Albspirit

Media/News/Publishing

Ismet Hajrullahu: Protestat studentore të 1 tetorit 1997

 

Pakënaqësinë dhe zemërimin për mohimin e të drejtave kombëtare nga regjimi pushtues serb, populli shqiptar i Kosovës, si në të kaluarën, e shprehu me protesta të pandërprera. “Dita që në Prishtinë do demonstrojnë  mbi 20 mijë studentë, të prirë nga rektori i universitetit dr. Ejup Statovci, i cili do gjendet në ballë të tyre me shumicën e profesorëve dhe ligjëruesve të fakulteteve në të vërtetë, paraqet thyerjen e status quos, e cila kishte vazhduar nga Marrëveshja e Dejtonit e këndej.

Të parët që reaguan me mosbindje ndaj status quos, ishin studentët. Në pritje të zbatimit të marrëveshjes së shtatorit 1996 për kthimin e objekteve të tyre universitare, studentët e dëshmuan guximin qytetar dhe kombëtar. Me 1 tetor 1997, mëse 30.000 studentë u ngritën kundër uzurpimit serb të objekteve shkollore të Kosovës nga autoritetet pushtuese serbe. Nga shtypi i kohës mësohet se paraprakisht, Unioni i Studentëve të Prishtinës (UPSP) zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan në Beograd. Në takim u diskutua plani i protestave studentore për lirimin e objekteve shkollore.

Në vijim të përgatitjeve Unioni i Pavarur i Studentëve të Prishtinës (UPSP) vendosi që protesta të mbahej me 1 tetor 1997. Për këtë arsye mori përkrahje nga Rektorati dhe nga gjitha subjektet politike e shoqërore të Kosovës.

Vetëm LDK-ja, sipas shtypit dhe disa studiuesve, shprehu rezerva dhe brengosje për zhvillimin e saj.

“Brengosja” e disa bashkëpunëtorëve të ngushtë të Rugovës se ndryshimet e kursit të rezistencës civile në atë aktive të mund t’u jepte shkas forcave radikale serbe që të ndezin luftën në Kosovë, me të cilin përfundimisht do fillonte pastrimi etnik nga shqiptarët në përputhje me planet e tyre të njohura, mund të ishte edhe frikë nga humbja e pozicioneve të tyre të brendshme; kjo lidhej me dyshimin se e gjitha mund të ishte “strategji e Bukoshit dhe e Demaçit”.

Shqetësime të kësaj natyre viheshin re edhe në shtypin illegal të kohës, ku vihej në dukje se “disa të tjerëve nuk do t’u konvenonte një ndryshim, sepse do çonte në falimentimin e ekonomisë së tyre, që krijuan brenda këtyre pak viteve në mënyrë të pandershme në kurriz të këtij populli”. Ose kjo kategori shkonte edhe më larg, kur deklaronin “më mirë të rrimë kështu, siç jemi, se sa të ndërmarrim ndonjë veprim tjetër që s’dihet ku na çon”. Ndërsa në gazetën “Bujku” , 26 shtatorit 1997, presidenti Ibrahim Rugova, citohet t’ia ketë tërhequr vëmendje Unionit të Pavarur të Studentëve të Prishtinës (UPSP)”… që të jetë i kujdesshëm, sepse është pjesë e shoqërisë së Kosovës dhe ka përgjegjësi për këtë”.

Protesta e 1 tetorit 1997 hapi shtegun për një varg protestash  të tjera, që ishin paralajmëruar për ditët në vijim. Shtypi pasqyronte me hollësi rrjedhën e zhvillimit të saj. Fillimisht protestës i parapriu një manifestim i mijëra qytetarëve të Prishtinës. Prej shtatë vjetësh, mëse 400 mijë të rinj shqiptare zhvillonin mësimin në shkolla dhe universitete klandestine të papërshtatshme. Ç’është e vërteta, gjithnjë sipas dëshmitarëve të kohës (deklaratë e prof. Agim Zogajt, dhënë autorit të librit Ismet Hajrullahu “Lufta e Fundshekullit  XX për Kosovën” maj 2012) , rektori i atëhershëm i UP -së, prof. Ejup Statovci, gjithnjë me qëllim të diskutimit të çështjes dhe në nivel të udhëheqjes së LDK-së, kishte kërkuar të takohej me Ibrahim Rugovën dhe me udhëheqës të tjerë të kësaj partie. Qëllimi ishte, asesi zmbrapsja, nga demostrata e 1 tetorit 1997, por bashkëbisedimi për planin, pë objektivat e demostratës studentore. Rektori Statovci dhe udhëheqja e Unionit të Pavarur të Studentëve të UP, ishin vendosur që me çdo kusht ta realizonin planin e demostrimit publik kundër dhunës serbe dhe okupatorit serb jugosllav. Për këtë qëllim, rektori Statovci, edhe pse kishte marrë përgjigje për takimin me Rugovën, pra edhe pse LDK-ja nuk i kishte kthyer kurfarë përgjigje, ai një ditë para 1 tetorit 1997, kishte qëndruar në kabinetin e tij duke u përgatitur guximshëm dhe sypatrembur për demonstratën e 1 tetorit 1997, e cila hapi kapitullin e ri në rezistencen aktive të popullit liridashës të Kosovës.

