Odise Kote: E diel Ballkani…
Kambanat e meshave tingëlluan kaq fort,
sikur vinin nga bota e përtejme,
zëra të ngjizur në zjarr e pezm.
Kryepeshkop’ i botës shqiptare,
At Arthur Liolini
po ngjitet lart tek zotat,
Amen.
E diel.
Tokave të Ballkanit,
buzë greminave,
buzë humnerave,
rrënojave të trishta, skajeve tē lumtura,
mbuluar me dafina,
mbushur me varreza plot lagështirë.
Rrëshket i papenguar, sovran,
Instikti vjetran i hakmarrjes.
Medet.
E diel.
Qiejve, të veriut në Kosovë,
trumba – trumba ikin,
në korridoret e lejuar,
ikin, ikin zogjtē shtegëtarê,
ikin lejlekë.
Bën ftohtë. Bêrrr bërr.
E diel.
Diçka ështê kalbur atje në Serbi,
do thoshte Sheakspeare*,
që zbeh inteligjencën e shefit të Europës,
Zhozef Borrell,
e pakuptuar, gjithaq,
bën hapa të çuditshëm mbrapsht.
E diel.
Kokolepsur shekujve,
bashkim i përsosur të kundêrtash,
ende tē paprekur,
makthet, mitet dhe erërat.
Drejtimiin erës mbase s’ia ndryshojnë dot,
por mund të rregullojnë velat…
Mbi shkrepa stuhish
ende fryn, gjakon e këlthet,
sharkia, lahuta, tupani.
E diel.
E diel Ballkani…
* W. Sheakspeare – Sinonim politik. Njê shtet që jeton me vesin, mbi krim.