Gjelok Marko: Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë
Ndjesa e kancelarit gjerman, Brandt për krimet naziste
Zanafilla 4:
9 Atëherë Zoti i tha Kainit: “Ku është vëllait yt Abeli”? Ai u përgjegj: “Nuk e di; mos jam unë rojtari i vëllait tim”.
10 Zoti i tha: “Çfarë ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më vëngon nga toka.
11 Dhe ti tani je më i mallkuar se toka që hapi gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.
Fjalët e Urta 31:
8 Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.
9 Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.
Eksodi 21:
14 Në qoftë se ndokush vepron me paramendim kundër të afërmit të tij për ta vrarë me mashtrim, ti do ta shkëputësh edhe nga altari im, për të siguruar vdekjen e tij.
Zoti thotë se është detyra e një vëllai të mbrojë vëllanë, është detyra e vëllait të flasë në favorin e vëllait, aq më tepër është detyrë e vëllait të luftojë që të ndëshkohet krimineli që ka vrarë pabesisht vëllain e tënd të pafajshëm. Politikanët e korruptuar në Kosovë dhe në Shqipëri për të mbuluar krimet e tyre si dhe për të mbajtur paratë e vjedhura na thoshin dhe duan të na mbushin mendjen edhe sot, se duhet të injorojmë zërin e gjakut të pafajshëm që na vëngon nga toka, duhet të shkelim mbi varret, duhet të shkelim mbi dhimbjen e pafund të nënave, të jetimëve, të grave të dhunuara, sepse kjo na qënka rruga e drejtësisë dhe e paqes. Këta politikanë të korruptuar na dhanë e po na japin shembullin e tyre duke quajtur vëllezër kriminelët, duke, bërë biznese, duke ngrënë, duke pirë e duke u dehur sëbashku me ta. Populli i shikon, mpihet e nuk flet. Aparati shtetëror, masmediat e paguara mundohen t’i mbyllin gojën të drejtit, kurse nga ana tjetër venë mikrofonin dhe bëjnë të dëgjohen e të jehojnë fjalët e çdo tradhëtari. Batonit, jo vetë që nuk i kundërvihen, por edhe e miratojnë dhe e mbështesin me të gjitha forcat kur ai, Baton Haxhiu, pa turp nga njerëzit e gjithshkaje që lidhet me atë që është njerëzore, duke shkelur e përbuzur gjithshka që është hyjnore deklaron:
“Pas 20 vetësh nuk mund të dënosh askënd”! Sipas Batonit, Edi Ramës dhe korit të bretkocave të propagandës shqipfolëse të Serbisë, fajtorë nuk janë kriminelët serbë që vranë, masakruan, dhunuan e shpërgulën. Jo, jo në asnjë mënyrë, këta kriminelë nuk janë fajtorë. Fajtorë sipas tyre janë ata shqiptarë, por edhe të huaj, që guxojnë të hapin gojën të kërkojnë të dënohen kriminelët serbë megjithëse na kanë kaluar 20 vjet. Në Gjermani sapo u dënua një grua e moshuar që ish pothuaj 90 vjet. Ajo nuk kish kryer vetë krime me dorën e saj, kish qënë thjesht sekretare që merrej me satistika e dokumenta; por meqë puna e saj i ndihmoi kriminelët nazistë u burgos. U burgos tani, pas kaq vjetësh. Akush nuk guxoi të thotë: “Të mos e dënojmë meqë kanë kaluar kaq vjet”. Nuk u mor parasysh as mosha, as shëndeti i dobët. Krimi e kriminelët duhen dënuar! Këtë e shikon e dëgjon Batoni megjithatë na thotë: “Mos guxoni as të kërkoni të dënohen kriminelët sërbë! Mos guxoni të kërkoni dënimin e tyre sepse bëheni fajtorë. Kanë kaluar 20 vjet”! Amin! Thotë Edi Rama. Quan vëlla, jo thjesht një kriminel të rëndomtë, po vetë personalisht Joseph Goebbels-in e Millosheviçit, Vuçiçin, atë që punon e mendon ditë e natë se si jo vetëm të mbulojë krimet e së kaluarës, por edhe planifikon krime e varre të tjera. Kurse Edi Rama ha, pi e dehet bashkë me të. Pastaj edhe bëhet avokat e tellall i Vuçiçit, i planeve të tija antishqiptare kudo që shkon. O qiell mos duro! O tokë hapu dhe i përpi! Por qielli e ka thënë fjalën e tij: Psalmi 115:
16 Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.
17 Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.
18 Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë.
Kur gjaku i vëllait vëngon nga toka është detyra e vëllait që është gjallë të thërrasë e të bërtasë. Zoti e ka lënë në dorën e njerëzve të veprojnë, e po qe nevoja të luftojnë, që drejtësia e Zotit të vendoset mbi tokë.Të flasish për Zotin, por të heshtish kur shikon padejtësi, është hipokrizi. Kjo lloj hipokrizie mbase mund të tolerohet nga njerëzit por dënohet nga Zoti. Fjalët e Urta 25:
26 I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
Më 16 Tetor mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Ky është një rast ku secili mund të dalë me banderola, të bëjë të dëgjohet e të jehojë zëri gjakut që vëngon nga toka prej kaq vitesh:
Adolf Hitleri dhe Joseph Goebbels keqpërdorën parimet e atdhedashurisë e nacionalizmit. Nga ky keqpërdorim ndodhën krimet e Nazizmit. Bota e qytetëruar e dënoi këtë veprim, dënoi idetë e “Mein Kampf-ti” të Hitlerit. I quajti krimet krime dhe kriminelët kriminelë. Përse nuk po bëhet e njëjta gjë me Sërbinë? Përse nuk dënohen publikisht e botërishr idetë e “baballarëve” të kombit sërb Çubrilloviç, etj. Përse ndiqen kritere të ndryshme për Joseph Goebbels-in e Aleksandër Vuçiçin ?
Kur Feja Islame u keqpërdor nga ISIS Islamic State, kur Hamas kryen krime e akte terroriste, me të drejtë këto akte dënohen dhe veprohet kundër tyre. Përse nuk veprohet në të njëjtën mënyrë me Serbinë kur keqpërdor Krishterimin dhe vetë emrin e Jezu Krishtit? Përse nuk dënohet publikisht teologjia vrasëse e Kishës Ortodokse të Serbisë? Kur dihet nga të gjithë që kishat dhe manastiret në Sërbi janë kthyer në depo armësh përse hezitohet të bëhen kontrolle?…
Le të mos shpresojmë më kot që këto pyetje ti bëje Edi Rama, Baton Haxhija e co. Këto pyetje duhet t’i bëjnë publikisht të gjithë njerëzit e ndershëm, me të gjitha mënyrat. Duhet t’i bëjë rinia me banderola rrugëve të Tranës në 16 tetor. Këto pyetje duhen bërë me zë të lartë kudo, me të gjitha mjetet që na ofron shtypi i lirë dhe demokracia. Kosova, Albin Kurti nuk duhen lënë vetëm. Kosova, Albin Kurti duhen mbështetur në 16 tetor në Tiranë. Zëri i gjakut që vëngon prej vitesh nga toka duhet të jehojë në Tiranë e kudo. Ti që heziton, ti që thua: çmë duhet mua; mendo për një çast si do të ndjeheshe ti personalisht sikur, larg qoftë, të injorohej zëri i gjakut, britmat e lotët e njerëzve të tu më të afërt? Po sikur, larg qoftë, të injorohej zëri i gjakut tënd, britmat dhe lotët e tua?