Saimir Z. Kadiu: Shqipëria duhet të jetë krenare me një gjeni të tillë të letrave
28 vjet më parë, për dy muaj (janar -shkurt 1994) kam ndjekur një kurs special për Health Finance and Management në York University (Angli).
Ishte një mundësi e ofuar nga British Council. Kursi drejtohej nga Alan Maynard, një nga ekonomistët më të njohur të botës në Health Economics.
York University ishte një institucion universitar relativisht i ri në Britaninë e Madhe (krijuar në vitet ’60), por shumë shpejt kishte arritur në Top 10 në Britaninë e Madhe.
Health Finance Management Centre në këtë universitet ishte një nga më të njohurat në Evropë.
Ditën e dytë të kursit vizituam bibliotekën e universitetit ku çdo gjë mund të kërkohej elektronikisht.
Kuptohet ishte diçka shumë moderne të cilën e hasja për herë të parë. Të njëjtën gjë ndjenin edhe pjesëmarrësit e tjerë të kursit që vinin nga Rusia, Polonia, Rumania, Hungaria, Bullgaria…
Fillova të kërkoja elektronikisht në fondet e bibliotekës për gjithçka që mund të kishte lidhje edhe me Shqipërinë.
Kur ndeshem me botimet e para të Ismail Kadaresë në anglisht…
Kuptohet që dëshira dhe kurioziteti më shtynin çfarë shkruhej për gjeniun tonë të letrave…
Në parathënien e “Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur”, botuar nga shtëpia botuese Harvill shkruhej: “Në qoftë se Homeri do të kishte talentin e Shekspirit do të quhej Ismail Kadare”…
Emocioni dhe krenaria ishte e madhe…
Britania e Madhe, atdheu i gjigantëve të tillë si Shekspir, Jane Austin, Daniel Defoe, motrave Bronte, Dickens, Somerset Maugham, George Orwell, George Eliot, William Goulding, Graham Green, Harold Pinter… kishte “hapur jo dyert por kanatat” për Ismail Kadarenë.
Shqipëria duhet të jetë krenare me një gjeni të tillë të letrave.
28 janar 2022.