Nga mënyra se si u zhvillua protesta pëngjante me modelin klasik të rezistencës gandiste. Turma, me një sjellje qytetare të admirueshme e nisi një marshim paqësor nga lagjja Velania në Prishtinë, ku aso kohe gjendeshin lokalet e Universitetit të Prishtinës, të vendosur nëpër shtëpitë private. Në protestën e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studenteve të Universitetit të Prishtinës, të cilëve u printe rektori Ejup Stativci, së bashku me liderët Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi, Muhamet Mavraj… u solidarizuan rreth 100 mijē qytetarë të Prishtinēs

Policia ndërhyri forcërisht, me dhunë barbare mbi protestuesit dhe urdhëroi menjeherë tē shpërndaheshin. Studentët nuk i u bindën këtij urdhëri. Të detyruar nga bllokimi i rrugës u ulën nē shesh. Këti veprimi (qëndrimi ulur), që ka mbetur nē histori si simbol i qendresës pasive, forcat policore serbe iu kundërpërgjigjën me dhunë barbare. Ato filluan tē qëllonin mbi studentët duke përdorur shkopinj gome dhe lëshuan gazlotsjellēs. Ndërkohē, në lagjen Velania kishin mbërritur forca ushtarake serbe shtesë, të pajisura me autoblinda, me tuba uji dhe me armatime të rënda. Ato e bllokuan Rektoratin e Universitetit, ku qenë strehuar mjaft studentë të lënduar.

Rreth 100 mijë qytetarë çanë shtetrrethimin policor dhe mbushën rrugët e Prishtinës, në shenjë solidariteti me studentët. Manifestime të tilla u shtrinë edhe në qytete të tjera të Kosovës. Policia i bllokoi rrugët, që lidhnin Prishtinën me qytetet e tjera, për të mos e lejuar ardhjen e protestuesve te tjerë.

Protesta përfundoi me një bilanc tragjik dëmesh, sepse në radhë të parë, një numër i madh studentësh protestues u keqtrajtuan, u rrahën dhe u lënduan. Më se 100 të tjerë morën plagë të rënda, kryesisht me franktura në këmbë, në duar, në brinjë etj. Policia arrestoi një numër të konsiderueshëm studentësh, të cilët i dërgoi në qendra policore ose në burgje të qyteteve të tjera. Ajo e ndaloi gjithashtu stafin drejtues të Uninonit Studentor, në krye me Bujar Dugollin, Mentor Bogaj dhe me rektorin e universitetit Ejup Statovci.

Protesta studentore e një tetorit 1997 shënoi një hap cilësor në procesin e lëvizjes politike anti serbe të popullit te Kosovës për liri dhe për të drejta  kombëtare. Ajo ishte vepër e lirisë dhe e botës elitare shqiptare. Si e tillë rrezatoi më shumë se asnjeherë vlera kulturore qytetare me nivel të lartë të emancipimin qytetar të shqiptarëve. Pos kësaj, mënyra e organizimit dhe programit demokratik, i kërkesave i ridimensionuan vlerat e protestës. “… Më 1 tetor të vitit 1997 në Kosovë njëherë e përgjithmonē ishte prishur ‘baraspesha e frikës’ e vendosur midis shtetit paralel të shqiptarēve dhe pushtuesve serbë”.

