Macron për Kadarenë: Poet i Ballkanit, rapsod i Europës
Foto e shkrimit në gazetën ‘The Washington post”
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar më 16 tetor 2023 shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare me titullin “Oficerit i Lartë i Legjionit të Nderit”, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë.
Ai vlerësoi punën krijuese të Kadaresë, ku ndër të tjera tha se ‘të shkruash është të luftosh”, referuar periudhës komuniste para viteve ’90 në Shqipëri.
“Të shkruash është të luftosh. Nga që ju jetuat dhe krijuat si një njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë. Në një Shqipëri më stalininiste se stalianët. Ju arritët një xhevahir arkitekture. Në moshën 11-vjeçare pasionoheni pas Makbethit, Gogolit e me radhë.
Kur zëri juaj mbytet me shtupë ju vazhdoni. Askush nuk mund t’ju mbyll ju gojën dhe hapësirën. Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që ju vazhdoni dhe tregoni gjërat. Kjo rrugë përfundoi me romanin “Pallati ëndrrave”, ku ishin ëndrrat e gjithë popullit. Kjo metaforë e madhe që vë në lojë gjithë sistemin. Kercënimet bëjnë më të forta ndaj jush deri sa në 1990 kërkoni azil politik.
Shkuat në atë vend që i kishit shkruar edhe pse nuk e kishin vizituar kurrë. ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’ solli te francezët një adhurim për ju. Më kanë rrëfyer se ju e njihni pasurinë tonë dhe mund tju them se ju jeni bërë për të jetuar në Paris. Në vendin tonë keni krijuar shumë miqësi dhe me botuesin tuaj që fliste dhe mbante në kasafortën e tij gjithë ato që ju keni patur nevojë të tregoni. Klod Dyrrand, realizoi arratisjen tuaj të fortë në 1990 dhe kjo dha një shpresë, ikja juaj solli dhe protestën e studentëve. Një lëvizje luhatëse mes dy kombëve tona bën një lidhje të forta mes nesh. Nga ju kanë lindur shumë tekste që kanë ngritur shume ura mes nesh. Në veprat tuaja kujtojnë që Europa është një ëndërr dhe një vend i përbashkët. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë gjë me familjen tua.
I dashur Ismail Kadare, ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypje, por vepra nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën, ka pëshpëritje më të vogla se britmat. Këtë dashuri për Europën që shikon larg dhe për këtë lidhje të fortë kam nderin sot t’ju ngre në urdhrin e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”, u shpreh Macron.
Pjesë nga fjalimi i presidentit Macron
Rruga e brishtë përfundoi me botimin e romanit “Pallati i Ëndrrave”, metafora ishte tepër e qartë. Nuk do të keni më të drejtën të botoni në Shqipëri, në atë moment u kthyet kah vendit që i pari përkthehu librat tuaj. Kur ishit 16-vjeç i këndonit me vargje një qyteti që nuk e kishit vizituar. Në fund të valixhes, ju nuk sillnit shishe vere, por libra, libra, libra, që ia dhuronit bashkëatdhetarëve shqiptarë si shishe me liri. Arratisja juaj ishte një goditje e fortë për murin e diktaturës. Ikja juaj solli protestat e para të studentëve. Në një lëvizje luhatëse mes kombeve tona, nga shëtitjet tuaja në Tiranë, kanë lindur tekste jashtë kohe, të imagjinares së Piramidës së Keopsit me atë të Tiranës.
Ato na kujtojnë pa rreshtur sa shumë Europa është një ëndërr, një mit. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë me historinë e familjes tuaj. Me dy vajzat tuaja Gresa dhe Besiana, ambasadore në UNESCO dhe tjetra kërkuese e biologjisë molekulare. Të jeni i sigurt, vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj. Liria që i mbyllin gojën, ka pëshpëritje më të forta se britmat. Si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës kam nderin sot t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjonit të Nderit.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=991930722096068