Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: BABAIT

 

Kur buzëqeshte babai

unë rritsha një pëllëmbë!

 

Tashme rriten se za’ në gojë

sikur t’arrijë kulmin!

 

Pse buzëqeshja nuk zverdhet më?

kish kerkue’ një copëz vend n’fytyrë teme’

që t’rri

n’kryë t’ulun’, rrjedhja e saj ndryshojë n’fluturim!

 

E ngryk kur t’mora baba

lehtë t’peshojke trupi

e dhimta’ sa një qiell, dha shpirt!

 

Andaj, n’mbyllje t’varrit tënd

kisha një ndjenjë si preja’, por s’bërtita!

 

Për kohën e kaluar, s’ke varr i errtë

nga ajri i hollë, s’kanë zë as zogjtë për këngë!

 

19.10.2023.

Please follow and like us: