Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: KOHË E SHKURTËR, BABA

 

S’ka më plotësue’

as heshtja e erës

shikimin’ tënd

që u ngrit lartë!

 

As njeri s’mundet me ditë çka panë’ sytë e tij

dhe si, unë pyes

n’çdo vegim timin

dhe lutem fortë sa n’peshë teme’, çka po sheh!

 

Këtu, mos më piku lot, n’fundin e syve t’mi

veç atëherë pamje ime s’osht’ reale

kur e ndjeva rreth vetit qajta’

si drunit’ t’njomë kur i bie sëpatë!

  1. 10. 2023.
Please follow and like us: