Selaudin Guma: Mamaja e katër yjeve
Në kujtim të Linës nga fëmijtë dhe bashkëshorti i saj Kastriot Puka
Mos kujto se të kemi harruar ty o diamant, o dritë
Të kemi në mendje, thellë në shpirtin tonë
Na dukesh dhe të ndjejmë se je midis nesh
Çdo natë e çdo ditë, o ëngjëlli ynë.
Ditët ikin si lumi i Vjosës në Tepelenë
Ndjekin yllin diellor dhe Hënën që tërheq vitet pas
Dhe ti mes yjesh qëndron si bija e Evës
Shpalos qiellin si një libër engjëllor.
Këtu në tokë jetojmë ne mëkatarët
Katër yjet e tua si drita rriten e rriten
Ndrijnë ai aurora e pemëve në pranverë
Të mëkuar na dashuria jote prej nëne.
Flokët e tua onde, ngjyrë bronxi
Të gjatë, të bukura, fllad pranvere
Qepallat si pendë dallandyshe
Qepikët plot si rrathë lulëkuqe.
Ashtu të njoha atë ditë pranvere
Dita më e lumtur e jetës sonë burbuqe
Të kam dashur e të dua sa s’thuhet
Në ëndërr më del e s’më ndahesh kurrë.
Me sytë e tu të bukur, kadife
Të bukur, të butë, fildish
I mbaj mend atëhere dhe tani
Të kisha si Afërditë në Olimp.
Shpesh herë kemi ardhur në Sharrë ku pushon
Me katër ëngjëjt në mermerin me rreth
Nga sytë kemi derdhur dhimbjen e zemrës
Na duket se s’ke ikur, por je midis nesh.
Pllaka e mermerit është gjithnjë e ngrohtë
Siç ishe më parë me mua, nënën e fëmijtë
Ke lënë gjurmë jo si të tjerët në jetë
Dhe kjo të bën të veçantë, të çmuar.
Dashuri pa fund dhurove çdo kohë
Paçka se të lodhnim përherë
Ti yll s’u mërzite asnjëherë
E veshur me petk bukurie Teute!
Të freskëta sjellim lule mbi mermer
Duam të stolisim fytyrën ëngjëllore
Ti mbete si shenjtore në hyrjen e një kishe
Që Zoti e dhuroi për mua dhe fëmijët.
Udhë të mbarë bënë fëmijët tanë
Dy në Tiranë dhe dy në Amerikë
Të mbarë të dashur, të sjellshim
Atë që të dy ëndërronim.
S’kemi inat me Zotin që të ndau nga ne
Si ngrica që prish zgjoin e një blete
Ka ca gjëra në jetë që s’varen nga ne
Edhe kur merr pranë të Bukurat e Dheut.
S’jemi të parët që Zoti shpejt na ndau
Jam i bindur se mori vendim të keq
Por ne jemi bashkë në të gjitha jetët
Me shpirtin që shtegton ku do vetë.
Shënime
Lina, bashkëshortja e Kastriot Pukës, vdiq nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo lindi katër fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kjo poezi është krijuar me kërkesë të bashkëshortit të saj. Unë e kam njohur personalisht dhe rishpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të saj.
- 8. 2023.