Odise Kote: Bajame e egër…
Veç bariu sypërskuqur prej katundi mjeran,
që kullot kopenë,
gjithë kumborë dhensh e zile dhish,
kthen kryet nga bajame egër mbirë mes shkëmbinjsh.
Ditë për ditë ulet kundruall saj,
nuk ka çfarë t’i bëj asaj ndjesie të mirë,
i pëlqen mëvetësia, heshtja dhe aroma që lëshon,
kopeja vazhdon të kullotë polenin dhe vesën.
Fryn një erë e hollë, e hollë brisk,
fishkëllen e fryn,
bariu sypërskuqur kacaviret,
i hedh përsipër bajames pelerinë,
sepse dëborërat dhe akujt e maleve
ende nuk kanë shkrirë.
Çdo pemë ka brinjët e veta zbuluar,
shenjat e origjinës…
Please follow and like us: