Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Zbulim, Shpresë, Ndalesë

Ndarja e rreshtit është shenjë pikësimi. Diamanta Zalta ngjesh në fraza të thjeshta e të paharrueshme një masë të madhe urtësie praktike.
Poezitë e saj me tituj gnomikë shpallin singularitetin e librit – Diamanta eksploron besimin se vargu më i madh lind nga harmonia e mendjes dhe e trupit dhe se format poetike burojnë nga nevojat njerëzore: frymëmarrja, rrahjet e zemrës, hapat, shpresat. Janë poezi ardhur nga mendimi, formuar nga fryma; është tingulli i asaj krijese që dëshiron të lërë gjurmë, shpirtit. Metri thotë tik-tak. Rima thotë kujto. Bardhësia thotë vetëm. Për të ilustruar argumentin, Diamanta mbështetet në gurë provash personale dhe na fut edhe në botën e klasës së shkrimit krijues.
Zotërimi i saj është nga zotërimet e kohës; poetja ndan mjeshtërinë e saj me ne.
Hap një dritare të shpirtit,
pasi kapakun e një  libri
mbyll.
Dy metra  larg,
gjithmonë në të ftohtë,
më pret  një qiri.
E mbuloj me sy…
Vetë ngrij”.
Please follow and like us: