Të rinj që shkëlqejnë me trurin, janë modeli më i mirë për t’i promovuar në ekranet shqip- folëse
Xhoi Jakaj
Studentë me medalje ari, sa e mençur, e artikuluar dhe e mirë kjo vajzë që zgjodhi vendin e saj për të studiuar mjekësi!
Medalja e arit nuk është e lehtë të fitohet as në gjimnazet tona, por u desh protesta që të marrin zë djem e vajza plot me dije, që të kënaqet syri edhe me pamjen e tyre në ekran.
U dashurova me trurin e studentëve të mjekësisë mbrëmë dhe asnjëhere nuk bëhem palë me personat që thonë se ky brez nuk ka mendje për shkolle, ka shumë vajza e djem të tillë në të gjitha fakultetet shqiptare.
Por duhet t’u jepet zë dhe mbështetje, po aq edhe auditore të hajrit e të trajtohen me dinjitet.
Ah sa bukur sikur në televizionet shqip-folëse të kishte dhjetra emisione me nxënës e studentë ekselentë dhe të etur për dije.
Këto modele duhen promovuar në vend të emisioneve pa pikën e mesazhit.
Pastaj ankohemi pse po merr kot brezi i të rinjëve, po pra se nëse nuk ka politika mirëfilli punësimi dhe modele të mira për t’i ndjekur, ata ose do ikin nga ky vend, ose do ndjekin rrugën e gabur, ca për t’u pasuruar e ca të tjerë për të mbijetuar.
Edhe media ka rol të madh në histori, varet kë zgjedh, të bëjë dem apo dobi.
Media jonë për fat të keq, në të shumten e rasteve ka zgjedhur opsionin e parë!