Si shprehje autentike e rizistencës paqësore, protesta studentore, nxorri në pah karakterin tiranik e represiv të regjimit serb. Pamjet rrënqethëse të dhunës dhe torturave serbe, të trasmetuara nga mediat e huaja e tronditën opinionin ndërkombëtar. Ky i fundit i rrëzoi iluzionet e gabuara politike të Perëndimit mbi mundësinë e demokratizimit të Serbisë. Edhe në luftēn e Bosnjes, por sidomos pas demostratave të fuqishme kombëtare të 1 tetorit të vitit 1997 nē Prishtinë u kuptua qartë se ai regjim, mbetej ende një kështjellē e rrezikshme e regjimit diktatorial.

Protesta prezantoi edhe një përmasë tjetër. Pati ndikim të rëndësishëm për rinformatimin e rrugëve, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. U thye “miti” i rrugës paqësore, bashkëm e të edhe plani i tryezës së bisedimeve Prishtinë-Beograd. Në mënyrë të veçantë, protesa zbuloi të metat në hartimin dhe zbatimin e platformës politike të LDK-së. I dha nje grusht të rëndë mendësisë politike, që e cilësonte Millosheviçin partner të besueshëm në bisedime. Protesta e vuri presidentin Ibrahim Rugova përballë kritikës publike për dobësi në ushtrimin e detyrës së vetë funksionale. Studentët nuk ngurruan ta bënin përgjegjës për dështimin e Marrëveshjes Arsimore. Shtypi i Kosovës (“Bujku” dhe “Koha Ditore”) pas njē investigimi të kujdeshëm arriti t’i zbulonte marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Unionit te Pavarur të Studentëve dhe presidentit. Konflikti ndërmjet tyre lindi pas një deklarate të Ibrahim Rugovës, sipas sē cilës, studentët duhej të mbanin një pjesë të përgjegjësisë për gjendjen e rëndë të krijuar në Kosovē.

Udhëheqja studentore i drejtoi një letër presidentit Ibrahim Rugova, në të cilën i kërkohej t’i rikonsideronte thëniet e veta të pamatura. Letra tërhiqte vëmendjen se përgjegjësia për situatën në Kosovë dhe për dhunën e ushtruar mbi protestuesit binte mbi organet e pushtetit serb. Ndërkohë vinte në dukje  se “… studentët, si pjesa mē potenciale e kombit, nuk mund të identifikohen e aq më pak ta mbajnë barrën, siç thoni ju (Rugova), së bashku me organizmat e tjerë politiek dhe institucionet shtetërore”. Më në fund letra kërcënonte me bojkotimin e kontakteve të PSP-sē me institucionin e presidenti, nëse Ibrahim Rugova nuk reflektonte nga  qëndrimet vetiake.

Nga ky moment, faktori politik në Kosovë, por edhe në Tiranë nisi të reflektonte. Ai e vuri në dyshim suksesin e luftës paqësore për zgjidhjen e krizës se Kosovës. Brenda një kohe të shkurtër një pjesë e tij filloi të mendonte seriozisht për nevojën e përdorimit të alternativës së forcës. Këtë gjë e konstatoi menjëherë shtypi i huaj. Disa dite pas protestës, gazeta franceze “Le Monde” shkruante se shqiptarët tashmë nuk prisnin asgjë nga dialogu i vështirë me Beogradin. Spas saj, “…lëvizja kundërshtuese paqësore për momentin, rrezikon të shndërrohet nga çasti në çast në përleshje tē përgjakshme”. Ndërsa gazeta e mirënjohur zvicerane “Neue Zuericher Zeitung” theksonte se “Kosova (ështē) para eksplodimit”.

Të alarmuar nga dhuna e pashembullt mbi studentët, SHBA dhe Europa e paralajmēruan Beogradin se mundësia për përfshirjen e rajonit të Ballkanit në trazira ishte bërë më e mundshme se kurrë më parē.

E para që hodhi këtë hap ishte Partia Parlamentare e Kosovēs. Meritat për të, padyshim i takojnē liderit të saj Adem Demaçi. Ai, me kohë e dha sinjalin e alarmit për rrezikun që i kanosej çështjes kombëtare nga konfuzioni i programeve të partive politike shqiptare. Për këtë qëllim Adem Demaçi propozoi shkrirjen e tyre dhe krijimin e një këshilli kombëtar me një program të vetëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Please follow and like us: