupin për shkak se trupi ynë përmban 70% të masës së trupit. Dhe kur uji i trupit tonë vije në kontakt me ujin natyral që përbën jo rastësisht 70 % të sasisë së ujit të tokësor, trupi ynë përjeton qetësi dhe rigjenerim. Andaj noti apo qëndrimi në vaskë me ujë të ngrohtë për 15 deri 45 minuta, ju bën ta arrini efektin qetësuese dhe relaksues për të cilin trupi ynë ka nevojë ditore.

Të dashurit e mi, kur ndjeheni të shqetësuar nga ngarkesat e përditshme, largohuni për ca kohë në natyrë duke ecur, e me pauza qëndroni ulur edhe këmbë zbathur për 10 minuta kur është koha e mirë – jo e ftohtë, në mënyrë që të përjetoni qetësimin e plotë të mendjes, trupit dhe shpirtit.

Gjeni kohē për veten dhe trupin tuaj që si një shërbëtor i mirë ju shpie ngado që keni dëshirë. Bëjeni trupin tuaj të lumtur, në mënyrë që t’ua lumturojë jetën.

Please follow and like us: