Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Kodi i fshehtë në shpirtin njerëzor

“Lumturia e njeriut ka njē kod të fshehtë të cilin mund ta deshifrojë vetëm shpirti i kënaqur brenda nesh”, Dr. Vlora Obertinca
Mësimet më të lehta janë ato që na i mëson dikush, por kur dikush na i mëson ndodh që shpejtë edhe i harrojmē varësisht se sa tē rëndësishme janë për ne.
Shumica nga ne mendojmë se kemi ardhur në këtë jetë për jetuar e për të krijuar familje dhe pasardhës për të lënë një shenjë ekzistence në njerëzim, gjë që pjesërisht është e saktë. Por, që rrallë kush nga ne e mendon se ardhja e secilit nga ne ka nga njē mision të caktuar në këtë jetë, dhe sa më herët e kuptojmë misonin aq më e përmbushur është jeta jonë.
Shpeshherë më rastis të takojë njerëz që më thonë “i kam arritur të gjitha në jetë, por ndjehem i zbrazët – si duket kemi depresion kolektiv”“. Kjo sepse, asnjëri nuk e ka ndjekur pasionin e shpirtit, por atë të egos që na flet vazhdimisht si bie fjala “bëhu më i suksesshmi, bëhu më i pasuri, bëhu më i famshmi”… e kur këto arrihen egoja s’ ka të ndalur me kërkesa, e njeriu ndjehet i rraskapitur ndonëse i suksesshëm.
Të dashurit e mi, kur vini në këtë pikē kthehuni kah vetja dhe pyetni në qetësi shpirtin tuaj se, çka ka dëshirë të bëjë nē këtë jetë dhe dëgjojeni përgjigjen e zërit mē të mençur dhe më të ëmbël që ekziston në Univers – zërin e shpirtit tuaj. Ajo është përgjegjia që ju ka munguar tërë jetën, dhe burimi i ndjenjës së boshllēkut tuaj tē brendshme. Ajo përgjigje është misioni i vërtetë qē keni, në mēnyrë që ta arrini balancin nē mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Merrni çelësin brenda jush dhe hapni dyert e mbyllura të lumturisë suaj sepse, po se bëtë ju nuk do ta bëjë askush për ju. Lumturia tërheq lumturinë, e me këtë jeta juaj e merr kuptimin e plotë dhe përgjigjen qē e keni kërkuar tërë jetën.
Please follow and like us: