Astrit Lulushi: Historia ndryshon
Mohenjo-daro që do të thotë ‘Mali i të vdekurve’ mbahet si zbulimi më i lashtë arkeologjik në provincën e Sindh, Pakistan. I ndërtuar rreth vitit 2500 pes, ai ishte vendbanimi më i madh i qytetërimit të lashtë të Luginës së Indus dhe një nga qytetet më të hershme të mëdha në botë, në të njëjtën kohë me qytetërimet e Egjiptit të lashtë, Mesopotamisë, Kretës Minoane dhe Norte Chico. Me një popullsi të vlerësuar prej të paktën 40,000 njerëzve, Mohenjo-daro lulëzoi deri rreth vitit 1700 pes. Banja e Madhe e Mohenjo-Daro shënohet si “depozita më e hershme publike e ujit të botës antike”.
Depozita më e madhe e lashtë e depozitimit të ujit në Ballkan, është zbuluar pranë qytetit Perperikon në Karxhali të Bullgarisë jugore. Rezervuari, me përmasa 40 metra i gjatë, 6 metra i gjërë dhe 6 metra i thellë, i gdhendur në shkëmb, ka një kapacitet prej 432 ton litra. Kur s’kishte shi, rezervuari mbushej me verë. Shenjat kanë mbetur. Qyteti i Perperikon ka qenë i banuar që rreth vitit 5000 pes, ndërsa një faltore pranë tij kushtuar Orfeut, daton në vitin 6000 pes dhe është më e vjetër se Piramidat e Gizës. Depozita duket me të vërtetë e gdhendur me saktësi nga njerëz të fiksuar pas simetrisë së objekteve, siç është numri i njëjtë i madhësisë së dritareve në një shtëpi sot.
Edhe piradima e Bosnjes, që arkeologjia zyrtare e quan “kodër natyrore”, është ndërtuar mijëra vjet para Piramidave të Gizës.
Nën ujërat e liqenit të Ohrit, shkencëtarët zbuluan atë që mund të jetë një nga komunitetet më të hershme të Evropës dhe po përpiqen të zgjidhin misterin se përse ishte ndërtuar mbi shtylla në ujë.
Arkeologët besojnë se një pjesë e bregut shqiptar të liqenit strehonte një vendbanim rreth 8000 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit në Evropë të zbuluar deri më sot – historia edhe ndryshon.
Please follow and like us: